Terapia që duhet, apo që mund ta përdorin personat që kanë simptomat e koronavirusit, detyrimisht duhet të jetë e përshkruar nga mjeku, vlerëson farmacistja Visara Riza. Ajo në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA tha se qytetarët në asnjë mënyrë të mos marrin ilaçe kokë më vete. “Terapia duhet të jetë e përshkruar nga mjekët. Kisha dashur t’ia përcjell opinionit që vet të mos marrin medikamente, të mos vetëtrajtohen, dhe trajtimi i pacientëve do të jetë i varur nga simptomat të cilët i tregojnë. Donë të thotë, a janë simptome më të lehta apo më serioze”, deklaroi Riza.
Author: Rilinda
Nga Johan Fourie Ndikimi i një pandemie globale është diskutuar nga akademikët që në vitin 2016. Por siç ndodh shpesh fjala e tyre ra në veshë të shurdhër. Dhe ja ku jemi. Tani ka pak dyshim: bota po shkon drejt një recesioni të shkaktuar nga koronavirusi. Ne jemi më të pasur sepse jetojmë të ndërvarur, të specializuar në gjërat që dijmë bëjmë më mirë dhe tregtojmë tepricat tona. Kur tregtia ndalon – pra kur ne nuk mund të blejmë dot gjërat që nuk i prodhojmë vetë – kthehemi në botën e pavarur, por të varfër ashtu si kanë jetuar të…
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka treguar planet e tij pas përfundimit të mandatit si president i Kosovës. Thaçi ka thënë se pas mandatit si president, do t’i kthehet familjes dhe jetës si qytetar jashtë politikës, ndonëse më parë kishte thënë se do të kandidojë përsëri për president. “Unë mendoj se pas përmbylljes së mandatit, t’i kthehem vetëvetes, t’i kthehem familjes. Do të jap kontributin tim gjithmonë për vendin, por si qytetar. Unë e kam menduar gjatë, vlerësoj se do t’i kthehem vetvetes. Do të bëj ndonjë punë tjetër jashtë politikës”, ka thënë Thaçi.
Nga Marcus Walker Koronavirusi ka prodhuar diçka të pandodhur më parë në historinë e ekonomisë: asnjëherë më parë qeveritë nuk e kanë vënë ekonominë kombëtare në një gjendje kome, e imponuar nga detyrimi për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Disa shoqëri të së kaluarës, të tilla si Evropa e Mesjetës, e kanë braktisur aktivitetin ekonomik në përpjekje për të shpëtuar nga epidemitë. Në pandemitë e tjera, siç është gripi i vitit 1918, ekonomia e vijoi aktivitetin nën masa të kufizuara karantine, pasi autoritetet pranuan përhapjen e sëmundjes dhe vdekjet si çmim për vazhdimësinë. Sot, shumë kombe janë më të gatshëm…
Shumë pak dimë për Kovid-19, infeksioni dhe sëmundja janë seriozisht të paparashikueshme – vetëm kjo është e sigurt. Megjithatë, përvoja e deritanishme tregoi se 80 për qind e pacientëve zhvillojnë simptoma shumë të lehta ose aspak nuk i vërejnë. Qytetarët duhet të kenë frikë, por, nuk guxojmë të krijojmë panik, tha drejtoresha e Klinikës Infektive dr.Milena Stevanoviq në emisionin e sontëm “Top tema”. Sipas saj, ka ende pyetje pa përgjigje edhe se vallë pacientët e shëruar përsëri mund të sëmuren nga virusi korona, cilat ilaçe janë më të mira, pse është kështu te disa, e ndryshe te njerëz të tjerë.…
Kulmin e koronavirusit në shtet e presim për një muaj, në fund të muajit prill. Këto janë vlerësimet e epidemiologëve në pajtim me rritjen e numrit të pacientëve, por edhe në pajtim me masat që u vendosën në periudhën e fundit, para së gjithash në kufizimet e lëvizjes, në kufizimin e kontakteve sociale, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai theksoi se masat deri më tani të zbatuara janë të mjaftueshme dhe se ora policore, lëvizja e plotë e lëvizjes, kufizimi i lëvizjes së personave më të rritur se 67 vjet dhe mospërzierja e tyre me personat e moshës 18…
