Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri sonte i pranishëm në emisionin Click Plus, fjalimin e tij e filloi duke replikuar në deklaratën e përfaqësuesit të LSDM-së Zekiri. Aziri theksoi se Aleanca për Shqiptarët që një javë më parë ka dalur me një konferencë për shtyp duke propozuar një sërë masash konkrete të cilat ishin të destinuara dhe në favor të bizneseve dhe qytetarëve. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/200045247991031/
Author: Rilinda
Arbër Ademi nga BDI në komentimin e masave të reja ekonomike të propozuara nga LSDM, përmendi deklaratën e Donal Trump ku ka theksuar se më shumë para duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve. Ademi gjithashtu theksoi se këtë masë po e miratojnë edhe shumë shtete të Bashkimit Europian, me qëllim që të rritet konsumi i cili është bartës i procesit ekonomik. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/953733938378738/
Nga Zachary Karabell Gjatë javëve të kaluara, koronavirusi nga një epidemic aziatike me efekte të forta në rrjetin e tregtisë ndërkombëtare kaloi në një pandemi globale që po zhyt tërë botën në recesion. Udhëtimet në të gjithë globin janë ndërprerë. Kufijtë janë mbyllur. Qindra miliona njerëz janë të bllokuar në BE dhe SHBA. Kriza ka fshirë triliona dollarë nga tregjet globale të aksioneve dhe zhyti të ardhmen e miliona bizneseve të vogla në të gjithë botën. Në muajt në vazhdim, ka të ngjarë që ne të shohim një nga kontraktimet ekonomike rekord, dhe rënia do të shërbejë padyshim edhe për…
Sonte në emisionin Click Plus në TV21 që realizohet përmes lidhjes Skype, debatojnë nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, Arbër Ademi nga BDI, Elmi Aziri nga ASH si dhe ekonomisti Visar Ademi, në lidhje me pakon e masave ekonomike të shpalosuara nga ish-kryeministri Zaev. Deputeti Zekiri theksoi se pakoja përmban 15 masa ekonomike dhe për momentin vetëm një pikë, ajo ulja e rrogave paraqet debat në opinion. Ai thotë se ata që reagojnë kundër uljes së rrogave në sektorin publik nuk e kanë kuptuar seriozisht situatën, dhe se nëse kanë ndonjë ofertë tjetër duhet të paraqesin. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/2707898022829698/ https://www.facebook.com/tv21hd/videos/2707898022829698/
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka sjell një urdhëresë përmes së cilës qytetarët tanë që do të arrijnë në vendkalimet kufitare do të transportohen deri tek karantinat shtetërore çdo ditë në ora 10:00 dhe ora 20:00. Apelohet deri tek qytetarët që e kanë me patjetër të udhëtojnë drejt vendit, t’i planifikojnë arritjet e tyre në vendkalimet kufitare pak para terminëve të lartpërmendura, me qëllim që të mos krijohet tollovi dhe pritje.
