Author: Rilinda

Në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” analisti Mahi Nesimi tha se VMRO-DPMNE duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për të gjitha politikat e tyre antishqiptare që nga viti 1990. Kjo sipas Nesimit duhet të jetë kusht i partive shqiptare dhe ata duhet ta kërkojnë një gjë të tillë qysh para mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse VMRO-DPMNE nuk e bën këtë, atëherë ai tha se asnjë parti nuk guxon të shkojë në koalicion me këtë parti edhe nëse ajo fiton shumicë absolute. Në të kundërtën çdo parti shqiptare sipas Nesimit do të humbte kredibilitetin tek elektorati shqiptar dhe do të dëshmonte se…

Lexo më Shumë

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska do të jetë përfaqësuese e Maqedonisë së Veriut në Komisionin e Venedikut, apo anëtare e këtij komisioni. Emri i saj u nominua dje në seancën qeveritare. Ajo për televizonin Alfa e konfirmoi këtë. “Vendet të cilat shpesh dërgojnë ligje për mendim në Komisonin e Venecias, nominojnë ministra apo zëvendës ministra në qoftë se janë ekspertë, për koordinim më të mirë dhe harmonizimin e ligjeve të vendit me pikëpamjet e Komisionit të Venecias” tha Deskoska për Alfa.

Lexo më Shumë

Analistët Mahi Nesimi dhe Besim Nebiu kanë folur edhe për skenaret e koalicionit të partive shqiptare të cilat kanë për synim të fitojnë BDI-në e cila për 15 vite është partnere në çdo koalicion qeverisës. Sipas Nebiut një koalicion mes partive të tjera shqiptare rrezikon seriozisht BDI-në, por një koalicion i tillë ai thotë se duhet të shpallet sa më shpejtë dhe të mos priten momentet e fundit para zgjedhjeve. Ndërkaq, njohësi i çështjeve zgjedhore, Mahi Nesimi, ishte i drejtpërdrejt duke thënë se partitë e tjera shqiptare kanë për obligim ndaj shqiptarëve që të sjellin ndryshim në skenën politike shqiptarë…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=cubabcueX-g&feature=emb_logo Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të filloj në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, kështu njoftoi kryeministri Zoran Zaev në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, që transmetohet në Alsat. Sipas kryeministrit procedura rreth tenderit ka përfunduar dhe pritet përzgjedhja e kompanive që do të kryejnë ndërtimet. “Në tre muajt e parë të vitit 2020 do të filloj zbatimi praktik i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë. Pse? Për shkak se ofertat janë dorëzuar, kemi kompani, në konkursin e parë nuk kishte kompani, tani kemi kompani dhe do të bëhet përzgjedhja dhe mund të fillojnë të punojnë. Ashtu që, në janar,…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, do të takohen të shtunën për të diskutuar qeverinë teknike. Zaev dhe Mickoski do të takohen së pari në qeveri në ora 5 pasdite ndërsa kreu i BDI-së Ahmeti dhe kryetari i VMRO-DPMNE Mickoski do të takohen në një lokacion të panjohur në orën 7.30 pasdite. Ky informacion konfirmohet nga selia e VMRO-DPMNE-së, shkruan MKD.mk. Detajet e formimit të qeverisë teknike dhe zgjidhjeve të kuadrit do të diskutohen në takime. Sipas marrëveshjes nga takimi i fundit i lidershipit më 3 janar, qeveri e re teknike duhet të formohet nën…

