Automjetet kundër zjarrit, të ndihmës së shpejtë, mjekë, specialistë dhe ndihma tjera nga Maqedonia janë nisur për në Shqipëri. Këto incizime janë bërë nga ekipi i TV21 në autostradën në Kosovë. Më herët, në orët e hershme arriti një ekip i zjarrfikësve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 100.000 euro apo gjashtë milionë denarë si ndihmë e parë. Kryqi i Kuq ka hapur numra telefoni për donacione ndërsa komunat shqiptare tashmë kanë nisur me donacionet e tyre. https://www.youtube.com/watch?v=DnnYOUSRIa8&feature=emb_logo
Author: Rilinda
Nëse një tërmet i ri godet, qëndroni të qetë, mos vraponi shkallëve dhe mos hidheni nga ballkoni, apelon drejtori i IZIIS. Pas një seri tërmetesh këtë mëngjes në Shkup dhe pjesë të Maqedonisë, qytetarët kanë frikë nga tërmetet e reja. Nëse frika e tyre është e justifikuar sot kemi pyetur drejtorin e Institutit të Inxhinierisë së Tokës dhe Sizmologjisë – IZIS, Vlatko Sesov, sipas të cilit tërmetet janë një fenomen natyror, dhe nuk ka asnjë frikë të justifikuar prej tyre. Qytetarët, siç thotë Sesov, duhet të kenë frikë nëse ndërtesat janë ndërtuar sipas standardeve sizmike, dhe nëse ato janë, nuk…
Tërmetet me epiqendër Shqipërinë janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Më i fundit ka ndodhur në ora 3.54. Banorët thonë se kanë ndjerë lëkundje të forta që kanë zgjatur disa minuta. Tërmeti ishte me shkallë 6.3 sipas Rihterit, me thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendër ka pasur qytetin e Durrësit. Ende nuk dihet a ka viktima. Sipas Dritare.net ka shumë gjasa që të ketë dëme materiale. Një seri tërmetesh kanë kapluar sot Shqipërinë. Mediat kosovare njoftojnë se tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në Kosovë. Të dhëna nga tërmeti
Një kujdestare e fëmijëve nga Shkupi ka përfunduar në stacion policor pasi që është kapur nga kamerat e sigurisë duke ushtruar dhunë ndaj një fëmiu 2 vjeçar. Nëpunësit policorë nga Stacioni policor Aerodrom në Shkup, dje në orën 15:57 minuta e kanë privuar nga liria Zh.P. (59) nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga M.A. pronar i objektit hotelierik në Shkup. Ai ka denoncuar se në këndin e lojërave për fëmijë në objektin hotelierik, e denoncuara, fizikisht e kishte sulmuar fëmijën minoren. Pas masave të ndërmarra është konfirmuar se ajo ishte e angazhuar të punojë si kujdestare tek D.D.…
Petrit Saraçini Në vend të urimeve e përshëndetjeve për Ditën e Alfabetit, të dashurit e mi, një ditë para festës do të ndaj me ju një histori për një jubile të harruar e të rëndësishëm. Kur veçmë kremtojmë gjuhën tonë të ëmbël e të dlirë, kisha dashur t’ju njoftoj se sivjet bëhen plot 50 vjet nga botimi i librave të parë të leximit për mësimin e gjuhës së njësuar shqipe në klasën e 2, 3, 4 të shkollës fillore. Autorë të këtyre librave bazë për mësimin e gjuhës shqipe në vitin 1969 janë prof. Haxhi Fida, prof. Hamza Reka (përndryshe…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, për rokadat që ndodhin në Ministrin e Punëve të Brendshme, tha se nuk i ka informacionet e plota dhe se nuk mund të flas në detaje,raporton TV21. Ahmeti shton se në institucionet e sigurisë duhet të punojnë njerëz profesionist që të sigurojnë qytetarët në gjithë hapësirën e vendit. “Nuk kam informacione të tilla dhe mendoj që nuk është në dobi as të partneritetit në qoftë se bëhet ndryshim politik apo partiak i kuadrove me rëndësi është që në institucionet e sigurisë të jenë njerëz profesionistë që bëjnë punën e tyre dhe që sigurojnë qytetarët në gjithë…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka hedhur kritika të shumta ndaj keqqeverisjes që po i bëhet shqiptarëve nga ana e BDI-së. Ai në intervistën për T7 ka dhënë dhe një deklaratë të fortë, duke thënë që posedon informacione se si funkionarët e BDI-së, duke keqpërdorur pushtetin, kanë arritur të kenë prona private në Gjirin e Lalzit. Sipas Selës, këto prona, janë bërë në procedurë të dyshimtë, dhe ai kërkon që shteti i Shqipërisë të merr masa duke e pastruar skenën politike nga persona të tillë.