Natyra dhe ruajtja e biodiversitetit këtë vit janë temat kryesore për të cilat miliona njerëz do të dërgojnë mesazh duke I shuar llambat të Shtunën, 28 Mars, në aksionin “Ora e planetit Tokë 2020” (Earth Hour 2020). Maqedonia do të marrë pjesë në këtë veprim mjedisor për të njëmbëdhjetë herë me shpresën se vetëdijesimi për pasojat e ndryshimet klimatike do të arrijë te çdo person në planet, transmeton Meta. Një milion kafshë dhe bimë në mbarë botën janë të rrezikuara, ndërsa gjithë Toka është çdo ditë e prekur nga ndryshimet klimatike. Maqedonia nuk bën përjashtim. Sipas një studimi të Ministrisë…
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, siguron leje ditore për të punuar pas orës 21:00, për organet e pushtetit shtetëror, shtabet e krizës, mediat, ndërmarrjet e shërbimeve të varrimit dhe furrat e bukës/byrektoret. ➡️Në përputhje me masat e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojmë opinionin se Ministria e Shoqërisë Informtike dhe Administratës, obligohet të lëshon leje për lëvizje gjatë kohëzgjatjes së ndalesës së lëvizjeve. Lejet lëshohen për të punësuarit e organeve të pushtetit shtetëror (ekzekutiv dhe gjyqësor) të cilët kanë nevojë për kujdestari, ndërsa nuk munden ta përshtasin sipas periudhës së ndalesës së lëvizjeve, si dhe…
Kryeministri Oliver Spasovski sonte u bëri apel personave të cilët janë obliguar me deklaratë për vetizolim, si dhe ato me vendime nga Inspektorati Shtetëror dhe Shëndetësor t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë, ndërsa qytetarëve tanë të cilët ndodhen jashtë shtetit se do të ndihmojnë nëse nuk kthehen tani në vend. “Masat parandaluese që i ka ndërmarrë Qeveria në përballjen me virusin ishin shumë më herët nga të gjitha shtetet përreth madje edhe në gjerë. Madje patëm masa parandaluese më të mëdha se Italia. Në ato momente kur qytetarë tanë ktheheshin nga Italia tashmë në aeroportin tonë dhe në hyrje…
Shumica e njerëzve shprehin brengosje për veten dhe për të afërmit e tyre lidhur me korona virusin. Tre të katërtat shprehen se madje janë të gatshëm të sakrifikojnë disa nga të drejtat e tyre të njeriut nëse kjo do të ndihmonte në përballjen me virusin. Shumica e vendeve qëndrojnë pas qeverive të tyre në këtë betejë. Por, njëherësh, megjithatë, thuajse gjysma janë dakord se kërcënimi nga korona virusi ndoshta është i tepruar. Njerëzit në mbarë botën nuk dinë se çfarë të presin në javët e ardhshme – keq ose mirë, ata nuk e dinë as nëse përhapja e këtij virusi…
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të rinjtë deri 18 vjeç nuk do të mund të lëvizin nga ora 21:00 deri ora 12:00 të ditës së ardhshme. Më të mëshuarit se 67 vjeç do të ndalohen të lëvizin nga ora 11:00 deri ora 05:00 e mëngjesit e ditës së ardhshme. “Kjo është bërë për të parandaluar grupimin e këtyre grupmoshave, të rinjtë si bartës të coronavirusit dhe të moshuarit si kategoria më e rrezikshme e qytetarëve”, tha kryeministri Spasovski për “TV24”. Spasovski gjithashtu informoi se ora policore për të gjithë do të zhvendoset nga ora 21:00 deri në ora 05:00,…
Nga Ben Zimmer Menjëherë pas pandemisë së koronavirusit dhe ndikimit të saj katastrofik në tregjet financiare, komentuesit kanë rikthyer një metaforë të njohur: “mjellmën e zezë”. “Coronavirusi është mjellma e zezë e vitit 2020“, thuhej në një memo që firma sipërmarrëse e Silicon Valley, Sequoia Capital lëshoi më 5 mars. Që atëherë, shpërthimi Covid-19 ka bërë bizneset që përballen me perspektiva të rënda ekonomike dhe kriza e shëndetit global vazhdon të dalë jashtë kontrollit. Një “mjellmë e zezë”, për parashikuesit e tregut, është një ngjarje e rrallë, e paparashikueshme me efekte serioze dhe të pashmangshme. Teoria e “ngjarjeve të mjellmës…
Nga Alexandra Alter Bota e Librave mbledh forcat për një të Ardhme të Zymtë Botuesit, libraritë dhe autorët po përpiqen të përballen dhe të kufizojnë pasojat financiare nga kriza e shpërthimit të koronavirusit. Në këto kohë të izoluara, shumë njerëz merren me leximin, por ashtu si të tjerët, edhe biznesi i librit po përgatitet për katastrofë. Festivalet dhe panairet e mëdha letrare në të gjithë botën janë anuluar. Bibliotekat publike janë mbyllur. Janë anuluar takimet, nënshkrimet dhe prezantimet e autorëve nëpër librari. Ndërsa kriza e shpërthimit të koronavirusit vazhdon të rritet, autorët, botuesit dhe librashitësit po mundohen të përballen dhe…