Author: Rilinda

WILLIAM BLAKE poet, incizues, piktor anglez, me frymëzim romantik, ishte autor i teksteve të reja dhe vizionare dhe i poezive mistike-simbolike që i ilustroi, ai vetë: Këngët e pafajësisë (1789), Martesa e Parajsës dhe Ferrit (1790), Këngët e përvojës (1794) . Ilustroi, gjithashtu, Biblën, veprat e Miltonit dhe të Jungut dhe Komedinë hyjnore të Dantes. Blleik ishte piktor dhe poet: si poet i lidhur me zbulimin e Homerit, të Biblës, Dantes, Miltonit, në të cilët, ai  shihte si bartësit e mesazhevehyjnore. Për Blleikun nuk ekzistojnë më “artet” (pikturë, skulpturë, etj). Por “Arti”, veprimtaria e pastër shpirtërore e cila mënjanohet nga materja: gjithë vepra e Blleikut përbëhet nga vizatime me stilolaps, akuarele me ngjyra të lehta dhe transparente.…

Lexo më Shumë

Edhe sot vazhdoi shpërndarja e pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe fletushka informative si preventivë nga përhapja e #covid19! Ekipet komunale sot kanë bërë shpërndarjen e pakove në Reçicë të Vogël, lagjen Tetovarja, Çarshinë e Epërme si dhe lagjen Shkumbini. Ky aksion do të vazhdojë edhe ditët në vijim në të gjitha lagjet si dhe fshatrat e komunës së Tetovës. #TëJemiTëKujdesshëm

Lexo më Shumë

Hyri në shitore dhe kërkoi qumësht. I bleu dy litra dhe i ndau në dy qese. Një litër qumësht e la në këtë shportë. “Zakonisht, ditëve të Ramazanit çfarë të blej për vete e lë edhe një për skamnorët. Njerëzit çfarë nuk kanë, vijnë e marrin vetë që mos të tërhiqen, mos të ju vije turp, e marrin dhe shkojnë” TV21: E bëni këtë me vetëdëshirë? “Por, e bëjmë me vetëdëshirë. Gati se dy herë në ditë sigurisht. Por një herë në ditë sigurt, ose unë ose shoqja kur bëjmë pazar, sepse pazarllëkun e madh, mujor e bëjmë në markete,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Facebook theksoi se është vendosur sistemi me modulet në spitalin e manovrës modulare afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor, siç sqaroi, janë dyfishuar kapacitetet në institucion. “E vendosëm sistemin me modulet në spitalin manovrues modular afër Klinikës Infektive. Për një afat më të shkurtër kohor i dyfishuam kapacitetet e institucionit. Me mbështetje financiare të Ambasadës zvicerane furnizuam dhe vendosëm “module montuese”, ku janë vendosur ambientet për shtretër spitalorë, dhoma për pushim të personelit, tualete për pacientë dhe personelit, dhe dhoma për takime. Ai sqaroi se…

Lexo më Shumë

Duke parë se situata në gjithë botën ka filluar të merr një kahe më pozitive në raport me pandeminë, vlerësojmë se kjo frymë pozitive është koha të ndjehet edhe në vendin tonë. Fatmirësisht rastet e shëruara nga Covid 19 janë në rritje, derisa rastet e reja të të infektuarve po shënojnë rënie të ndjeshme. Duke u nisur nga ky fakt do të thotë se e drejta për lëvizje të lirë të njerëzve po kufizohet në masë shumë të rreptë pa nevojë prandaj Aleanca për Shqiptarët propozon që masat në vend të shënojnë valën e dytë të lehtësimeve, edhe atë duke…

Lexo më Shumë

Elita MASHA Nga përvoja jetësore besoj fuqishëm në ligjin e kazualitetit shkak- pasojë ndaj dhe kësaj radhe besoj se pandemia bashkë me pasojat ka dhe disa shkaqe që e kanë sjellur deri këtu. Besoj në fuqinë e Zotit dhe ngjarjet si sprova për vetëpërsosje , reflektim dhe fisnikërim të qenies njerëzore, qofshin sfida të këqia apo të mira. Përgjatë ditëve të karantinës dhe pandemisë si çdo njeri nga ju, flas me veten time, i kthehem edukimit bazë dhe librave të mjeksisë, virologjisë, toksikologjisë, etikës dhe filozofisë. Sodis qytetin e boshatisur dhe vetëreflektoj, mësimet më të mira dalin nga pësimet, përvojat.…

