Author: Rilinda

Nëse dëshirojmë seriozisht të flasim për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duhet ta pranojmë “non-pejperin”, e Francës, si një pozicion. Por, sigurisht nuk do të jetë e pranuar, ashtu siç është. Kjo është pikënisja. Mirëpo, sipas profesorit nga Universiteti i Gracit, Florian Biber, i cili njëherit është analist politik dhe ekspert për Ballkanin, kjo nuk do të jetë rezultati përfundimtar. Do të jetë rëndë të pritet miratimi i metodologjisë së re deri në janar, pasi, siç u shpreh ai, vijon sezoni i pushimeve në Bashkimin Evropian dhe kohë e adaptimit të Komisionit të ri Evropian, por edhe të dëgjohet mendimi i…

Lexo më Shumë

ipas informacioneve të medias “A1ON”, në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të mbahet të mërkurën, në rend dite është edhe shqyrtimi i iniciativës për vlerësim të kushtetutshmërisë së amnistisë së të pandehurve për rastin e 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për deputetë Kërste Mukoski, Sasho Vasilevski, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovski, si dhe pjesëtarët e “Maqedonisë së përbashkët”, Bogdan Ilievski – Betmen, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski. Kjo iniciativë ka të bëj me Nenin 1 dhe 2 të Ligjit, me të cilin u amnistuan persona që kryen sulm ndaj Kuvendit, por nuk ka…

Lexo më Shumë

Sonte, në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Çairit, u themelua Forumi Rinor i degës së AlternAtivA në Çair, ku në mënyrë unanime për kryetar u zgjodh studenti i diplomuar në drejtimin Punë dhe Politik Sociale, Liridon Baftiu. Me këtë rast para rinistëve çairas fjalë rasti kishin anëtaët e Kryesisë Qendrore, Faton Fazliu, Daim Luçi, kryetari i posazgjedhur i FR – Çair, Liridon Baftiu, Sekretari Organizativ njëherazi edhe kryetar i degës Çair, Bekim Sali dhe Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi -Zejdi.

Lexo më Shumë

Ezani i parë pas 107 vitesh është thirrur sot nga Xhamia e Ali Pashës në Ohër e restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë, njofton Anadolu Agency. Minarja e kësaj xhamie ishte rrënuar gjatë bombardimeve në luftërat e Ballkanit, ndërsa pas punimeve të restaurimit është hapur me anë të një ceremonie. Në ceremoni morën pjesë zv/ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ahmet Misbah Demircan, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, zv/kryeatri i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Burhan İşliyen, ambasadorja e Turqisë, Tülin Erkal Kara, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme…

Lexo më Shumë

Miqësia në mes Bullgarisë dhe Greqisë është “ngjitëse” dhe u përhap në të gjithë rajonin. Tani jemi miq me Shqipërinë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën dhe njëkohësisht nxisim marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, veçanërisht shkëmbejmë përvoja, mbështesim njëri-tjetrin dhe i tregojmë BE-së se mund të bashkëpunojmë dhe të ndërtojmë një Ballkan tjetër në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në intervistën e dhënë për TV Shenja. “Kur bëhet fjalë për anëtarësimin tonë në NATO dhe përfitimet nga anëtarësimi i plotfuqishëm në Aleancën më të fuqishme dhe më…

Lexo më Shumë

Restaurimi i Xhamisë së Ali Pashës në qytetin e Ohrit ka përfunduar dhe hapja e saj do të bëhet më 28 nëntor, njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve e Turqisë. Në një deklaratë, Drejtori i Përgjithshëm i Vakëfeve, Adnan Ertem, tha se Xhamia e Ali Pashës, e ndërtuar në vitin 1573 nga Suleyman Pasha dhe e rinovuar në vitin 1823 nga Ali Pasha, nga i cili e ka marrë emrin, është një monument vakëf, minarja e të cilit është rrënuar para 107 viteve. Ai rikujtoi se kishin shkuar për bashkëpunim me Bashkësinë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut pas kërkesës…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit fton të gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit që të solidarizohemi me vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri, me rastin e tërmetit që ndodhi në mëngjesin e ditës së martë, ku përveç dëmeve materiale, kjo tragjedi morri edhe viktima në njerëz dhe shkaktoi qindra të lënduar. Në shenjë respekti dhe mobilizimi të përgjithshëm vëllazëror, Komuna e Gostivarit organizon aksion vullnetar në grumbullimin e ndihmave materiale, të cilat do t’u dërgohen familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Ndihmat tuaja mund të dorëzohen në hapësirat e Njësisë teritoriale të zjarrfikësve në Gostivar edhe atë në formë të: –…

Lexo më Shumë

Tërmeti i fuqishëm që ndodhi sot na kujton se sa e rëndësishme është të jemi të mirinformuar me hapat që duhen ndjekur gjatë një tërmeti. 1. Uluni. 2. Mbulohuni nën diçka (tavolinë). 3. Mbahuni diku. 4. Qetësohuni (Provoni që ta ruani qetësinë sa më shumë që është e mundur). 5. Drejtohuni në pjesët qendrore (Qëndroni sa më larg mobilieve, dritareve dhe llambave). 6. Dilni jashtë (Qëndroni larg ndërtesave, mureve dhe larg shtyllave elektrike). 7. Ndaloni nëse jeni duke i dhënë makinës (Nëse jeni duke i dhënë makinës ndaloni në një vend të sigurt, ndizni katër treguesit dhe qëndroni brenda veturës).…

Lexo më Shumë

Automjetet kundër zjarrit, të ndihmës së shpejtë, mjekë, specialistë dhe ndihma tjera nga Maqedonia janë nisur për në Shqipëri. Këto incizime janë bërë nga ekipi i TV21 në autostradën në Kosovë. Më herët, në orët e hershme arriti një ekip i zjarrfikësve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 100.000 euro apo gjashtë milionë denarë si ndihmë e parë. Kryqi i Kuq ka hapur numra telefoni për donacione ndërsa komunat shqiptare tashmë kanë nisur me donacionet e tyre. https://www.youtube.com/watch?v=DnnYOUSRIa8&feature=emb_logo

Lexo më Shumë

Nëse një tërmet i ri godet, qëndroni të qetë, mos vraponi shkallëve dhe mos hidheni nga ballkoni, apelon drejtori i IZIIS. Pas një seri tërmetesh këtë mëngjes në Shkup dhe pjesë të Maqedonisë, qytetarët kanë frikë nga tërmetet e reja. Nëse frika e tyre është e justifikuar sot kemi pyetur drejtorin e Institutit të Inxhinierisë së Tokës dhe Sizmologjisë – IZIS, Vlatko Sesov, sipas të cilit tërmetet janë një fenomen natyror, dhe nuk ka asnjë frikë të justifikuar prej tyre. Qytetarët, siç thotë Sesov, duhet të kenë frikë nëse ndërtesat janë ndërtuar sipas standardeve sizmike, dhe nëse ato janë, nuk…

Lexo më Shumë