Lexo më Shumë

Me Ali Ahmetin punojmë 40 vite, gjeni tjerë politikanë që aq shumë vite bashkëpunojnë dhe vlerësoni se a mund të ketë konflikt mes mua dhe liderit të partisë, Ahmeti. Ky është komenti i Musa Xhaferit, me të cilin de fakto ka demantuar mediumet që raportan se ai ka humbur pozitat në Bashkimin Demokratik për Integrim, pas kongresit të kësaj partie. Ai është decid që as bashkëpartiakët tjerë që janë zgjedhur në Këshillin e përgjithshëm nuk kanë ndonjë mosmarrëveshje me partinë. “Fakti që nuk jam pjesë e Këshillit të përgjithshëm është vendim i brendshëm i partisë. Kjo është strategji dhe kombinatorikë.…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=8T4y5TtarxM&feature=emb_err_watch_on_yt Në kuadër të emisionit të sontëm Magazina Ekonomike, kreu i ekzekutivit i pyetur për dallimin në mes të ish pushtetit ku pikërisht për miratimin e buxhetit të viti 2013 u shkaktua incident në Kuvend, kur nuk përfillej opozita dhe sot kur Kuvendi është i vërshuar nga 125 ligje, u shpreh se dallimi është më se i madh. Sipas Zaev vendi do të shkoj në zgjedhje me kërkes të opozitës të cilën e pranoi edhe pushteti. P: Dje u bënë shtatë vite nga e “hëna e zezë” ku deputetët e LSDM-së, sokohe në opozitë, u dhunuan në Parlament për shkak…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit me të shtënat në hotelin “Aleksandër Pallas” dhe se tashmë ka disa arrestime. Në një deklaratë për mediet, paralajmëroi luftë të ashpër kundër strukturave kriminale në Shkup, ndërsa masat e kujdesit që ishin përcaktuar për të arrestuarit në rastin me të shtënat në Aleksandër Pallas tha se aspak nuk janë masa. “Nëse e shihni se për çfarë personash bëhet fjalë, këto aspak nuk janë masa. Kur do të përgatisni ekipe dhe një numër të madh të inspektorëve do të punojnë në zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Agjencia kreditore “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor të vendit në BB+ me pamje të qëndrueshme. Siç bëjnë të ditur nga agjencia, kjo ka të bëjë me një varg politikash koherente makroekonomike dhe financiare dhe treguesit më të mirë për menaxhim, zhvillim të resurseve njerëzore dhe rrethinë për udhëheqjen e biznesit në krahasim me mesataren BB. “Fiç” shkruan se situata politike në vend është normalizuar pas një periudhe më të gjatë të “paralizës politike” nga viti 2014-2017. Sipas agjencisë, procesi i integrimit në BE mbetet prioritet i vendit dhe shtytës i reformave. Siç bën të ditur agjencia, projeksioni për rritje të…

Lexo më Shumë

Çdo njeri ka të drejtë në një mjedis të shëndoshë të jetesës, por njëkohësisht dhe secili është i obliguar ta mbrojë mjedisin e jetesës dhe natyrën në bashkësinë e tij lokale, porositi sot kryeministri Zoran Zaev nga SHF “Panajot Ginovski” në Butel ku me administratën qeveritare mori pjesë në aksionin “Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë”. “Respektimi konsekuent dhe praktikimi i këtyre parimeve paraqet kusht për një shëndet më të mirë, jetë më cilësore dhe më të gjatë të qytetarëve. Shpresojmë se në këtë mënyrë do të ndikojmë edhe në vetëdijen e qytetarëve dhe në përgjithësi mbi qytetarët që…

Lexo më Shumë

Struktura gjinore në Ministrinë e Punëve të Brendshme tregon se mbi një e katërta e të punësuarve në këtë institucion janë gra, megjithatë sipas përfaqësimit të sistematizimit ende ekzistojnë disa dallime, pavarësisht asaj se gratë marrin disa nga pozitat kyçe në menaxhimin me strukturën organizuese në Ministri, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në forumin “Perspektiva gjinore dhe roli i gruas në reformat e sistemit të sigurisë”. Ai theksoi se një nga çështjet kyçe në zhvillimin e trendeve bashkëkohore evropiane demokratike, mes tjerash është edhe çështja rreth barazisë gjinore dhe përfaqësimi adekuat i grave fillimisht…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, thotë se me aplikimin e modelit zgjedhor me një njësi, nuk humbin shqiptarët, por humb BDI-ja. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Zekirit. “Me 1 Njesi Zgjedhore nuk humbin shqiptaret por humb BDI!!! Sa per tu vertetuar qytetaret se perfaqesuesit e BDI-se ne debate genjejn se shqiptaret me 1 NJZ do te humbin deri 10 mandade deputetesh, duhet vetem te bejn simulimin me rezultatet e zgjedhjeve te 2016. Nese ne ate kohe zgjedhjet mbaheheshin me sistemin zgjedhir Maqedoni 1 NJZ, partite shqiptare do te kishin gjithesej 21 e jo 20 deputet sa…

Lexo më Shumë