Author: Rilinda

Nuk do të kisha veçuar nga krijimtaria e Moikom Zeqos, “Golgotën e fluturave”, po të mos kisha ndjerë se për një grua, është fat të rrëmbejë nga një libër poetik, atë që pret më tepër prej botës mashkullore. Më të paparën dhe më të pambarueshmen.Dhe si përjashtim të zbulosh, ashtu si bën poeti edhe delikatesën e pasardhësve të Adamit. Por Moikom Zeqo po turbullon gjithnjë e më tepër botën letrare në përgjithësi, shkruan Natasha Lako. “Këta zogj lajmës të bukurisë që popullojnë honet” E nuk është rastësi që aleanca e Moikom Zeqos me lexuesin, të ketë kaluar nëpërmjet kalvarit të…

Lexo më Shumë

Rreth romanit të ri të shkrimtarit Preç Zogaj “Anjeza nuk u zgjua” Vjen një mëngjes, ngaherë vjen një mëngjes, Ose bie shi, bie shi me litarë dhe vetmia lind përsëri, dhe ndarja ka një moshë, për shembull një vit, dy ditë, tre orë … Rritet moj, rritet, ndarja jonë. Këtu kemi qenë, kemi shkuar kaq pranë. Na kanë ndarë mure, xhama, pemë, na ka ndarë syri ynë! Por endet një muzg përzier me brymë, jam krejt i sigurt tani dhe kam frikë se një ditë do të vish duke qeshur. Jam krejt i sigurt se do qajmë nën sytë e…

Lexo më Shumë

Naime Avdyli Feta është gruaja me prejardhje nga Kosova, që ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote në Kanada. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale nga REL, Abdyli-Feta thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës, duke drejtuar ndonjë prej aeroplanëve me pasagjerë të tipit Boeing 737. ‘E kam apsur gjithmonë passion, është njëra nga gjërat që kam ëndërruar gjithmonë ta bëj qysh si fëmijë edhe pse kam menduar që është e pamundur të realizohet”, thotë ajo. Naime Avdyli Feta ka emigruar drejt Kanadasë që nga mosha…

Lexo më Shumë

Në shtet ka kushte, vullnet politik dhe përkushtim nga të gjithë për zhvillim ekonomik ku kryesorë do të jenë të rinjtë të cilët duhet të qëndrojnë këtu dhe t’i shfrytëzojnë mundësitë për zhvillim personal dhe shoqëror. Nevojitet vazhdimi i luftës kundër korrupsionit, sundimi i plotë të të drejtës, zbatim të qëndrueshëm të ligjeve. Bizneset nga ana e tyre duhet ta ngrenë zërin dhe të japin nisma. Kjo u porosit në hapjen e Samitit të tetë Maqedonia 2025 në të cilin sot dhe nesër gjashtëdhjetë folës do të debatojnë në 15 panele të ndara me ç’rast fokusi do jetë në aftësisë…

Lexo më Shumë

Kandidati për komisar për zgjerim dhe politikë fqinjësore, hungarezi Oliver Varhelji, dy orë e gjysmë u dëgjua dhe vlerësua nga eurodeputetët për aftësinë e tij për ta kryer këtë funksion në pesë vitet e ardhshme. Në fjalën e tij hyrëse, Varhelji theksoi se ambicia e tij është të arrijë t’i bindë vendet anëtare se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në para Samitit BE-Ballkan perëndimor në Zagreb, të caktuar për në maj. Varhelji theksoi se tre vende anëtare e frenojnë procesin, e ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Ai qëndroi pas perspektivës evropiane të Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Për shkak të sigurisë së tyre, shoferët ligjërisht duhet t’i vendosi gomat e dimrit në automjetet e tyre deri më 15 nëntor, respektivisht deri nesër. Obligimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore hyn në fuqi prej 15 nëntorit ndërsa zgjatë deri më 15 mars. Shoferët përveç ndërrimit të gomave, duhet të bëjnë edhe kontrollin e sasisë së vajit dhe antifrizit në makinë. Drejtuesve të makinave u rekomandohet që t’u përshtaten kushteve dimërore në rrugë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Lexo më Shumë

Të revoltuar nga injorimi i flamurit kombëtarë nga ana e autoriteteve lokale, dhjetwra tw rinj nga Kumanova janë tubuar para objektit të komunës për të shprehur protestën e tyre, shkruan gazeta LAJM. Me rastin e shënimit të 500 vjetorit të Qytetit, në objektin e komunës janë vendosur flamujt e të gjithë popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, përveç flamurit shqiptar. Të indinjuar nga ky veprim, të rinjtë shqiptarë në Kumanovë përmes rrjeteve sociale kanë organizuar protestën e sotme që do të zhvillohen për rreth një orë para komunës së Kumanovës.

Lexo më Shumë

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerikë, etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e…

Lexo më Shumë

Pesë persona më lehtë janë lënduar në gjithsej 14 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Qytetit të Shkupit. Në nëntë prej tyre është shkaktuar dëm material. Siç informon SPB- Shkup në buletinin e sotëm janë sanksionuar shtatë shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se lejohet, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 11 persona të cilët kanë vozitur para së ta pajisen me patentë shoferi dhe një shofer në ndikimin e alkoolit. Nga trafiku madje janë përjashtuar edhe nëntë automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe 29 shoferë të cilët kanë komunikuar në celularë derisa kanë vozitur dhe…

Lexo më Shumë

Dua të besoj se Evropa shumë shpejt do ta kuptojë gabimin që e ka bërë me Maqedoninë e Veriut dhe dua të besoj se shumë shpejtë do të ndryshohet vendimi, sepse ky vendim nuk është i përhershëm, thotë lideri i Siryzës dhe ish-kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin lokal “Flesh” nga qyteti grek Kozani gjatë vizitës së tij në këtë qytet, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina. Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mosdhënien e datës nga BE-ja dhe si kjo do të ndikonte në Marrëveshjen e Prespës, Ciprasi thekson se vlerësimi i tij është se…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ashpër sulmin ndaj gazetarëve që mbrëmë ka ndodhur në Shkup dhe këto incidente i vlerëson si të papranueshme dhe të palejueshme. Duke nisur nga qëndrimi i deklaruar për zero tolerancë për çfarëdo sulme, kërcënime, shantazhe ose shtypje, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregon që çdo sulm mbi përfaqësuesit e mediave, fizik apo verbal, duhet të ndëshkohet apo të sanksionohet në mënyrën më të ashpër dhe në këtë drejtim i fton institucionet që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ti zbuluar dhe dënuar autorët. Në këtë rast, krahas asaj që…

Lexo më Shumë

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut një në nëntë të rritur kanë diabet në vitin 2019 ose rreth 175 mijë njerëz. Numri i personave me diabet vazhdon të rritet në të gjithë botën. Në krahasim me vitin 2017, kur u publikuan rezultatet e fundit të edicionit të tetë të Atlasit të diabetit, numri i personave me diabet u rrit nga 425 milionë në 463 milionë, gjegjësisht është rritur për 38 milionë, sipas edicionit të fundit të nëntë të paralajmëruar të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit, njofton MIA. Kjo rritje e numrit të personave me diabet është i barabartë me numrin e…

Lexo më Shumë