Author: Rilinda

“Derisa VMRO-DPMNE vidhte, LSDM ndërtoi 750 km rrugë”, tha Muhamed Zekiri sonte në “Click Plus” në TV21. “Ku janë?”, pyeti Gjorëev. “E dini se ato janë një kilometër autostradë në ditë. Ju nuk mundeni të ndërtoni dy kilometra drejt Bllacës”, iu përgjigj Gjorçev. https://www.youtube.com/watch?v=URB4Wj5aRRE&feature=emb_logo

Lexo më Shumë

Nga Arbnor Sadiku Makiavelizmi është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij. Ta nisim nga Makiaveli dhe debati i vjetër, se çka ka thanë ai vet, dhe çka ka bërë të thonë se interpretuesit e tij për të. Sipas asaj që kemi parë konteksti i të bërit politik makiavelist nënkupton faktin se politika nuk…

Lexo më Shumë

Dy raste të reja që dyshohen për virus korona janë izoluar në dhomën e një hoteli në Qendër të Shkupit. Njëri është shtetas i Singaporit dhe tjetri nga Australia të cilët në Maqedoni kishin arritur më 28 shkurt nga Gjermania. Shfaqja e simptomаve tek ta kishte filluar para tre ditëve ndërsa autoritetet i kanë njoftuar përmes shërbimeve të hotelit. Ekipet e epidemiologëve kanë marrë mostra për testimin e tyre, ndërsa deri në fund të ditës do të dihet rezultati i analizave. Për momentin të dy personat ndodhen në dhomën prej ku nuk kanë dalë disa ditë me radhë. Aty iu…

Lexo më Shumë

Në Vjenë të Austrisë është mbledhur Këshilli i Përhershëm i OSBE-së, në një takim ku po marrin pjesë të gjithë krerët e organizatës nga shtete të ndryshme përfshirë edhe SHBA-në. Për Kosovën atje ka raportuar ambasadori, Jan Braathu, i cili drejton zyrën e OSBE-së në Prishtinë. Lidhur me raportin e prezantuar prej tij reagoi ambasadori amerikan në këtë mision, Harry Kaiman, i cili tha se kishte arritur ta kuptonte më në detaje situatën. Por sërish, ai i mëshoi idesë së heqjes së taksës. Kaiman kujtoi se Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e fokusuar për avancimin e raporteve…

Lexo më Shumë

Ndërroi jetë edhe personi i shtatë nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi 12 ditë më parë në Rramanli të Kumanovës. 55 vjeçari E.A. nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të djegies, thonë mjekët. Ai sikurse edhe tre viktimat e tjerë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, humbën jetën nga djegiet e rënda, rreth 80% të trupit. Në ditën e njëjtë më 23 Shkurt kur u sollën në ora 12 të gjitha katër viktimat, dy gratë i shtruan në repartin urgjent Karil, kurse dy burra u shtruan në repartin e kirurgjisë plastike. Që nga ajo ditë i ndjeri 55…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup seanca e sotme për rastin “Llaskarca” filloi me pyetje të tërthorta të ekspertit të ndërtimit nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve. Mbrojtja parashtronte pyetje për shpejtësinë, këndin dhe fuqinë që mund t’i përballonte rrethoja që ta pengojë autobusin që të dalë nga rruga. Eksperti konfirmoi se janë përcaktuar parregullsi gjatë përgatitjes së asaj pjese të rrugës, si dhe pastaj nuk është mirëmbajtur në mënyrë adekuate. Sa i përket vendosjes së vidhave në rrethojat ishte sjellë përfundimi se nuk ishin vendosur mjaftueshëm vidha, dhe se do të ishin shumë më të forta nëse ishin vendosur…

Lexo më Shumë

Në kohën kur Termocentrali i Osllomesë punon shumë pak, kombinati edhe më tej punëson punonjës të rinj. Vetëm në këtë vit ka qindra punësime të reja, ndërsa vitin e kaluar kombinati ka punuar vetëm 59 ditë. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut për Alsat thonë se për Osllomenë është shpallur konkurs për punësime të reja në kohë të pacaktuar. Disa kërçovarë thonë se termocentrali është vend ku partitë rregullisht u gjejnë vend pune anëtarëve të tyre partiak. “Osllomeja është vetëm për punësime. Para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve. Ndoshta edhe mua do më punësojnë ndonjëherë…” “Punësohen ndonjëherë nga njëri komunitet, maqedonas, pastaj…

Lexo më Shumë

Më 9 mars LSDM-ja do t’i zyrtarizojë listat e kandidatëve për deputetë. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se Komisioni Verifikues është duke shqyrtuar propozimet e të gjitha degëve. Para 12 marsit, Zaev nuk përjashton mundësinë e takimit me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi me qëllim përfshirjen e këtij subjekti brenda koalicionit të LSDM-së. Deri tani nuk jemi takuar me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi. Në rast se vendosim në organet e partisë, ditëve në vijim mund të mbajmë takim. Unë jam për t’u takuar dhe parë rezultatin e tij. Kemi analiza të mjaftueshme se si jemi në terren, cila…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ja ka kaluar Shqipërisë sa i përket reformave për anëtarësim në BE, vleërson analisti nga Shqipëria, Ergys Mërtiri në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA, duke shtuar se projekti i një Maqedonie evropiane duhet të shkojë drejt integrimit të të gjitha grupeve etnike, sidomos integrimit të shqiptarëve si një grup etnik shtetformues. “Shqiptarët kanë shumë për të bërë në këtë drejtim sepse është në detyrimin e këtij shteti që t’ju krijojë hapësirat e duhura dhe të respektojë të drejtat të cilat ata i kanë dhe pa të cilat Maqedonia e Veriut nuk mund të shkojë në Evropë. Në…

Lexo më Shumë

Koalicionet parazgjedhore të partive shqiptare me ato maqedonase janë një turp kombëtar, vlerëson analisti Ftim Zekthi. Ai sqaron se koalicionit parazgjedhore janë koalicione vlerash, ndërsa ato paszjedhore janë të imponuara nga rezultati. “Partia BESA nuk e ka bërë këtë koalicion për shkak të ndonjë parimi, por thjesht e ka bërë si koalicion të një loje politike. Nuk e di a është lojë politike e stisur nga BDI-ja, e stisur nga LSDM-ja, apo e nisur thjeshtë nga vet kjo, apo e stisur edhe nga Tirana, nuk e di, por e di që nuk qëndron fare”, deklaroi Zekthi në emisionin ‘Enter’ .…

Lexo më Shumë