Author: Rilinda

Nga Fabrizio Dragosei Tani dukej si një mrekulli që një vend të jetë pothuajse tërësisht imun ndaj koronavirusit. Rusia me vetëm disa dhjetëra raste midis afro 150 milion banorëve, po akuzohet gjithashtu për përhapjen e lajmeve të rreme dhe tendencioze rreth epidemisë në pjesën tjetër të botës, nga SHBA në Evropë. Kjo është një epidemi e cila, sipas disa llogarive të rreme në mediat sociale, është nxitur nga shërbimet sekrete perëndimore. Ndërkohë situata shëndetësore po ndryshon ngadalë dhe fatkeqësisht jo për mirë. Ndërsa tendenca zyrtare është të minimizojë atë që ndodhë, edhe masat e pakta të sigurisë që janë vendosur…

Lexo më Shumë

Kreu i Lidhjes Social Demokrate nëpërmes një lidhje të drejtëpërdrejtë ka folur në emisionin Click Plus në Tv21. Ai ka thënë se masat primare që i ka marrë shteti i ka drejtuar në drejt sektorëve më të prekur për momentin, duke përmendur atë të hoteljerisë, turizmit dhe transportit. “Qytetarët duhet ta dijnë se Qeveria është e vetëdijshme se çfarë po ndodhë – qëllimi jonë është që të mos ketë punonjës të përjashtuar nga puna. Me atë sjellje të përgjegjshme do t’i kalojmë këto muaj. Besoj që do të gjejmë mënyrën për të kaluar sfidën. E para, buxheti duhet të jetë…

Lexo më Shumë

Njohësi i rrethanave ekonomike Ljupço Zikov në emisionin Click Plus sonte ka deklaruar se virusi Covid 19 do të largohet në një periudhë të caktuar, kurdo qoftë ajo,  por ajo që do të mbetet do të jetë rënija ekonomike. Ai ka theksuar se me ikjen e virusit, vendi do të përballet me vështirësitë ekonomike të cilat do të lindin në këtë periudhë. Në debatin e sontëm përpos Zikov, marrin pjesë edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, po edhe kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perendimore, Nebi Hoxha. https://www.youtube.com/watch?v=HYWVnKXzXC8&feature=emb_logo

Lexo më Shumë

Kryeministri Oliver Spasovski, sonte në emisionin “Vin –Vin” në TV Telma, njoftoi se me siguri që nesër do të merren masa për të transferuar automatikisht këdo që nuk respekton urdhrin në izolimin në shtëpi, në qendrat e karantinës dhe përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra. “Kemi dy lloje të vetëizolimit – me vendim për mbikëqyrje shëndetësore atyre personave që janë drejtpërdrejt në kontakt me një person me koronavirus, të cilët vizitohen nga shërbimet patrulluese. Ka disa raste kur vendimi për izolim nuk respektohet dhe ndaj tyre tashmë janë shqiptuar gjoba. Ende nuk ka burg. Dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në emisionin e sotëm “Rruga drejt” në Alsat tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen apo të krijojnë panik për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ai potencoi se gjendja e jashtëzakonshme thjeshtë do të thotë shtim i kompetencave të Qeverisë për të marrë vendime, raporton news33. “Thënë ndryshe, nuk është e vërtetë se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, qytetarët nuk do të mund të lëvizin nga qyteti në qytet, apo nuk do të thotë se do të ketë orë policore. Gjendja e jashtëzakonshme thjeshtë i lehtëson punë Qeverisë që të sjellë…

Lexo më Shumë

A do të mbyllen pikat pagesore të rrugëve, për shkak të rrezikut të punonjësve që të bien në kontakt dhe të infektohet me persona të prekur nga korona virusi, kësaj pyetje i përgjigjet, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Në konferencën për shtyp, ministri Filipçe, e la të hapur mundësinë e mbylljes, edhe pse, deklaroi që punonjësit e pikave pagesore kanë pranuar mjete mbrojtëse gjatë orarit të punës. “Mundemi që të gjitha çështjet t’i propozojmë dhe t’i bisedojmë në Shtabin Qendror të Krizës në qeveri, me atë që të gjithë njerëzit që kanë qenë në kontakt, njerëzit që punojnë në pikë…

