Author: Rilinda

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se mosbalancimi i numrit të votuesve në njësitë zgjedhore do të rezultonte në një proces zgjedhor të jashtëligjshëm. Bujar Osmani nga BDI thotë se mosbalancimi i numrit të votuesve është arsyeja që ata janë duke i bllokuar në Kuvend përfshirjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së në Kodin Zgjedhor. Osmani shton se devijimi nga 5%-shi ligjor në katër njësi zgjedhore e bën procesin zgjedhor joligjor, pohon se rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, janë të rëndësishme edhe për zgjedhjet, janë të rëndësishme edhe për vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve. “Të hyjmë me vetëdije në shkelje të ligjit dhe në…

Lexo më Shumë

Udhëheqësit e BE-së nuk do të kishin një Samit të suksesshëm në maj, nëse nuk arrijnë të marrin një vendim pozitiv mbi procesin e zgjerimit, por edhe për metodologjinë për negociatat për anëtarësim në BE, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat. “Nuk do të ketë një Samit të suksesshëm në maj nëse nuk ka ndonjë përparim përpara Samitit. E njëjta gjë është me Metodologjinë. Kur më veç dilet me në një propozim Metodologjie, nëse nuk janë të bindur të paktën në një farë mase se do të funksiononte,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende njohuri për gjendjen shëndetësore të katër shtetasve të Maqedonisë të cilët ndodhen në karantin si pasojë e virusit korona. Tre nga to ndodhen në anijen e ndaluar në Japoni, ndërsa një person tjetër në karantin në Francë. Autoritetet vendore thanë se janë në kontakt me OBSH-në dhe ministrinë e Jashtme të Japonisë për të mësuar më shumë detaje mbi gjendjen së tyre shëndetësore. Për këta të tre persona për të cilët mediat njoftuan dje si dhe një shtetas tjetër i yni i cili është në Karantin në Francë, do të jemi të informuar nga…

Lexo më Shumë

Ejup Berisha Turp është nëse nuk arrihet të mundet BDI në zgjedhjet e parakohshme të radhës që pritet të mbahen më 12 prill të këtij viti këtu te ne. BDI ka kohë që nuk është ndonjë subjekt i fortë që të mos ketë mundësi që të mundet në zgjedhje prandaj po të kishte ndonjë opozitë më të vetëdijshme më të organizuar dhe më përparimtare atë pra BDI-në qysh më herët do ta kishin dërguar në opozitë. Por opozita e tashme te ne është shumë e dobët dhe e brishtë saqë po nuk u bashkua dhe nuk mobilizohet akoma dhe më…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi deklaroi se shërbimet e MASH-it do të kontrollojnë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, duke u përgjigjur në pyetjen nëse e di për përleshjet e organizuara të të miturve- nxënës në sheshet e hapura të lojërave në qendër të Shkupit. Incizime nga rrahjet midis fëmijëve, të cilët janë të rrethuar me tifozë – moshatarë të tyre, por edhe të rritur, janë publikuar edhe në rrjetet sociale. “Duhet të kontrollojmë çfarë është dhe si është, sepse si ministër jam në takime dhe në ngjarje. ne kemi qasje të koordinuar me të gjitha institucionet, për…

Lexo më Shumë

Këshilli gjyqësor sot ka zgjedhur Mirjana Llazarova- Trajkovskën, Safet Kadriun, Nake Georgievin dhe Lidija Martinovën për gjykatës të rinj në Gjykatën e Lartë. Llazarova -Trajkovska është ish gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe në Gjykatën Kushtetuese. Safet Kadriu vjen nga funksioni gjykatës në Gjyqin e Apelit në Shkup, Nake Georgiev nga kryetar i Apelit të Shtipit dhe Lidija Martinova nga gjykatës në Gjyqin e Apelit. Këshilli gjyqësor në seancën e sotme ka zgjedhur edhe 13 gjykatës në Gjykatat Themelore, ku 11 nga Akademia për gjykatës dhe Prokurorë publik.

