Bujar Osmani nga selia e BDI-së, ka njoftuar se Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i adoptojë aktivitetet apo tubime me qytetarët, konform situatës, për shkak të koronavirusit. Kjo masë vjen se tashmë në Maqedoni të Veriut është verifikuar rasti i parë me koronavirus. Osmani i ka ftuar edhe partitë tjera që mos ti realizojnë tubimet. “Njëkohësisht i ftoj edhe partitë tjera, që ti kufizojnë aktivitetet me qëllim që mos ti rrezikojmë qytetarët”, tha Osmani.
Author: Rilinda
Ylber Murtezi është emërtuar u.d drejtor në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Këtë vendim e solli Ministria e Kulturës pasiqë drejtorit të deritanishëm, Adem Karaga i ka skaduar mandati. Se është emërtuar u.d. drejtor për Tv21 e ka konfirmuar edhe vet aktori, Ylber Murtezi. Ndryshe, Murtezi është aktorë, i lindur në Kumanovë, ka luajtur afër 100 role në Teatrin Shqiptar në Shkup.
Ish kryetari i Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq nuk është paraqitur sot në Gjykatë, ku është dashur të dëshmojë në seancën për rastin “Reket”. Gjykimi anulohet për nesër, për kur mbrojtja duhet t’i sigurojë dëshmitarët Todoroviq dhe Lidija Janevska, e cila gjithashtu për seancën e sotme ka pasur dërgesë të parregullt të ftesës. Todoroviq, me letër me shkrim e ka njoftuar gjykatën se nga 25 deri më 28 shkurt do të qëndrojë në Bullgari për shkak të detyrimeve afariste. Rasti ndodhet në procedurë dëshmimi dhe e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Vilma Ruskoska. Todoroviq është një nga…
Ende po ndjehen pasojat nga puna kriminele dhe e papërgjegjshme e VMRO-DPMNE-së dhe të arratisurit nga drejtësia Nikolla Gruevski, i cili harxhoi milionë euro para të popullit për projektin Shkup 2014, të përbërë nga baroku i rrejshëm, shelgjet dhe përmendoret. Projekti kriminel Shkupi 2014 nuk e përballoi as erën dhe fasadat e barokut nga polisteroli filluan të fluturojnë, duke paraqitur rrezik për qytetarët. Miratimi i ligjit për PP siguron vazhdimin e lëndëve të PSP-së, mes të cilave edhe lëndë të lidhura me projektin Shkupi 2014. Përgjegjësi do të ketë për ata, të cilët e kanë projektuar dhe realizuar projektin kriminel…
Udhëzime të hollësishme se si të mbrohen nxënësit, studentët dhe stafi nga infeksioni i mundshëm me coronavirus, u janë dorëzuar shkollave, universiteteve, institucioneve publike shkencore dhe arsimore. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se institucionet arsimore udhëzohen që të shtyjnë ekskursionet e planifikuara në Itali, ndërsa sa më shpejt të jetë e mundur me telefon ose të japin në mënyrë elektronike informacionin nga i gjithë stafi i tyre, nxënësit dhe studentët nëse kanë udhëtuar në dy javët e fundit apo jetojnë me dikë që ka udhëtuar për në Lombardi, Veneto, Emilia Romania dhe Piemonte në Itali, si dhe në…
Krahas pacientes tek e cila dje është konfirmuar koronavirusi, në Klinikën infektive dje janë testuar edhe dy persona, te njëri rezultati është negativ, ndërsa te i dyti pjesërisht pozitiv dhe zhvillohen testime shtesë, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Njëri është shofer i kamionit i cili ka udhëtuar përmes Italisë Veriore me simptoma të gripit dhe testi është negativ, ndërsa i dyti rast është grua e cila me bashkëshortin ka qenë në udhëtim në Romë. Testi ndaj saj është vetëm pjesërisht pozitiv që mund të jetë reagim i kryqëzuar nga viruse tjera. Prandaj bëhen testime plotësuese që të shmangen…
Nga ora 11:10 është hequr ndalesa për automjete të rënda transportuese në drejtimin rrugor Dibër- Mavrovë. Ndalesa për komunikacion në dy kahe rrugore për automjetet transportuese ishte vendosur nga ora 9:40 të mëngjesit, njoftojnë nga LAAM.
SIGNIFIKANCA Buzëqeshte në gjumë kur i kujtohej signifikanca. Njësoj si një djaloshi kur i kujtohej e dashura tekanjoze! Ajo ishte një re najloni që vishte trurin dhe zgjonte ambiciet. Edhe tani buzëqeshte nga rrengjet e saj. Ajo të krijonte përshtypjen e së vërtetës dhe të tërhiqte drejt saj me një etje të ndjellur. Të pi pak, edhe pak prej saj! Opa! U ngopa! Nuk dua më! Rrugët ishin si drejtimet. Por signifikanca bënte të pamundurën t’I ndryshonte ato. Të gjitha të çonin megjithatë drejt qytetit, i cili të çonte drejt qendrës, domethënë – drejt smogut (aty brenda resë së tij…
Andi Bejtja Një video amatore me celular dje, nga Konferenca e Mynihut, na shfaqi një lider të vërtetë që edhe ata që nuk e donin, e dëgjonin me vëmendje: Albin Kurtin përpara një tavoline me ballkanas dhe perëndimorë, duke mbrojtur në fakt ato parime që i ka paraartikuluar me kohë. Shumë shqiptarë andej dhe këndej kufirit, si rrallëherë, panë një “stof” politikani tjetër nga ata që janë mësuar të shohin përditë, me dinjitet dhe plot me mendim e peshë e mbi të gjitha vizion. Për sa i përket dialogut me Serbinë, për shumë politologë e gazetarë pjesa më e vështirë…
Ish ambasadori Muhamed Halili në debatin e sontëm „EU Click“ në TV21 ka treguar arsyjet se përse Britania e Madhe BE-në. https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=6hAF97X1fSM&feature=emb_logo
Vepra dhe jeta e Nënë Terezës do të hulumtohet nga Departamenti i ri në Shkup me emrin e saj. Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut- Nënë Terezës është i pari i këtij lloji që në mënyrë institucionale do të merret me figurën e humanistes së madhe shqiptare. Dom Lush Gjergji ipeshkv nga Kosova tha që Nënë Tereza është një minierë shpirtërore. “Nëna Tereza është një minierë e pa shtershme, kur patëm përurimin e shtatores së Nënës Tereza në Mitrovicë, pata thënë se Trepça është e madhe dhe e rëndësishme. Por ne kemi një Trepçë shpirtërore dhe është Nëna Terezë. Prandaj…
Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook. Familjarët e Nexhmije Pagarushës kanë thënë se e ndjera ka kërkuar që varrimi i saj të bëhet pa ceremoni zyrtare dhe vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë. Varrimi i divës shqiptare pritet të bëhet nesër në fshatin Pagarushe të Malishevës. “Kur vdesim, merret Zoti me ne. Për së gjalli, le të merren të tjerët”, kështu i ishte shprehur pak kohë më parë, e ndjera Nexhmije Pagarusha mikeshës së saj, Radije…