Lexo më Shumë

Para së gjithash, duhet cekur se secili nga ne e di se me “demokraci”, nënkuptojmë sundim të popullit, apo ashtu e kemi lexuar diku, e që është në kontrast me aristokracinë, (sundimi i më të mirëve, apo thënë ndryshe më të fismeve) dhe monarki (sundim i një individi). Por, demokracia në kuptimin e sundimit të popullit mund të tingllon mirë në teori, ndërsa,  praktikisht asgjëkundi nuk “sundon populli” : Kudo sundojnë “qeveritë dhe fatkeqsisht edhe burokracia d.m.th nëpunësit e shtetit”. Përveç kësaj, edhe shtetet sikurse Britania e Madhe, Danimarka, Norvegjia si dhe Suedia janë monarki dhe njëkohsisht shembuj shumë të…

Lexo më Shumë

Albert Kamy dhe epidemia si metaforë e ekzistencës (Autori që me “Murtajën” na mësoi sesi të duhemi në distancë.) Në këto ditë të kapur nga murtaja, me karantinën e padëshiruar dhe nga një alarmizëm i fortë, emri i Albert Kamysë na kthehet shpesh, sigurisht e lidhur me një libër të madh klasik si “Murtaja”, që tregon për gjendjen e epidemisë (pandemisë aktuale) dhe e shndërron në metaforë ekzistenciale universale. Sipas lajmeve thot Arjan Kallaço romani është në majë të klasifikimeve të shitjeve edhe në Francë, në janar u shitën gati 40% të kopjeve të blera në një vit: Mrekullia e Koronavirusit??? Albert…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sonte apeloi deri tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut që gjenden jashtë vendit për shkak të situatës me koroavirusin të për regjistrim urgjent të paraqiten në Përfaqësinë më të afërt diplomatike-konsullore me qëllim që t’u ndihmohet të kthehen në vend. “Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut të cilët për momentin jeni jashtë vendit, veçanërisht ju të cilët nuk keni qëndrim të rregulluar dhe për shkak të rrethanave të vështira të jashtëzakonshme gjithandej, janë anuluar fluturimet dhe janë mbyllur kufijtë, nuk keni mënyrë si të ktheheni në shtëpi. Mundohemi të gjejmë mënyrë të…

Lexo më Shumë

Më 28 janar, pas arrestimit të njërit prej profesorëve më të shquar në botë në fushën e biologjisë dhe të kimisë, Universiteti i Harvardit ka njoftuar detajet, të cilat më pas janë bërë lajm në të gjithë mediat e njohura të botës. Por në atë kohë, ndonëse në Kinë sapo kishte nisur lufta me koronavirusin, në vendet e perëndimt ende nuk kishte mbërritur pandemia, ndaj edhe lajmi është mbuluar nga lumi i të rejave që vinin çdo ditë. Po për çfarë bëhet fjalë? Lieber është nja 26 profesorët më të mëdhenj të botës në fushën e kimisë dhe biologjisë. Lidhja…

Lexo më Shumë

Olivier Babeau* Kriza e koronavirusit nuk ka mbërritur ende e plotë tek ne, por tashmë është e mundur të imagjinohet se çfarë e pret shoqërinë. Vdekjet, falimentimet e korporatave, rritja e përçarjes evropiane dhe shpërthimi i borxheve publike janë pasojat më të dukshme negative. Por është e mundur të mendohet se kjo ngjarje e paparë për nga madhësia e saj, indirekt, mund të ketë edhe efekte pozitive. Historia është përplot me kriza të mëdha që patën efekte të qëndrueshme: mendoni për Luftën e Parë Botërore, e cila e bëri të domosdoshme punën e grave, për mungesë burrash, që solli një…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përshëndeti vendimin e Presidentit Stevo Pendarovski për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë që qeveria tani do të jetë në gjendje të menaxhojë me shpejtësi dhe efikasitet burimet e shtetit dhe të përgjigjet në kohën e duhur ndaj sfidave që vijnë përpara si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik. Ministri Filipçe shkroi në profilin e tij në Facebook një sqarim se çfarë nënkupton gjendje e jashtëzakonshme. Një gjendje e jashtëzakonshme do të thotë që Qeveria të marrë si fuqi legjislative ashtu edhe ekzekutive. Kjo lehtëson punën e Qeverisë në kohë…

Lexo më Shumë