Lexo më Shumë

Ndryshimet e teta me radhë të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele mediatike sot u gjendën në rend të ditës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji në Kuvend. Me ndryshimet rregullohet mënyra e riemitimit të serviseve programore dhe radiodifuzerëve të huaj nga operatorët. Ndryshimet ligjore në fakt mundësojnë që operatorët t’i emitojnë kanalet televizive në mënyrë dhe me kushte të përcaktuara në nenin 143 të Ligjit, përkatësisht me të drejta të rregulluara autoriale dhe të ngjashme me televizionet, transmeton Meta. Ndërkohë, operatorët e telekomit sot ishin në takim me presidentin Stevo Pendarovski. Gjatë takimit, përfaqësuesit e operatorëve e kanë informuar…

Lexo më Shumë

Pas zyrtarizimit të koalicionit me “Alternativën”, nga Aleanca për Shqiptarët thonë se dera nuk i është mbyllur Lëvizjes BESA dhe se kjo parti akoma mund t’i bashkangjitet koalicionit për ndryshime në zgjedhjet e 12 prillit, shkruan gazeta LAJM. “Nga infomacionet që kam unë dera për të krijuar koalicion trepalësh ka qenë, është dhe do të jetë e hapur. Ne presim që të mbizotërojë ajo që te BESA të paraqitet një dëshirë, vullnet që të ofrohen dhe ta krijojmë këtë koalicion trepalësh që do të na garojë fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme parmalemtare”, tha Bekim Tateshi, anëtar i kuvendit…

Lexo më Shumë

Ende jam optimist se do të mbizotëroj vetëdija tek subjektet politike dhe tek deputetët dhe vlerësoj se ka hapësirë që të gjendet një zgjidhje që përbërja aktuale parlamentare ta miratoj Ligji për Prokurorinë, tha sot kryeministri Oliver Spasovski. “Në rast se kjo përbërje parlamentare mundej të bënte disa hapa të rëndësishëm dhe të guximshëm të cilët nënkuptonin garanci për përmbushjen e përcaktimeve kombëtare, atëherë nuk shoh arsye që të mos ngritët në krye të detyrës dhe të votoj Ligjin për Prokurorinë Publike, dhe me këtë të japim dhe një argument të fuqishëm para Këshillit Evropian se pse duhet të fillojmë…

Lexo më Shumë

ërejtjet e partive do të dorëzohen përmes amendamenteve apo amendamentet do t’i përgatisin ekspertët që morën pjesë në debatin publik? Këto janë dy qëndrimet e kundërta mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për Ligjin për Prokurorinë Publike. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se disa nga deputetët që kanë marrë pjesë në debatin publik tashmë kanë dorëzuar amendamente, kurse VMRO-DPMNE-së i dha afat deri nesër në orën 12 t’i dorëzojë edhe vërejtjet e saj në formë amendamentesh me qëllim që të konceptohet teksti i ligjit. “VMRO-DPMNE-ja nuk dorëzoi amendamente të veta, por lexoi vërejtje që kinse kanë dalë nga debati publik dhe…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se partia që ai drejton është e gatshme që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të garojë në koalicion edhe me partitë shqiptare. Ai tha se për këtë qëllim fillimisht bisedojnë me BDI-në, por dy partitë tjera që janë pjesë e Qeverisë Alternativën dhe PDSH-në. Zaev tha se është i hapur për bashkëpunim edhe me Besën dhe Aleancën për Shqiptarët, transmeton Alsat M. “Për ne ajo mundësi është e hapur, kemi mundësi me të gjithë, fillimisht me partnerin tradicional që jemi në Qeveri kemi bisedime, kemi bisedime edhe me partitë opozitare. Kur flas për BDI-në, flas edhe për…

Lexo më Shumë

Shoqatat joqeveritare turke, shqiptare dhe boshnjake që veprojnë në Maqedoninë e Veriut, organizuan një panair bamirësie për të mbështetur familjet e prekura nga tërmeti që goditi qytetin Elazığ të Turqisë. Në panairin që u organizua pranë xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, qytetarët treguan interes të madh. Anëtarja e Bordit Drejtues të Shoqatës së Kulturës, Artit dhe Edukimit, Leyla Şerif Emin, në deklaratën për gazetarët tha se në këtë panair kanë dhënë ndihma shumë shoqata, bamirës, studentë dhe miq nga Turqia. Ajo tregoi se edhe pse Turqia është një vend i fuqishëm dhe nuk ka nevojë për…

Lexo më Shumë