Disa persona, te paidentifikuar akoma nga policia, kanë sulmuar te merkuren gazetarët maqedonas Ljupço Cvetanovski, Dejan Andonoviq dhe Petar Serafimovski . Sulmi ka ndodhur në afersi te nje restoranti ne Shkup. Nuk dihen motivet e incidentit, ndersa Qeveria ka denuar te njejtin dhe ka kerkuar zbardhjen e ketij rasti.
Author: Rilinda
Këshilli i Prokurorëve Publike, në seancën e sotme pritet të zgjedh prokurorë të rinj për më shumë prokurori themelore në vend. Nnumri më i madh i prokurorëve pritet të zgjidhen për në Prokurorinë e Shkupit, gjithsej tetë. Për këto vende kanë konkurruar gjithsej 13 kandidatë, prej të cilëve, dy shqiptarë, një turk, një boshnjak dhe nëntë maqedonas. Gjatë periudhës së kaluar, konkursi për pranimin e prokurorëve publik ka qenë i hapu edhe për Prokurorinë e Tetovës, ku duhet të pranohen dy prokurorë, për këto pozita deri te Këshilli i Prokurorëve Publik, s’ka konkurruar askush. Njëkohësisht, zgjedhje e prokurorëve të ri…
Në konferencën e sotme për shtyp pas shënimit të 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, kryeministri Zoran Zaev tha se vendi ynë mbetet i hapur për bashkëpunim sa më të thellë ekonomik me federatën Ruse dhe me shtetet tjera, mirëpo sipas tij vendi ynë nuk kërkon alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s. “Alternativë tjetër përpos NATO-s dhe BE-së nuk ekziston. Këtë na e ka thënë populli ynë, rreth 80 për qind e qytetarëve tanë janë për integrim të Maqedonisë sës Veriut në NATO dhe BE. Është interes i yni, siç është interes edhe i…
Në Delemon të Zvicrës, sot dhe nesër do të mbahet Kuvendi rajonal Evropa e Asamblesë parlamentare të Frankofonisë (APF) ku do të marrë pjesë Xhevat Ademi, kryetar dhe Vesna Damçevska-Ilievska, nënkryetare e parë e Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë (APF). Siç informoi shërbimi kuvendor për shtyp, pjesëmarrësve në këtë konferencë do t’iu drejtohet Zhak Krabal, sekretar i përgjithshëm parlamentar i Asamblesë parlamentare të Frankofonisë, Zhan-Pol Val, shef i Misionit Evropë të Asamblesë parlamentare të Frankofonisë (APF), Pjer Andre Kont, kryetar i Seksionit të Jurës në APF, David Ere, ministër dhe përfaqësues…
U mbajt simpoziumi i katërt rajonal i oftalmologëve, organiuzaur nga „Sistina oftalmologjia“, pjesë e grupacionit „Svjetlost“- Zagreb „Sistina oftalmologjia“, pjesë e grupacionit „Svjetlost“- Zagreb, edhe këtë vit tradicionalisht për të katërtën herë e organizon simpoziumin rajonal „Novitetet në oftalmologji“. Qëllimi themelor është këmbimi i përvojave më të mira në oftalmologji mes profesionistëve të kësaj fushe. Më 02.11.2019 (e shtunë), në praninë e 300 mysafirëve nga Maqedonia, Kroacia, Serbia dhe Kosova, ku përveç oftalmologëve, morën pjesë edhe mjekë të mjekësisë së përgjithshme, endokrinologë dhe specializantë nga Fakulteti i mjekësisë, u mbajt simpoziumi IV rajonal „Novitetet në oftalmologji“ nën organizimin e „Sistina…
Ka reaguar edhe kryeministri Zoran Zaev, duke e vlerësuar si të papranueshëm reagimin e komunës. “Për mua është i papranueshëm çfarë do lloj kufizimi i lirisë së shprehjes dhe i zerit kritik qytetar. Ne politikanët mundemi vetëm të mësojmë nga aktivistët e shoqërisë civile dhe nga kritika e tyre, sado që të mos na pëlqejë. Duhet vazhdimisht ta përmirësojmë shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Zaev në Twiter.