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21 ka akuzuar Blerim Bexhetin, ish ministër i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, se gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE-në, bashkë me ish shefin e policisë sekrete (DSK) Sasho Mijallkov, kanë kurdisur zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët, sipas tij, ende po e mbajnë peng sistemin e drejtësisë në vend. Pas akuzave të rënda, Blerim Bexheti është kyçur në emision përmes telefonit dhe ka hedhur poshtë akuzat e Zekirit, të cilin e ka quajtur demagog që manipulon opinionin. Në videon më poshtë mund të ndiqni debatin e nxehtë mes…
Do të doja që ju të vini tek unë në një mbrëmje dimri dhe, duke u shtrënguar pas dritareve, të vëzhgojmë vetminë e rrugëve të errëta dhe të ngrira, të kujtojmë dimrat e përrallave, ku i përjetuam së bashku pa i ndier. Në fakt, kemi shtegëtuar në të njëjta rrugë zanash , unë, me hapa të ndrojtur, dhe, kaluam së bashku nëpër pyjet plotë me ujqër, dhe të njëjtët syshë na spiunuan nga tufat e myshkut të pezulluara(ngjitura) nga kullat, e mes fluturimit të kobrave. Së bashku, pa e ditur atë, që nga aty , mbase të dy vështruam drejt…
H9drocentrali Matka 2, javën e fundit po bën një masakër ekologjik në Liqenin e Matkës duke tharë rrjedhën e lumit Treska që e mbush Liqenin me ujë dhe kështu duke rrezikuar ekosistemin pikërisht në këtë kohë kur shumohet Trofta peshku i vetëm në këtë liqen. Nga fotot e siguruara nga derveni.info shihet rrjetha e thatë e lumit Treska dhe dallohet fare mirë disniveli i ujit. Ndyshe me Pendën Matka 2 menaxhon Kompania shtetërore ELEM e cila si Kompani shtetërore është e obliguar të rrespektojë normat pozitive për mbrojtjen e ambientit dhe ekosistemit të Liqenit të Matkës.(derveni.info)
Rikthehemi në malësine e qytetit me investime kapitale dhe konkrete. Në fushatë si konkluzë dhe kërkesë immediate dhe jetike e banorëve u paraqit ndërtimi i urrës dhe asfaltimi i rrugës. “Me këtë llogaritet që e gjithe distanca rrugore Shpikovicë-Brodec është jo veteëm e kalueshme, por e kohës së re dhe në këtë drejtim mendojmë se kemi përfunduar një çështje jo të vogël sa i përket lëvizjes së banorëve.” –deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës. Përfunduam investimet në Malësine e Tetovës konkretisht në aksin që lidh fshatin Shipkovicë dhe Brodec. Një pikë problematike e cila vështirsonte jashtëzakonisht qarkullimin dhe…
Unë kam preferenca, një ndër to ka qenë bashkëudhëtari im në të gjitha kohrat: libri! Sidomos librat e bukur! Erdhi një kohë dhe unë ndryshova qëndrim në raport me librat.Jo dashurinë për ta. Nëse më parë shënoja mbi ta, i nënvizoja aty ku më pëlqenin, e palosja faqen ku ndërprisja leximin, zura të ve mend e të mos e bëj më. Së pari më dhimbseshin se i dëmtoja dhe kur i vija në raftin e bibliotekës nuk dukeshin akull të rinj si ditën e blerjes. Së dyti shënimet e çastit duket sikur më zbulonin para familjarëve apo shoqërisë, atë…