“Këto ditë ne do të flasim në mbledhjet tona të rregullta që i kemi në LSDM mbrëmjeve, do ti shohim të gjitha analizat, do të flas me partnerët, dua t’i shoh shpjegimet e tilla, por siç thash dje, vërtetë porosia është shumë jologjike, partnerët më së paku flasin. Ne folëm me argumentet tona se përse është më mirë një njësi zgjedhore, u mbajtën mbledhje, u sollën vendime nga ana e partive politike. Nuk guxojmë të mos e dëgjojmë zërin e partive më të vogla politike. Kur e shihni VMRO DPMNE që ka dorëzuar 9000 amendamente, shoh partitë e vogla tekstualisht…
Author: Rilinda
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot mohoi se ka pasur kontakte të rregullta me të akuzuarin Bojan Jovanovski në rastin “Reket”. “Kontakte zyrtare, dy ose tre që kanë qenë, kishin të bënin në raportime të caktuara të cilat i ka pasur ai dhe gazetarët në televizionin për ndërhyrjen në sistemin elektronik në televizion dhe për këtë janë realizuar takime me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike. Absolutisht nuk bëhet fjalë për çfarëdo kontakte të tjera, as megjithatë bisedë me të apo me cilindo tjetër të përfshirë në aktivitete kriminale”, nënvizoi Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve…
Nga mesnata çmimi benzinës do të lirohet për një denar, gjegjësisht për 1.5 denar, derisa ai i dizelit mbetet i pandryshuar. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Sipas vendimit të KRRE-së Eurosuper BS-95 do të kushtoj 67 denar për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 69 denarë për litër. Çmimi i dizelit nuk do të ndryshoj, që nënkupton se edhe gjatë kësaj jave do të shitet 61.5 denarë për litër.
Iniciativa qytetare “Stop për përmbaruesit”, ka protestuar sot sërish ndaj përmbaruesve dhe kamatës së lartë që qytetarët detyrohen të paguhen për borxhet e vjetra. Dhjetëra qytetarë në protestën e mbajtur para Ministrisë së Drejtësisë, kanë shprehur revoltën e tyre, duke kritikuar ligjin për përmbarues, duke e cilësuar punën e përmbaruesve si vepër që nuk mbron interesin e qytetarëve, por vjedh paratë e tyre. Ana Gligorova, Iniciativa stop për përmbaruesit “Privatizimi i dytë që është bërë, e kanë shpikur këtë metodë, këtë metodë për marrjen e parave të fundit të njerëzve, të popullit. Janë qindra mijë lëndë të cilat janë shumë…
Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Projektligjin për ndërprerjen e Ligjit aktual për tregti në tregjet e gjelbra dhe sjelljen e një zgjidhje të re ligjore kështu njoftoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në pres qendrën e Qeverisë. Ligji për tregti në tregjet e gjelbra, siç informoi Ministri Bekteshi, I cili ishte miratuar vitin e kaluar ishte propozuar nga një grup deputetësh në Parlament dhe rezultoi me moszbatim. “Gjatë propozimit dhe miratimit të këtij ligji, Ministria e Ekonomisë nuk është konsultuar fare. Ministria e Ekonomisë, bazuar…
Pa ujë nesër nga ora 09.00 do të mbesin konsumatorët e të bulevardit “ASNOM” nr. 26 në Komunën e Aerodromit. Siç bëri të ditur QRMK-Shkup, ndërprerja është për shkak të mbyllësit të rrjetit të ujësjellësit me diametër F-150mm në bulevardin “ASNOM” nr. 26 në Komunën e Aerodromit. Konsumatorët do të jenë pa ujë deri në përufndimin e intervenimit.
I pyetur rreth akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, ministri theksoi se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është i qartë, universitetet apo grupet studimore që nuk i plotësojnë kriteret do të mbyllen. “Ata të cilët nuk i plotësojnë kushtet edhe do të mbyllen, dispozitat ligjore janë rigide, kriteret janë edhe më të ashpra me Ligjin e ri për arsimin e lartë dhe leje për punë, aktvendim, me të cilin jepet leje për punë, asnjë program studimor nuk do të ketë nga ana ime në qoftë se nuk plotësohen kushtet e parapara me ligjin e ri, në të…
https://www.youtube.com/watch?v=kC3tNLgO_dQ&feature=emb_logo Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në emisionin “Click Plus” tha se me LSDM-në kanë telashe çdo ditë. “Kemi telashe çdo ditë me LSDM-në. Po, natyrisht”, tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane. I pyetur se çfarë raportesh ka BDI-ja me VMRO-DPMNE-në, Osmani tha se ato janë parimore. Ai ka deklaruar se nëse lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski largohet nga termat etnike, mund të ketë sukses. “Me VMRO-në kemi raporte parimore. Nëse Mickoski do të dalë nga temat etnike, mendoj se mund të ketë sukses”, u shpreh Bujar Osmani. E Osmani iu përgjigj Naum Stoilkovski për shkak se Mickoski nuk ishte i…
Organizata Joqeveritare, “Ohri SOS” ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit të ri për legalizimin e ndërtesave pa leje, për të cilat ata pretendojnë se një gjë e tillë sjell vetëm gjoba më të ulta për shkelje të ligjit dhe nuk ka ndryshime të veçanta posaçërisht për rajonin e Ohrit, përcjell in7. Ata dyshojnë se ligji mund të sjellë kaos të ri urban, pasi nuk specifikon se si do të rregullohet legalizimi në Ohër, Strugë dhe Debarcë, përkatësisht në seksionet që janë jashtë mbrojtjes sëUNESCO-s. “Publiku është përjashtuar plotësisht nga e drejta e tij për të marrë pjesë në…
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se me Propozim-buxhetin për vitin 2020, sigurohen insulina, shiringa insuline, glukagon, shirita për matjen e sheqerit dhe pompa për furnizim të vazhdueshëm të insulinës, në vlerë prej 750 milion denarë, që paraqet rritje në krahasim me vitet paraprake. Për krahasim, në vitin 2016, siç potencohet, buxheti për këtë abdikim ka arritur 730 milion denarë. Në vitin 2017 dukshëm është zvogëluar dhe ka arritur 562 milion denarë. Në vitin 2018 shënon rritje dhe ajo ka arritur 650 milion denarë. Në vitin 2019, buxheti për pacientët me diabet arrin 692 milion denarë, ndërsa për vitin 2020 është parashikuar…
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës organizon tribunë, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme gjyqësore në vend, si Gjykata kushtetuese, Gjykata administrative, Gjykatat e apelit, etj. Në këtë tribunë do të jenë të pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Sali Murat dhe Avokati i popullit, z. Ixhet Memeti.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë zhvilluar një mëngjes pune me ministrin në detyrë, Gent Cakaj dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov në Bruksel. Mëngjesi i punës është organizuar me iniciativën e Greqisë për të dëgjuar dy ministrat mbi avancimin e përmbushjes së kritereve të caktuara për hapjen e negociatave të anëtarêsimit me dy vendet. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë një mbêshtetje të gjerë prej më shumê se 15 shtetesh anêtare të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars të vitit të ardhshëm. Por, që një vendim…

