Qytetarët të shmangin pagimin më parave kesh, t’i përdorin më tepër kartat elektronike, apeloi zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani. Asllani sot, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce, duke u përgjigjur pyetjet e gazetarëve, bëri thirrje edhe një herë që të evitohet lëvizja jashtë, tubimi në tregje, dhe në dyqane. “Kemi edhe një rekomandim nga OBSH-ja – nëse shkëmbejmë kartëmonedha, para, duhet më shpesh t’i lajmë duart. Por nëse është e mundur, më mirë të paguajmë me kartelë gjegjësisht në mënyrë elektronike”, theksoi zëvendësministri.
Author: Rilinda
Prej sonte në funksion është edhe koll-qendra 0800 002 03 në Shtëpinë e shëndetit në Shkup. Thirrja është falas, do të punohet 24/7 dhe në të qytetarët mund të paraqiten që të parashtrojnë pyetje lidhur me koronavirusin, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në profilin e tij në Fejsbuk. Siç njofton Filipçe, prej të hënës do të funksionojnë edhe dy postblloqet për marrjen e mostrave në poliklinikat Jane Sandanski dhe Çair, ku tanimë janë sistemuar kuadro profesionale. “Sot përfundoi edhe mbledhja koordinative me Shoqatën e mjekëve amë, të cilët do të përfshihen në sistemin për caktim, përmes sistemit ‘Termini…
Fokusi më i rëndësishëm për momentin për përballje me koronavirusin duhet të jetë mbështetja financiare e sistemit shëndetësor që të parandalohen pasojat për shëndetin publik dhe të mos ndodhë ndikim më dramatik dhe dëme në sektorin ekonomik dhe financiar. Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm i Këshillit Ekonomik mbajtjen e të cilit e inicoi kryeministri Oliver Spasovski. Përveç kryetarit të Qeverisë dhe ekipit të tij ekonomik, në takim morën pjesë kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti, akademiku Abdulmenaf Bexheti, këshilltari i Odës Ekonomike Zoran Jovanvoki, ish ministrat e Ekonomisë Fatmir Besimi dhe Trajko Sllavevski, Gordana Dimitrievska Koçovska, Nikolla Popovski, Vanço…
Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar sot se ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogani, të cilit i ka kërkuar ndihmë në lidhje me pandeminë COVID-19. Mbështetjen e kërkuar medicinale, teknike e logjistike, presidenti kosovar tha se i është premtuar nga homologu turk. Por, një gjë e tillë nuk po pritet mirë nga disa kosovarë. Veçanërisht, kundërshti është shprehur nga disa kosovarë që jetojnë në shtetet përëndimore. Një përfaqësuese e këtij komuniteti, e ndodhur diku në ShBA, Arbana Xharra, ka dalë kundër kësaj ndihme. Ish-gazetarja dhe ish-analistja ka thënë se as në këto momente të vështira nuk na…
Përmes një peticioni të ngritur nga qytetarët, kërkohet që gjatë Gjendjes së jashtëzakonshme në vend sa të zgjatë ajo, çmimi i rrymës për qytetarët të ulet si masë për lehtësimin e barës së qytetarëve shumica e të cilëve tashmë nuk punojnë dhe qëndrojnë në shtëpi të izoluar duke u përmbajtur rekomandimeve të autoriteteve vendore. Në këtë peticion kërkohen diku 15 mijë nënshkrime por që brenda pak kohe shifra e nënshkrimeve ka arritur mbi 13 mijë.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për “TV Sitel”, theksoi se qeveria duhet të pranojë masa ekonomike që të shpëtohen bizneset, të punësuarit ta ruajnë punën dhe të mblohet vrima që do të shkaktohet në buxhetin që të mund i njëjti ta ruajë likuiditetin. “Brenga ime është që të propozojmë sa më shumë masa, të luftojmë që ato masa nga kjo qeveri të pranohen , që të shpëtojmë sa më shumë jetë të njerëzve. Kjo e cila doli si pako e masave të cilat Qeveria i propozoi është më shumë fyese. Neve na duhet aksion në ekonomi, e…
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të limonit, portokallit, mandarinës, qitros dhe klementinëve. Sipas vendimit për kushte të veçanta për tregtinë e mallrave të caktuara përcaktohet marzha më e lartë tregtare për këto produkte për ndërmarrjet tregtare dhe pronarët individual e cila aplikohet në periudhën mes 1 Janarit 2020 dhe 11 Mars 2020 kur Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka deklaruar pandeminë e korona virusit apo COVID-19. Sipas vendimit, kjo masë do të jetë e vlefshme deri më 30 Prill 2020. Sipas situatës aktuale pas…
Duke filluar prej të shtunën do të vërehet prani e konsiderueshme e Armatës, e kombinuar në patrullime dhe aktivitete të përbashkëta me policinë, njoftoi kryeshefi i Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski. Ai sqaroi se krahas përforcimit të policisë kufitare, një pjesë e përbërjes së Armatës do të përfshihet në patrullime të kombinuara me nëpunësit policorë edhe në sigurimin e objekteve të caktuara vitale shtetërore. “Krahas përforcimit të policisë në të gjitha kufijtë një pjesë e përbërjes së Armatës, do të përfshihet në patrullime të përbashkëta të kombinuara me nëpunësit policorë në sigurimin e objekteve të caktuara shtetërore vitale, si dhe komunikimet dalëse…
Qeveria në seancën e sotme e angazhoi Komisionin për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë të përgatisë propozim të detajuar me shkrim me masa dhe udhëzime për vendosjen e masave më të rrepta restriktive në lidhje me parandalimin, futjen dhe përhapjen e koronavirusit (ndalim dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore gjatë ditës dhe natës, organizimin e transportit publik, punën me orare, kategoritë e personave të përfshirë sipas moshës dhe dorëzimin e tyre në Qeveri për seancën e nesërme. Në seancën e Qeverisë që do të mbahet nesër duhet të marrin pjesë dy epidemiologë…
Qeveria amerikane i ka konsideruar të pamjaftueshme masat e marra nga Qeveria e Kosovës për heqje të tarifës 100 për qind në lëndën e parë në prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. Një burim brenda Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka thënë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shihen si mënyrë për të blerë kohë. “Kjo nuk është e mjaftueshme për SHBA-në. Pse të presim? Kjo duket sikur mënyrë për të blerë kohë. Qëndrimi ynë është se tarifat duhet të largohen plotësisht sepse ato dëmtojnë ekonominë e Kosovës”, ka…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka hequr taksën 100% ndaj mallrave serbe. Ai ka shkruar se “sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, raporton Gazeta Blic. Njoftimi i plotë: U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në emisionin debativ Click Plus në të cilën u debatua për masat ekonomike në periudhë të pandemisë ka deklaruar se për qytetarët dhe kompanitë e prekura nga virusi Covid-19, këstet e kredive për muajin prill, maj dhe qershor do të shtyhen për në korrik. https://www.youtube.com/watch?v=hepZwl4T3G4&feature=emb_logo