Author: Rilinda

Ish kryeministri Zoran Zaev ka thënë se me shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme do të mund të dalim jashtë shtëpisë të kryejmë obligimet tona dhe të kthehemi. Sipas tij nëse nuk respektohen rregullat atëherë Qeveria mund me akt t mbyll ndonjë veprimtari ose subjekt. Ai tha se lëvizja do të ndalohet vetëm nëse ka orë policore, ndërsa kjo nuk vjen automatikisht me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. ‘Orë policore do të ketë nëse nuk i respektojmë masat e mëparshme. Për këtë shkak qytetarët duhet të jetë më serioz. Duke mbrojtur veten i mbrojmë edhe të tjerët’, tha Zaev. Ai…

Lexo më Shumë

Naser Zyberi tha se presidentit disi ju imponua shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. “Gjitha kompetencat tani i kalojnë ekzekutivit. Tani qeveria mund ta ushtroj edhe funksionin ligjvënës, të cilat pas krijimi të parlamentit duhet t’i aprovoj”, tha Naser Zyberi, në emisionin ENTER në TV SHENJA. Ai tha se mosrespektimi i masave detyron organet që t’i ashpërsojnë masat për tu përballur me këtë situatë. “I vetmi mekanizëm për ta ndërprerë virusin  është ndërprerja e kontakteve. Fatkeqësisht kjo masë në këto vende nuk po i respektojnë këto masa detyrojnë qeveritë të radikalizojnë masat. Këtu qeveria tani e ka në dispozicion vendosjen e…

Lexo më Shumë

Doktori Arben Agolli, nga Dibra i cili ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 ka deklaruar se pavarësisht faktit që kanë mbartur maska dhe dorashka plastike, ai dhe stafi i tij janë infektuar nga Covid-19. Agolli ka pohuar se personeli mjekësor testet për Covid-19 I ka bërë pasi në klinikën e tij në Dibër kishte pasur dy pacient të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi. Ai më tutje ka thënë se ndjehet mirë dhe ka pohuar një fakt tjetër duke thënë se shumë njerëz I janë paraqitur nëpërmes telefonit pas diagnostifikimit. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1499531080220217/

Lexo më Shumë

sh kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një linjë të drejtëpërdrejtë në Click Plus, ka folur për shpalljen e gjendjes së krizës dhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve në këto kushte. Xhaferi ka thënë se qytetarët duhet t’i rrespektojnë masat e autoriteteve dhe se gjithësecili të mendoj së pari për vetveten, familjen dhe shoqërinë. Xhaferi u ka uruar shërim të gjithë të prekurve duke veçuar mjekët nga Dibra. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1390529314451565/?t=0

Lexo më Shumë

Ministri shtetëror për Evropë i Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot nesër do të realizojë “vizitë virtuale pune” në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Siç bëri të ditur MPJ-ja, vizita e punës fillimisht ishte planifikuar që të realizohet në mënyrë të zakonshme, në kontekst të pritjeve dhe pikëpamjeve për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke pasur parasysh situatën globale në lidhje me pandeminë e COVID-19, është paraparë që ajo të realizohet në mënyrë digjitale, gjegjësisht me vendosjen e lidhjes video, që, siç theksohet, paraqet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se propozimi i presidentit për shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm. Ai tha se presidenti Hashim Thaçi ishte parapërgatitur që të insistojë mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që të shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme, që sipas Kurtit, nuk ka nevojë për një hap të tillë. “Në ditën e djeshme kishim zhvillim të pazakontë meqë presidenti u angazhua për t’u shpallur Gjendja e Jashtëzakonshme në Republikën tonë. Kishim mbledhje të Këshillit të Sigurisë raportet ditore të së cilit unë i marr përditë si kryeministër i Kosovës. Në këto raporte ka…