Lexo më Shumë

Nga Olivier Pastré Titulli i këtij shkrimi mund të duket politikisht i pasaktë, por qëndron fort në aspektin ekonomik. Fjala “krizë” në gjuhën kineze ka dy kuptime “rrezik ” dhe “mundësi”. Diçka e ditur kjo historikisht. Çdo krizë e madhe shkakton shumë viktima, por gjithashtu sjell edhe mundësi për tu ripërtërirë. Coronavirus nuk bën përjashtim. Përtej tragjedisë humanitare e cila, në rastin më të mirë, do të dojë shumë vite për tu kaluar, reagimet do të duhet të bëhen, më në fund pa tabu, dhe në këto tre nivele, si më poshtë. Së pari në nivelin mikroekonomik. Është pothuajse…

Lexo më Shumë

Europa nuk është diktaturë. Evropa nuk është as një shtet. Evropa është një sistem politik i shumëanshëm, me struktura të mbivendosura të legjitimitetit, që kapërcyejnë kufijtë kombëtarë, të cilët ne i shfrytëzojmë në kohë të mira, dhe pastaj kemi mundësinë ti bllokojmë në ditë të këqija. Prandaj, Bashkimi Evropian e ka të vështirë të marrë vendime të prera nën presion. Por në një krizë si sot, kjo nuk duhet të jetë justifikim. Në shumë vende të kontinentit, zemërimi ndaj përgjigjeve të Evropës për pandeminë, po ritet. Nuk është fjala për ndonjë kundërshtim ndaj ushtrimit të paligjshëm ose të gabuar të…

Lexo më Shumë

“ATS Group” dhuron 500.000 maska mbrojtëse dhe 20.000 teste për COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë, për nevojat e sistemit shëndetësor publik në përpjekjet për të trajtuar virusin COVID-19. Testet për COVID-19 do të shpërndahen në Institutin e shëndetit publik në të gjithë vendin, me të cilën do të mundësohet testimi i shumicës së popullsisë. Maskat mbrojtëse transportohen nga Republika Popullore e Kinës dhe do të arrijnë në vend sa më shpejt të jetë e mundur. “Lufta kundër përhapjes së virusit COVID-19 mund ta fitojmë vetëm nëse veprojmë të bashkuar. Situata është delikate për të gjithë ne, por sinqerisht besoj se…

Lexo më Shumë

Nga James Pardew Çfarë interesi i mundshëm amerikan shërbehet nga diplomacia e sotme e administratës Trump që po destabilizon Kosovën, një vend i vogël dhe i vurnerabël Ballkanik pro-Amerikan, gjatë një pandemie shëndetësore globale? Dhe pse do ta bënte këtë ekipi i Trump-it kur Sh.B.A e ndaloi Serbinë – me forcë – nga kryerja e gjenocidit në Kosovë në vitin 1999? Kjo është shumë turbulluese pasi Sh.B.A ishte lojtari kryesor në fitimin e pavarësisë për Kosovën dhe që nga ajo kohë Kosova ka qenë vendi më pro-Amerikan në Evropë pas pavarësisë. E megjithatë, diplomacia e sotme amerikane po favorizon…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori i SHBA-së në Bullgari dhe oficeri i inteligjencës ushtarake, njëherësh ish-asistent i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, James W. Pardew, në një shkrim për “The Hill”, ka hedhur një vështrim mbi politikat e presidentit Donald Trump karshi Kosovës dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti në kohën e pandemisë me koronavirus. “Cili interes i mundshëm amerikan i shërbehet diplomacisë së vazhdueshme të administratës Donald Trump që po destabilizon Kosovën, një vend i vogël dhe i prekshëm i Ballkanit pro-amerikan, gjatë një pandemie globale shëndetësore? Dhe pse do ta bënte këtë ekipi i Trump kur SHBA ndaloi Serbinë – me forcë –…

Lexo më Shumë

Është e qartë se kemi hyrë në fazën e dytë të pandemisë me koronavirus. Numri i të infektuarve në ditët në vijim do të vazhdojë të rritet në mënyrë shtesë. Ende mbeten parashikimet që kulmi i sëmundjes të jetë në fund të këtij muaji dhe presim 2.000 pacientë, edhe pse shumë faktorë ndikojnë në këto pikëpamje, theksoi në konferencën për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Paralajmëroi se nesër do të kenë diskutim shtesë në kuadër të Komisionit për sëmundje infektive dhe është e mundur që deri te Qeveria të propozojnë edhe përforcimin e masave për parandalimin e përhapjes së…

Lexo më Shumë