Filozofi i njohur slloven , Slavoj Zhizhek, ka vlerësuar se Qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. Ai shtoi se Qeveria Kurti ferrë në mish për të gjitha forcat politike, të cilat sipas tij, janë në gendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze. “Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. Më në fund, merr në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, e përkushtuar për…
Author: Rilinda
Edhe njeriu i parë i Rregullatores, z. Marko Bislimovski, në deklaratën për “24 Vesti”, sqaroi që ky proces nuk është aq i thjeshtë dhe se është e nevojshme periudhë me gjatë për t’u aplikuar, transmeton FTV Personat e thirrur në këtë problematikë, sqarojnë që me ndërrimin e fundit të tarifës për energji më të lirë elektrike, është punuar më tepër muaj. “Mision i pamundur është vendosja e tarifës për energji më të lirë elektrike për gjithë ditën për shkak të arsyejeve teknike, por edhe në aspektin ekonomik. Kompanitë energjietike patjetër të ngelin likuide, sepse, edhe pas krizës duhet të furnizojnë.…
Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të zhvendosen për një orë përpara, që do të thotë se në vend dy ora do të jetë tre. Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate. Nga viti 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e llogaritjes së obligueshme të zhvendosjes së orës në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi u miratua nga ana e Parlamenti Evropian, por megjithatë çdo anëtar i Unionit do të ketë mundësi të zgjedhë nëse do të mbetet në…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar dje Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ku u diskutua situata e krijuar nga pandemia COVID-19. Me këtë rast, kryeministri në detyrë e njoftoi Ambasadorin Grondahl për masat e reja të Qeverisë të cilat për qëllim kanë parandalimin e shpërndarjes e virusit Corona. Në prag të javëve më kritike në luftën kundër përhapjes së shpejtë të sëmundjes, kryeministri në detyrë Kurti theksoi përkushtimin e tij dhe Qeverisë për të kontrolluar në mënyrë sa më të suksesshme lakoren e përhapjes së pandemisë. Sipas komunikatës së Qeverisë, ai gjithashtu…
Fakti që Qeveria e Kosovës, që nga 26 marsi është në detyrë, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj saj nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nuk do të ndikojë negativisht në angazhimin në përballjen me virusin COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri, thonë zyrtarët e qeverisë në detyrë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës në detyrë, Përparim Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë që vendimet e deritashme të qeverisë për luftimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë së koronavirusit, nuk kanë pasur prapa motive politike. Si të tilla, sipas tij, ato vendime nuk duhet dhe nuk…
Në këto kohëra të vështira, të cilat i përjeton vendi ynë dhe të gjithë qytetarët, Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund e priti vendimin e merituar dhe kohë të gjatë të pritur për fillimin e negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian. Në kohën e luftës kundër koronavirusit, kur të gjitha kapacitetet e shtetit janë orientuar drejt mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe drejt sanimit të pasojave ekonomike, kjo është porosi inkurajuese, e cila dëshmon se vetëm me punë të mundimshme dhe vendime shtetërore mund të ballafaqohemi me sfidat. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja e liroi shtetin, ka ndërmarrë…
Hotelierët kërkojnë moratorium të tatimeve, ndërsa rezervat e tyre i ofrojnë si donacion për institucionet në shëndetësi Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të hotelierëve “Horekashi” me shqetësim po i ndjek efektet nga virusi KOVID-19 ndaj veprimtarisë së hotelierisë e cila ishte e para qe u largua nga tregu ekonomik si pjesë e masave për mbrojtje nga virusi, raporton news33. Nga Shoqata thonë se me mbylljen e detyrueshme jo vetëm që mund të sigurojnë kurrfarë të ardhura nga veprimtarua themelore, por me çdo orë, siç thonë u shtohen edhe shpenzimet ndaj shtetit, të punësuarit, qiratë dhe shpenzimet komunale. Ata nga…
Viva Fresh Store ka njoftuar konsumatorët se ata në vazhdimësi janë duke bërë azhurnimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa për çdo ditë dezinfektojnë gjithë inventarin si arkat, shportat dhe karrocat. “Për më tepër, ne duam të sigurojmë klientët tanë që kujdesemi çdo ditë për siguri maksimale kur bëjnë blerje në marketin tonë. Ka rezerva të mjaftueshme për të gjithë dhe për shkak të madhësisë së marketit prej 5000m2 dhe funksionimit të vazhdueshëm të 20 arkave aktive nuk ka nevojë për nxitim ose panik, si dhe pritje të panevojshme para dyerve. Gjithashtu ju lutemi klientëve tanë të…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në TVM deklaroi se “është e frikshme që në botë por edhe te ne, coronavirusi na kapi dhe më vjen keq që bota nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar, por jam i lumtur që institucionet tregua se janë të gatshme, qytetarët besojnë në to dhe kështu duhet, për këtë shkak do ta kapërcejmë krizën”. Ai falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësor, policët, armatën dhe shërbimet në MPJ, të cilët japin gjithçka nga vetja, me qëllim që të menaxhohet sa më mirë coronavirusi. Zaev theksoi se Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga ministri Filipçe dhe…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në seancën e sotme të 29-të informoi për vendosjen e Platformës kombëtare për mësim onlajn e cila që sot do të përdoret në procesin arsimor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, kumtoi pres shërbimi qeveritar. Ademi ka informuar se është duke u punuar në zgjidhjen për nxënësit të cilët nuk kanë qasje në internet. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme solli Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tokë bujqësore. Në pajtim me këtë Dekret, afatet të cilat janë përcaktuar në pajtim me ligjin për tokë bujqësore për…
ëshilli i BE-së sot duhet ta konfirmojë vendimin e para dy ditëve të Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme (GAC) Maqedonia t’i fillojë negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me atë, Komisioni Evropian fiton detyrë për të përgatitur kornizë negociatash për vendin, kurse momenti i tretë në fillimin e negociatave sipas zëvendës kryeministrit për eurointegrime Bujar Osmani, është përcaktimi i ditës kur do të mbahet konferencës ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe BE-së, me çka formalisht fillojnë negociatat, shkruan Meta. Negociatat do të zbatohen sipas metodologjisë së reviduar e cila parasheh detyra më konkrete, shpërblime më të mëdha për reformat, por…
Mbi 10.000 qytetarë gjenden në vetëizolim ose karantinë në vendin tonë. Numri i personave të cilëve u janë përcaktuar këto masa rritet çdo ditë, kurse me ata edhe përkujdesja për menaxhim me hedhurinat që këta qytetarë i bëjnë. Nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor kanë dalë me rekomandime për mënyrën e të hedhurit të mbeturinave për personat që janë në karantinë ose vetëizolim, shkruan Meta. Mbeturinat personale, siç janë pecetat, leckat për pastrim për një përdorim, maskat dhe dorashkat, patjetër ësthtë të hidhen në mënyrë të sigurt në thasë mbeturinash për një përdorim. Këto thas duhet të mbushen…