Lexo më Shumë

Kurti thotë se partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës janë SHBA-të  dhe BE-ja Kryeminsitri i Ksovës, Albin Kurti ka deklaruar se SHBA-të  dhe BE-ja janë partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës. Sipas Kurtit, Amerika edhe Evropa na nevojitën që të dyja, dhe Kosova nuk ka sëvendësim për to. “Ne kemi, duam, dhe do të kemi partneritet të plotë me SHBA-në dhe BE-në. Amerika edhe Evropa na nevojitën që të dyja, ne nuk kemi zëvendësim për to, dhe ato nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën. Është gabim historik të thuash po Amerika, jo Evropa, ose po Evropa, e jo Amerika. Po Evropa e po Amerika”, ka thënë Kurti në …

Lexo më Shumë

Pak orë pasi LDK-ja njoftoi se do të iniciojë mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti doli në konferencë të jashtëzakonshme për media të cilën, për habinë e shumë kujt, e nisi me lëvdata për menaxhimin e situatës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. “Si qeveri e re e Republikës së Kosovës jemi shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, për ballafaqimin e suksesshëm në parandalimin e përhapjes së pandemisë koronavirus dhe për këtë gjë unë dua që t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës që kanë respektuar vendimet e qeverisë dhe kanë ndjekur udhëzimet e…

Lexo më Shumë

Ilir Hasani, drejtor i Klinikes për Traumatologji, Ortopedi, Anestezi, Reanimacion dhe Trajtim Intenzivdrejtor ka postuar një status në facebook, ku shkruan se lajmet që vijnë në lidhje me Covid-19 nuk janë aq të mira Ilir Hasani: Të nderuar, lajmet që vijnë nuk janë edhe aq të mira. Duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë. Kujdesi, besimi ndaj autoriteteve shëndetësore dhe ndjekja e masave në këto kushte, në asnjë moment nuk duhet neglizhuar. Bashkë mund ta tejkalojmë!

Lexo më Shumë

Kazerma Pepelishtë, në Krivollak do të kthehet në karantinë, në të cilën do të stacionohen njerëzit që vijnë në Maqedoni nga zonat e me rrezikshmëri nga koronavirusi. Gjatë ditës në këtë pikë ka kryer kontrolle edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska publikoi sot video nga kazerma në Krivollak, ku do të jetë pika e parë e pritjes për të izoluar qytetarët që kthehen nga shtetet me rrezik të lartë. “Në Krivollak, në kazermat Pepelishte, ku do të jetë pika e parë e pritjes për qytetarët tanë që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë, në…

Lexo më Shumë

Publicisti Latif Mustafa e ka vlerësuar si skandaloz dhe brutal mesazhin e zv.kryeministrit Bujar Osmani në pres konferencën e sotme në lidhje me koronavirusin, duke shfrytëzuar kështu aktivistët e rinj për poena politik. “Sot e patëm një shembul, premisa e dytë është me eklatant, është i çuditshëm, është edhe fyes në njëfarë mënyre, sepse domethënë Bujar Osmani që është një mjek edhe përfaqësues eksponent i një partie politike në këtë rast i Bashkimit Demokratik për Integrim. Në një prekonferencë që e pata mundësinë ta dëgjoj e shpall mundësinë që qytetarët, jep në një farë mënyrë alarmin dhe këshillën se qytetarët…

Lexo më Shumë

The Economist: Të gjitha qeveritë po luftojnë, por disa reaguan më shpejt se të tjerët Për të kuptuar se çfarë na pret le të shikojmë në Lombardi, rajonin e pasur Italian, zemra e shpërthimit të covid-19 në Evropë. Spitalet e saj ofrojnë kujdes shëndetësor të klasit botëror. Deri javën e kaluar ata menduan se do të përballen me sëmundjen. Po kur radhët e njerëzve me pneumoni filluan të shtoheshin, mbaruan ventilatorët dhe oksigjenimi, stafet u rraskapitën dhe në disa spitale janë detyruar të përzgjedhin pacientë për trajtim. Për të tjerët… Pandemia, që deklaroi zyrtarisht OBSH këtë javë, po përhapet shpejt,…

Lexo më Shumë