Author: Rilinda

Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votonte për hyrjen e Maqedonisë në NATO nëse nesër do të mbahej në referendum. Ky është rezultati anketës që ‘Detektor’ e përpunoi me Institutin për Hulumtime Politike Shkup. Sipas këtij hulumtimi, 67.3% e të anketuarve do të japin përkrahje në anëtarësimin në NATO, 14.6% thonë se janë kundër dhe 18.1% nuk kanë përgjigje, njofton Telegrafi Maqedoni. Anëtarësimi në NATO sipas 47.5% të qytetarëve do të sjell investime në ekonomi kurse 30.8% e qytetarëve nuk presim përfitime nga anëtarësimi. Më shumë se gjysma e qytetarëve, apo 50.5% presin që me hyrjen…

Lexo më Shumë

Aksion artistik me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, 9 Dhjetori, disa aktivistë rrugor vendosën tabela nëpër Qendër të Shkupit, me të cilat paralajmërojnë në korrupsionin dhe si ndikon ajo në jetesën. “Nga 44 shtete të Evropës, vetëm dy këtë vit janë radhitur si më të korruptuara nga Maqedonia, e cila renomen për vend me korrupsion të thellë e mban me vjet. Një nga atributet kryesore për renomenë e tillë është korrupsioni gjatë furnizimeve publike”, citohet në kumtesën e aktivistëve. Aktivistët thonë se me këtë aksion në mënyrë të fotografive mundohen…

Lexo më Shumë

Shuhen dyshimet për koalicionime mes shqiptarëve. PDSH-ja, e cila përflitej për bashkëpunime me Besën, sot mohoi këtë. Në një deklaratë tejet ekspozuese, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se shqiptarët bëjnë mirë nëse e votojnë PDSH-në dhe nëse nuk e bëjnë këtë atëherë më mirë është ta votojnë LSDM-në drejtpërdrejt, e jo përmes partive të tjera siç janë BDI, BESA, të cilat nuk kanë autonomi politike. Thaçi u shpreh se PDSH-ja nuk është në koalicion me asnjë parti, sepse disa tentime me partitë shqiptare, kanë rezultuar të pasuksesshme. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi komentet i bëri gjatë kuvendit të fundit…

Lexo më Shumë

Në regji të Besfort Idrizi dhe autori Katerina Momeva, këtë të shtunë, më datën 07.12.2019 me fillim në orën 20 në QKR (MKC) “Kino Frosina”, do të mbahet premiera e shfaqjes “Përrallë Humane”, që është pjesë nga projekti “Ombudsmani im – teatri si metodë për zmadhimin e të drejtave themelore të njeriut“, në produksion të Onlimit Media dhe në partneritet me Avokatin e popullit. Kjo shfaqje ka për qëllim që të japë impuls pozitiv ndaj informimit të qytetarëve për kompetencat e institucioneve, duke i furnizuar me informacione plotësuese, duke e promovuar institucionin Avokati i popullit së pari para njerëzve të…

Lexo më Shumë

Atelieja e modës Anna Bora dhe drejtuesja e saj Elif Sali ju përgatit kënaqësi të re për të gjitha shqisat, një pleksje të modernes dhe të bukurës. Më 9 dhjetor 2019 në Filarmoninë e Shkupit do të mbahet sfilata e modeleve të bukura të fustaneve të nusërisë për stinën 2020. Në pistën ekskluzive te modës do të kemi mundësi t’i shohim stilet e ndryshme të fustaneve të nusërisë, që nga dizajnet më progresive, që i ndjekin trendet më të reja të modës, deri te fustanet ekstravagante të nusërisë me modele eksperimentale të frymëzuara nga moda e famshme franceze. Elif Sali…

Lexo më Shumë

Në intervistë për median “A1ON”, gjykatësja Dobrilla Kacarska ka deklaruar se me realizimin e procesit të “Vetingut”, në Maqedoninë e Veriut do të largoheshin nga postet e tyre shumë gjykatës që nuk e meritojnë ta bartin togën gjyqësore. “Ndër gjykatësit ka edhe aso që nuk e meritojnë ta bartin togën gjyqësore. Konsideroj se nëpërmjet procesit të “Vetingut”, përfundimisht, në Maqedoni do të largoheshin të gjithë gjykatësit që nuk meritojnë të jenë bartës të funksionit gjyqësor. Dihet kush mund të jetë gjykatës, sipas Ligjit këta kushte mund t’i përmbushin të gjithë, por gjykatësi duhet të jetë njeri, me integritet, me imazh,…

