Author: Rilinda

Shkruan: Arbër Çeliku 1 Kush e tradhtoi platformën mbarëkombëtare të ngjizur në Lidhjen e Prizrenit?! Lidhja e Prizrenit ka qenë platforma e parë dhe e fundit mbarëkombëtare për një komb, një gjuhë, një flamur dhe një shtet shqiptar. Megjithatë, kush i njeh rrjedhat historike, rezulton se ne shqiptarët e Maqedonisë, duke qenë të prirë për një fleksibilitet jo të natyrshëm të puthim dorën e çdo pushtuesi dhe, pa një pa dy, ta pranojmë edhe kulturën e tij, e kemi penguar në vazhdimësi zbatimin e kësaj platforme për bashkimin e popullit shqiptar. Që të jemi më konkretë, e kanë penguar surrogatët…

Lexo më Shumë

Profesori amerikan Edward Joseph i cili ka thënë për Zërin e Amerikës se në Uashington të Shteteve të Bashkuara po diskutohet ideja për ndarjen e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Grenell i cili është i përzgjedhuri i Shtëpisë së Bardhë për ta ndihmuar dialogun Kosovë-Serbi, në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se në prezencën e tij asnjëherë nuk është diskutuar për një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova. Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Joseph i është kundërpërgjigjur Grenellit duke thënë se marrëveshjet mbi baza territoriale nuk funksionojnë. Richard Grenell ✔@RichardGrenell  · 8h…

Lexo më Shumë

Avokati Bashkim Ameti,njëherit ish ministër i Ambientit Jetësor, në një postim në facebook thotë se me nominimin e Izet Mexhitit për bartës të listës për zgjedhjet parlamentare 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka dëshmuar përkushtim dhe rrespekt për zonën zgjedhore nr.1 dhe në veçanti për rajonin e Dervenit. ‘Shoku jonë Izet Mexhiti qysh në moshë të re ka bartur përgjegjësi të mëdha mbi supe dhe përveçse djalë me prejardhje dërvenase, mbahet mend edhe si Kryetari i parë i Shkupit të vjetër (komunës së Çairit), tek i cili banorët e Shkupit dhe rrethinës në çdo kohë kanë gjetur mbështetje…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së mësuesit-7 Marsi, kryearja e komunës së Tetovës Teuta Arifi shtroi drekë për veteranët e arsimit . ‘Ashtu si çdo vit edhe ketë 7 Mars organizuam drekë për të nderuar veteranët e arsimit shqip nëkomunën e Tetovës!Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për punën e palodhshme dhe kontributin fisnik duke mësuar dhe edukuar shumë gjenerata me rradhë!-shkruan Arifi.

Lexo më Shumë

SHMQSH Marija Kiri Skllodovska, për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe shënimit të 133 vjetorit të hapjes së mësonjëtores së parë shqipe, organizoi program kulturo-artistik për nder të kësaj dite historike të arsimit shqip, ditë e cila hapi dyert e diturisë për kombin shqiptar. “7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi politike e kulturore në historinë e arsimit kombëtar shqiptar. Andaj, në këtë ditë ne të gjithë se bashku kujtojmë dhe nderojmë mësuesit tonë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, të cilët na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun”,…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për media, ka paralajmëruar se pas formimit të Qeverisë së re do të hiqen shpenzimet e rrugës për deputetët e Kuvendit. Në luftën kundër keqpërdorimit, krimit dhe korruposionit, Zaev ka paralajmëruar një masë të re për shpërblimin e të gjithë qytetarëve që do të denoncojnë raste të këtilla në bazë të së cilave do të hapen edhe lëndë gjyqësore. Zoran Zaev “Do ti heqim shpenzimet e rrugës për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që ta dëgjojmë zërin e qytetarëve në luftën e përbashkët kundër kriminalitetit dhe korrupsionit…

Lexo më Shumë

Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural për 1.972 blegtorë të cilët kujdesen për dhi ka paguar 61 milionë denarë. Bëhet fjalë për masën “Pagesa direkte për kokë dhie” shfrytëzuesit e të cilëve janë ekonomi bujqësore me të paktën 10 kokë dhie nga të gjitha kategoritë. Vlera e pagesave direkte arrin 1.000 denarë për kokë dhie, gjegjësisht 1.100 denarë për ekonomitë bujqësore të cilat kanë të paraqitur numër për kokë dhie për mbështetje financiare nga minimum 50 deri në maksimum 150 dhi nga të gjitha kategoritë. “Praktika për pagesë në kohë dhe joselektuese të subvencioneve vazhdon. Paratë për…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në fjalimin e tij me rastin e hapjes së shtabit zgjedhor të BDI_së, theksoi se kundërshtarët e BDI-së përgjigjen do ta marin më 2 prill nga militantët e BDI-së. Sipas tij BDI-ja është çelësi për realizimin e projekteve në të mirë të shqiptarëve. “Bashkimi demokratik për Integrim në krye me Ali Ahmetin nuk kërkon votë për ti mposhtur partitë e tjera politike shqiptare, BDI-ja del me fushatë pozitive, detyrimisht me raport se çka ka punuar për popullin gjatë këtij mandati dhe mandateve tjera dhe del me program se për çka e kërkon votën në mandatin…

Lexo më Shumë

Koalicioni parazgjedhor mes AlternAtivA-s dhe Aleancës për Shqiptarët, tash një kohë të gjatë ka filluar t’i jep frytet e saja pozitive në terren nga strukturat e të dy partive. Përveç, bashkëpunimit në nivel të lartë partiak, strukturat e të dy partive vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe në nivel degësh dhe nëndegësh gjithandej vendit. Sonte, Sekretarët e Përgjithshëm të dy partive, Arben Taravari (ASH) dhe Skender Rexhepi-Zejdi (Alternativa) kanë realizuar takim me shtabet lokale të dy partive, duke krijuar kështu edhe më tepër sinergji, harmonizim dhe efekt komplemetar mes ASH-së dhe AlternAtivA-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari,…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, ka reaguar ashpër ndaj zëvendës kryeministrit Bujar Osmani, i cili tha se kërkesa e Zaevit për 61 deputetë, është e njëjtë me retorikën e Gruevskit. Zeqiri në përgjigje ndaj Osmanit, e quan atë “pobratim” të Gruevskit. “Paramendoni Bujar Osmani, njeriu i cili tërë jetën do t’i jetë falënderues Gruevskit për shkak të faktit se asnjëherë nuk do të merrte vendim si mjek në klinikën shtetërore po të mos ishte pikërisht i arratisuri në Budapest, tani mundohet të spinojë dhe të krahasojë atë që nuk krahasohet, respektivisht atë që e deklaron kryetari i LSDM-së Zoran Zaev…

Lexo më Shumë

Mot me vranësira me reshje të shiut dhe erë nga drejtimi jugor na pret prej nesër dhe gjatë fundjavës. Meteorologët paralajmërojnë reshje më të rrëmbyeshme të shtunën, mbi 29 l/m2, kur do të ketë edhe kushte për destabilizim lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Nga atje paralajmërojnë se nesër nga fundi i ditës dhe të shtunën do të fryjë erë mesatare, ndërsa kohë pas kohe edhe e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura minimale nesër do të lëvizë prej minus pesë deri një gradë, të shtunën prej tre deri nëntë gradë, të dielën prej tre deri shtatë dhe…

Lexo më Shumë