“Jemi të indinjuar thellë nga sjellja e autoriteteve të Komunës së Tetovës, të cilët në mënyrë vandale i kanë hequr afishet dhe fotografitë e një aktiviteti, duke paraqitur proteste nëpërmjet artit dhe fotografive, me Titull “Të Palarat në Shesh” dedikuar qytetarëve me fotografi nga lokacione të ndryshme në Tetovë së bashku me premtimet e parealizuara nga Komuna. Ky aktivitet ishte i organizuar nga Organizatat më aktive joqeveritare të Qytetit të Tetovës, Qendra Loja, Eco Guerila dhe Transformatorët rajonalë, të cilë gjerë më tani janë shembull rajonal e më gjerë se gjithmonë ngrejne zërin ndaj padrejtësive që ju bëhen qyetarëve, qytetit…
Fotografi me mbeturina të shumta u vendosën në sheshin e Tetovës dhe para Shtëpisë së Kulturës nga aktivistët civil në shenjë pakënaqësie për problemet e shumta me të cilat përballet kjo komunë. Aktivistët e Qendrës Loja dhe Eco Guerillës, përmes një ekspozite të improvizuar me mbeturina rikujtuan kryetaren e komunës, për premtimet që ka bërë gjatë fushatës parazgjedhore që ende nuk janë realizuar. Megjithatë fotografitë nuk qëndruan shumë gjatë përpara Shtëpisë së Kulturës, pasi gjysmë ore pas vendosjes së tyre, ato u hoqën nga punonjës të Ndërmarrjes Publike “Tetova”. “Aktiviteti është kryesisht transformimi i sjelljes publike, pra ky është aktiviteti…
Shkruan: Mehmet Kalisi Rreth një vit më parë, në hapësirat e konsulatës së ArabisëSaudite në Stamboll, ndodhi një krim, ai i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi,një qyetetar me nënshtetësi saudiane.Ky krim, në rend të parë,nga disa u pa më shumë,si një sulm i drejtpërdrejtë mbi ArabinëSaudite, se sa vet viktimën. Qeveria e ArabisëSaudite, e cilësoi këtë vrasje si një tragjedi të madhe dhe një akt i kryer nga disa eksponent të agjencive shtetërore,të cilët kishin vepruar jashtë kompetencave të tyre. Mbreti i Arabisë Saudite, kishte lëshuar një dekret, i cili me urgjencë kërkoi inicimin e hetimeve dhe zbardhjen e rastit.…
Javën e kaluar, Iniciativa Evropiane del publikisht me propozim për krijimin e një Zone Ekonomike Evropiane në Ballkanin Perëndimor si një zgjidhje për tejkalimin e vetos franceze. A i japet fund zgjerimit me këtë propozim? – Përkundrazi – me këtë propozim integrimi evropian i vendeve të Ballkanit do të përparojë. Ne propozojmë që Bashkimi Evropian të hap negociatat e pranimit me gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor për të hyrë në tregun e vetëm evropian, me lirinë e tij të lëvizjes për njerëzit, kapitalin, mallrat dhe shërbimet. Ne propozojmë të ndryshojmë mënyrën se si zhvillohen këto biseda, për t’i bërë ato…
Ekziston potencial i madh në treg, por duhet t’i marrim lokomotivat e reja sa më shpejt që të kemi mundësi dhe t’i lëshojmë në përdorim, në mënyrë që të jemi më konkurrues dhe më të shpejtë në transport, tha Orhan Murtezani, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transport AD Shkup në një intervistë për MIA. Të ardhurat nga transporti i mallrave në nëntë muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018 janë rritur për 2.7 përqind, tha ai, por shtoi se numri i vogël i mjeteve…
Nga buxheti i shtetit në llogaritë e partive politike këto ditë janë paguar 4,583,000 EUR dhe 319.800 EUR duhet të ndahen për qendrat partiake analitike, njofton Investigative Reporting Lab (IRL) duke u bazuar në të dhënat zyrtare nga Ministria e Drejtësisë. Këto mjete janë ndarë për gjithsej 39 parti politike kurse për bazë është marrë Ligji i ri për financimin e partive politike. Siç përcjell KDP, shumica e parave nga thesari i shtetit u shpërndanë tek LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE. Partia në pushtet mori 1,180,000 euro, kurse partia më e madhe opozitare 1,025,000 euro. E treta për sa i përket shumës…