Lexo më Shumë

“Ekonomia e Maqedonisë po fundoset. Krahasuar me vitin e kaluar investimet e huaja shënojnë zbritje prej 164% ose 187 milionë euro më pak. Sektori privat është para kolapsit. Banda kriminele në pushtet ka gjunjëzuar ekonominë. Komuniteti i biznesit vërtetoi që Zaev gënjen dhe se Maqedonia nuk po shkëlqen. Zaevit nuk i intereson shteti, nuk i intereson ekonomia dhe nuk i intereson qytetari i thjeshtë i cili mezi kalon muajin”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO – DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Podgoricë, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë. Është paraparë që në mëngjes, kryeministri Zaev të realizojë takim bilateral me kolegun e tij, kryeministrin malazez, Dushko Markoviq. Kryeministri Zaev është ftuar të marrë pjesë edhe në Kongresin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Malit të Zi, ku do të ketë fjalim të shkurtë. .

Lexo më Shumë

Të hënën, Apel do të vendosë nëse Bojan Jovanovski, i pandehuri i parë në çështjen Reket, do të mbetet në paraburgim në burgun e Shuto Orizares. Në këtë gjykatë, mendimi i prokurorisë ka arritur sot, por ende nuk ka asnjë informacion nëse është pozitiv apo negativ. Avokati i Jovanovskit kërkon që ai të lirohet nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Përndryshe, Jovanovski do të lirohet nga spitali i qytetit më 8 shtator, më së voni të hënën. Ai do të jetë atje derisa të përfundojnë rezultatet e testeve. Jovanovski u pranua në spital, me kërkesë nga mjeku…

Lexo më Shumë

Vendimi eventual i Gjykatës Kushtetuese me të cilën praktikisht do të aktivizohej amnistia, të cilën presidenti Gjorgje Ivanov ua dha të dyshuarve për krim të rëndë që ishin lëndë në hetimet e PSP, do të ishte goditje e drejtpërdrejt kundër demokracisë dhe shtetit të së drejtës, vlerësoi sot presidenti aktual Stevo Pendarovski. “Unë do të doja të apeloja në këtë fazë për ata pesë gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese që votuan për të filluar këtë iniciativë, të zgjohen me kohë dhe të kuptojnë se në këtë vend Nikolla Gruevski më nuk është zotërues i jetëve tona. Ka ardhur demokracia në të…

Lexo më Shumë

Në qendër të Shkupit, sonte po zhvillohet Marsh protestues për ajër të pastër “Revolucioni i Gjelbër”, përmes të cilit nga institucionet kompetente kërkohet efikasitet në luftën kundër ajrit të ndotur. Organizator i këtij Marshi janë aktivistët qytetar nga Shkupi, Manastiri, Tetova, Gostivari, Strumica, Novosella, Struga, Ohri dhe qytete e vendbanime tjera. Numri i kërkesave të tyre arrin në 250 dhe të gjitha kanë të bëjnë me ekologjinë, gjegjësisht me institucionet adekuate, të cilët duhet t’i përmbushin kërkesat në afatet konkrete. Kjo protestë filloi nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Aktivistët ekologjikë presin që sonte të arrihet bashkim,…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE në një kumtesë me shkrim theksoi se siç po e sheh ai po bëhet aktuale tema me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, brenda natës dhe vetëm disa muaj para zgjedhjeve. “Kur bëhet fjalë për amnisti si parim dhe sidomos që në krye të Qeverisë kemi dikë që tashmë ka kaluar përmes këtij procesi dhe është amnistuar do të them se jam person që nuk e mbështet faljen si parim”, theksoi Mickovski Ai shtoi se edhe pse tani pushteti do të ngre pluhur, do të krijojë tema dhe hipoteza joekzistuese dhe do të theksojë sa janë ata…

Lexo më Shumë