Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Damjan Mançevski në Click Plus të TV21, deklaroi se në këto kushte që gjendemi si shtet ku nuk ka të holla, partitë politike do të duhet të heqin dorë nga financimi përmes buxhetit të shtetit.
Author: Rilinda
E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit! E rrëzuan Qeverinë e shpresës! E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste. Kështu e ka nisur shkrimin e tij të gjatë akademik Rexhep Qosja, me anë të së cilit mbron Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ka akuzuar rënd partitë tjera. Qosja ndër të tjera në editorialin e tij thotë se “se do të bëjnë çmos për ta rrëzuar Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës e treguan ditën…
Donika Gërvalla, kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, është larguar me forcë nga mbledhja e LDK-së. Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallën ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo është larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla. Në një video të siguruar nga kallxo.com, Gërvalla shfryn ndaj punonjësve të sigurisë që nuk e kanë lejuar të hyjë në mbledhje .
Prej sot Republika e Maqedonisë së Veriut është njëra ndër vendet në të cilat do të zbatohen dy projekte të rëndësishme ndërkombëtare për luftë kundër koronavirusit. Njëherit, sot Organizata Botërore e Shëndetësisë e konfirmoi pjesëmarrjen e vendit tonë në programin “Solidaritet”, që paraqet studim të madhe ndërkombëtar i disenjuar të japë të dhëna për trajtim më efikas në shërimin e pacientëve me KOVID-19. Qëllimi i studimit është në suaza të protokolleve të definuara të ndiqet efikasiteti i 5 opsioneve të terapisë me të cilat do të shërohen pacientët me KOVID-19. Bëhet fjalë për program multicentrik në të cilin deri më…
Gjithsej 5.250 qytetarë të Maqedonisë së Veriut të ndodhur jashtë vendit i janë përgjigjur thirrjes së MPJ-së, që zgjati deri më 22 mars në orën 18:00, për kthim të organizuar në vend. Prej tyre, 2.900 qytetarë janë deklaruar se dëshirojnë të kthehen dhe pranojnë detyrimisht të kthehen dhe pranojnë detyrimisht të shkojnë në karantinë shtetërore dhe ta paguajnë çmimin e biletës së aeroplanit, informon sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zoran Popov. Në deklaratë për TV Tellma, Popov paralajmëroi se nesër në mesditë do të realizohen dy fluturimet e para çarter – deri në Zagreb dhe deri në…
Infektologu shqiptar në Klinikën Infektive në Shkup, Fadil Cana ka folur mbrëmë rreth sitatës së fundit të krijuar me koronavirusin në vend si dhe për terapinë me përzierjen e dy ilaçeve të bëra publike para ca ditësh nga Presidenti Amerikan, Donald Trump. Sqarimet e tilla, Cana i bëri në lidhje direkte me Skype në emisionin Opinion të gazetarit të mirënjohur shqiptar, Blendi Fevziu. Sipas Canës, protokoli i ri i mjekimit të koronavirusit që e ka filluar Ministria e Shëndëtësisë në Maqedoni, aplikohet vetëm me pëlqim të pacientit. “Ministria e Shëndetësisë lançoi një protokoll të ri, por i cili parparakisht duhet…
Zv.ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, thotë se deri tani 301 qytetarë nuk kanë respektuar masën orë policore, prej të cilëve 60 raste janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit. 11 prej tyre janë minoren, ndërsa 6 të moshës mbi 60 vjeçare. Sipas tij numri më I madh I shkeljeve është regjistruar në kryeqytet, duke pasur parasysh se Shkupi ka edhe më shumë banorë se qytetet tjera. Megjithatë raste të mosrespektimit të orës policore ka edhe në Manastir, Strumicë, Veles, Prilep.
Qeveria ka kapacitet të plotë, ndërsa unë si kryetar i LSDM-së kam dalë me propozim masa me qëllim të ballafaqimit me krizën e koronavirusit, por edhe kam theksuar se Qeveria ka mbështetje sido që të vendosë, nuk ka nevojë për takim liderësh për këtë çështje, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në pjesëmarrjen në Ditarin e Servisit kombëtar televiziv, duke iu përgjigjur pyetjes për nevojën e konvokimit të takimit të liderëve midis partive me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe masave të cilat do të propozoheshin në ballafaqimin me krizën e koronavirusit. “Qeveria edhe kësaj radhe është teknike që do…
Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij të fundit para mocionit, ka falënderuar, ministrin Anton Qunin i cili tentoi të dialogojë për të zgjidhur çështjen e koalicionit. Kurti ka thënë se vendimmarrjen në LDK e kanë ata që e kanë takuar ambasadorin Grenell. “Ne do të vazhdojmë të i kryejmë detyrat, por jo si më parë,pas rrëzimit të qeverisë”, thotë Kurti. Theksoi se marrëveshjen sekrete, Thaçi –Vuçiq, nuk e ka se nuk do ta fshihte. Më tej thotë se e di që ekziston një e tillë mes tyre: “Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë, me një marrëveshje të dëmshme…
Zijadin Sela në emisionin Click Plus ka lëshuar akuza në lidhje me sistemin shëndetësorë në vend. Ai ka pohuar se ky sistem shëndetësorë është i rrënuar dhe nuk plotëson asnjë standard. Sipas Selës, gjendja e jashtëzakonshme është mekanizëm shtesë në mënyrë që të kufizohen kontaktet ndërmjet njerëzve ndihmon që rastet me Covid-19 të jenë sa më pak, bëhet edhe më lehtë e menaxhueshme situata. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/2502848423364386/?t=12
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se me Kushtetutë Vetëvendosje ka të drejtë edhe njëherë të propozojë Kurtin për mandatar të qeverisë. Hasani në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se nëse Vetëvendosje nuk lëshon rrugë duke mos dërguar emër te Presidenti, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhje të reja. Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Kushtetuta e Kosovës ka shumë hapësira në krahasim me kushtetutat e vendeve tjera. Ai thotë se në kushtetutat e vendeve tjera shpjegohet shumë qartë roli i një kryeministri në dorëheqje dhe rolin e kryeministrit në shkarkim. Hasani thotë pozita…
Zëvendëskryministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë. Abazi deklaroi se ata si VV nuk do të lodhen kurrë së punuari, transmeton Klan Kosova. “Ky është vendi ynë, kurrë nuk do të lodhemi si LVV duke punuar për të, kurrë nuk do të ndalemi së shërbyeri pa asnjë kusht drejt realizimit të qëllimit”. “Faleminderit çdokujt, që përkrah e punon çdo ditë për të ndihmuar që ta kalojmë së bashku këtë sfidë me COVID-19”. “E ngritja ka kuptim vetëm së bashku. Të shëndetshëm e të fortë, ia dalim çdo sfide në rrugëtimin tonë”, ka…