Walter Russell Mead Ndikimi ekonomik i koronavirusit është dramatik; pasojat e virusit për politikën botërore mund të jenë po aq befasuese. Si fillim, ekuilibri i fuqive botërore mund të ndryshojë ndjeshëm pasi disa kombe mund ta kalojnë situatën relativisht më shpejt, ndërsa të tjerët do të përballen me kriza sociale dhe politike më të gjata dhe më të thella. Por kriza po prek edhe politikën e brendshme të kombeve. Që para pandemisë, lëvizjet populiste, ndonjëherë nën udhëheqës autoritarë, sfidonin partitë dhe idetë politike të përhapura në gjithë botën. Politikat globaliste, të tregtisë së lirë që mbizotëruan axhendën ndërkombëtare që nga…
Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, sot është mbajtur mbledhja korresponduese (mbledhja elektronike) e Qeverisë, në të cilën është diskutuar dhe miratuar Vendimi për Pakon Emergjente Fiskale. Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale e cila parasheh masat si në vijim, njofton Klan Kosova. – Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë deri në shtatë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë…
Qeveria në seancën e sotme të 31-të, e ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe solli konkluzion, me të cilin obligohen të gjitha organet e shtetit, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore që personave të punësuar në këto institucione, të cilët shkojnë në punë me shoqërim – persona tërësisht të verbër, persona të cilët lëvizin me karrocë invalidore dhe persona me pengesa të rënda ose mesatare intelektuale të lirohen nga shkuarja në punë dhe kryerja e aktiviteteve në punë. Qeveria u rekomandoi njësive të vetadministratës lokale,…
“Sot në hapësirat e komunës së Tetovës u realizua mbledhja e 4-të me radhë e Shtabit të Krizës pranë Komunës së Tetovës lidhur me përhapjen e COVID19 në territorin e komunës së Tetovës. -Ashtu siç jemi informuar nga organet kompetente shëndetësore në komunën e Tetovës janë evidentuar gjithsej 6 raste me COVID19. Prej tyre, 3 janë me vendbanim në Komunën e Tetovës, 1 në komunën e Zhelinës, 1 rast në komunën e Bogovinës si dhe 1 rast i konfirmuar të një qytetari nga komuna e Jegunovcës me vendbanim aktual në komunën e Tearcës; -Nga Spitali Klinik në Tetovë informuan se…
Mullinjtë në Tetovë nuk kanë mungesë të grurit dhe miellit. Kështu thonë nga dy fabrikat për përpunimin e të miellit, G8 dhe Vita Mill. Sipas tyre, çmimet e miellit në Maqedoni nuk varen nga fabrikat, por nga çmimi i grurit në treg , ndërsa thonë se Maqedoni ka kapacitete që të furnizojë tregun e brendshëm dhe ka rezerva deri në të korrat e ardhshme. “Në këtë periudhë kohore miell ka plotë dhe sasitë e miellit janë të garantuar deri në të korrat e reja. Në fillim patëm problem me rritjen e çmimit të grurit , kur patëm kërkesa të blejmë…
Arbnor SADIKU Kosova në çerekun e parë të vitit 1998 kishte shpërthyer në luftë masive, Ballkani pati trazira të reja, këtë her në Kosovë, e cila kishte pas më herët stauesin e krahinës autonome brenda ish Jugosllavisë, deri më datën 23 mars 1989, kur në një atmosferë të tendosur, jo tolerante, dhe të një nacionalizmi shpërthyes, dhe urrejtës Serb ndaj shqiptarëve, ju ishte suprimuar autonomia e Kosovës, dhe lideri i saj Azem Vllasi, ishte futur në burg, nga ai që më vonë morri epitetin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, si kundër minatorët e Trepçës, në Kosovë kishin hyrë në…