Author: Rilinda

Ditëve të fundit sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetsisë në mesin e të diagnostifikuarve me virusin Covid 19 rezultojnë edhe personat e parë nga disa fshatra të komunës së Sarajit. Informacionet e derveni.info nga Ministria e Shëndetsisë thonë se 4 persona pozitivë janë nga fshati Llaskarcë dhe 6 nga fshati Krushopek. /Derveni.info

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë maturantët se, më 13, 14 dhe 15 maj 2020, do t’i organizojë online “Ditët e Hapura”. Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të Hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët, aplikohet për herë të parë në vendin tonë, përmes së cilës të gjithë të interesuarit, respektivisht maturantët, nga vendi dhe rajoni, do të kenë mundësinë që nga distanca të informohen dhe komunikojnë drejtpërdrejtë me stafin e universitetit, për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet dhe drejtimet studimore për vitin akademik 2020 /2021. Bëhu pjesë e “Ditëve të Hapura”…

Lexo më Shumë

Shohim se nga LSDM habiten se kush i ka lëshuar bisedat e sotme dhe këtu nuk mund t’ju ndihmojmë, por mundemi nga të njëjtët të njohim zërin e liderit të tyre, Zaev se si e shan dhe ofendon popullin e vet. Njëherësh të përkujtojmë se edhe Zaevi e ka kontrolluar lëvizjen studentore, dëgjuam se çka mendon për shumëngjyrëshit, por mirë është të dinë shqiptarët se çka mendon ai për Ali Ahmetin. Poashtu është mirë të dëgjojnë edhe i ashqutuajturi Acko Kostadinov, si dhe Zabarçaneci se si i shan ata dhe mbarë popullin. E për fat të keq ai njeri e…

Lexo më Shumë

Aq e madhe është revolta në VMRO-DPMNE sa që përmes incizimeve ilegale e zhvillojnë betejën e brendshme politike, pa dijeni se me këtë bëjnë promovimin e politikave të Zoran Zaevit dhe LSDM-së. Në audio incizimet, kryetari Zaev kategorikisht konfirmon se nuk ekzistojnë biseda që i janë dhënë ndonjë Çaushi apo dikujt tjetër përveç PSP-së. Bisedat konfirmojnë se sektori qytetar është mbështetësi më i fortë i drejtësisë, luftës kundër regjimit dhe konceptit një shoqëri për të gjithë. Këto janë politikat që i përkrah sektori qytetar, kundrejt politikave të ndasive, nacionalizmit dhe krimit dhe kjo është një nga dhembjet më të mëdha…

Lexo më Shumë

Në mënyrë demokratike duhet të arrijmë marrëveshje të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve, por nuk besoj se do të kemi periudhë të tillë të përshtatshme, si tani në qershor, gjithsesi me kusht që kriza me koronavirusin të zgjidhet plotësisht. Të gjitha vendet e shmangin korrikun, kështu që vlerësoj se qershori është më i përshtatshëm për të mbajtur zgjedhjet, natyrisht me marrëveshje, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “Rruga drejt” në televizionin Alsat. Duke shtuar se janë të nevojshme afate përkatëse për përgatitjen e zgjedhjeve, potencoi se në dekret është përmendur 21 ditë nga mbarimi i gjendjes së jashtëzakonshme…

Lexo më Shumë

Ne treguam se cilat janë kushtet tona për Republikën e Maqedonisë së Veriut të pranohet në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov në Këshillin Ministror dje pas Samitit BE – Ballkani Perëndimor, transmeton BGNES. Borisov ka përkujtuar se Bullgaria e para na mbështeti për në NATO, duke shtuar: “Çfarë t’u themi në fund, se jemi maqedonas? Ne i duam, i respektojmë dhe do t’u kisha dhënë këshillë më vëllazërore – të mos parashtrojnë kushte të pamundshme”, ka thënë Borisov transmeton BGNES. Më miqësisht, ka potencuar Borisov, u themi të qëndrojnë në atë rrugë.

Lexo më Shumë

Marr parasysh lidhshmërinë e liderit të VV-së Albin Kurtit me partitë opozitare shqiptare në Maqedoni dhe mbështetjen që i dha kandidatit për president në Maqedoni Blerim Rekës, deputeti i BDI-së Artan Grubi pret që një gjë e tillë të mos përsëritet edhe në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë që pritet të mbahen muajt e ardhshëm. Grubi thotë Kosova ka shumë punë për të bërë brenda shtetit të saj dhe se nuk duhet të përzihet tek vota e shqiptarët të Maqedonisë së Veriut, pasi që ata vetë e dinë se çka është më mirë për të ardhmen e tyre. “Sa i përket…

Lexo më Shumë

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ka komentuar zhvillimet politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë pas pezullimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër. Spahiu thotë se në qeverinë e përbashkët LVV-PDK, kryeministër do të jetë Glauk Konjufca i cili është kandidat i pranueshëm për këta të fundit. Sipas tij, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të futet në burg, ndërsa udhëheqjen e partisë do ta marrë Glauk Konjufca. Kështu, kauza e LVV-së në fushatën e ardhshme zgjedhore do të jetë “Ta lirojmë Albinin nga burgu”. Kësaj…

Lexo më Shumë

WILLIAM BLAKE poet, incizues, piktor anglez, me frymëzim romantik, ishte autor i teksteve të reja dhe vizionare dhe i poezive mistike-simbolike që i ilustroi, ai vetë: Këngët e pafajësisë (1789), Martesa e Parajsës dhe Ferrit (1790), Këngët e përvojës (1794) . Ilustroi, gjithashtu, Biblën, veprat e Miltonit dhe të Jungut dhe Komedinë hyjnore të Dantes. Blleik ishte piktor dhe poet: si poet i lidhur me zbulimin e Homerit, të Biblës, Dantes, Miltonit, në të cilët, ai  shihte si bartësit e mesazhevehyjnore. Për Blleikun nuk ekzistojnë më “artet” (pikturë, skulpturë, etj). Por “Arti”, veprimtaria e pastër shpirtërore e cila mënjanohet nga materja: gjithë vepra e Blleikut përbëhet nga vizatime me stilolaps, akuarele me ngjyra të lehta dhe transparente.…

Lexo më Shumë

Edhe sot vazhdoi shpërndarja e pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe fletushka informative si preventivë nga përhapja e #covid19! Ekipet komunale sot kanë bërë shpërndarjen e pakove në Reçicë të Vogël, lagjen Tetovarja, Çarshinë e Epërme si dhe lagjen Shkumbini. Ky aksion do të vazhdojë edhe ditët në vijim në të gjitha lagjet si dhe fshatrat e komunës së Tetovës. #TëJemiTëKujdesshëm

Lexo më Shumë