Author: Rilinda

Gjithsej 289 persona gjatë fundjavës së zgjatur të festave nuk e respektuan orën policore, prej tyre 187 janë arrestuar, ndërsa 355 qytetarë u ndëshkuan për mos mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë. Gjatë 24 orëve të kaluara në nivel vendi, informuan sot nga MPB-ja, 126 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 79 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masat e duhura. Sa i përket masës mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 18 shkelje.

Lexo më Shumë

Shoqata e mjekëve për mjekësi të përgjithshme dhe familjare me letër deri te kryeministri Oliver Spasovski dhe te Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kërkojnë pako të masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë. Ata në letër citojnë se gjatë pandemisë së Kovid-19, mjekët amë ishin dhe ende janë në linjën e parë të ballafaqimit me këtë virus dhe se me angazhimin dhe përkushtimin e tyre e kanë amortizuar presionin mbi nivelin sekondar dhe terciar dhe kanë kontribuuar për ballafaqim të suksesshëm me pandeminë, zvogëlimin e kurbës së rasteve të reja mbingarkim në sektorin spitalor. “Nga vendosja e algoritmit për skrining…

Lexo më Shumë

“Më kërkuan të ngjall një të vdekur dhe meqë ato kohë nuk kisha asgjë më të mirë për të bërë, pranova. Njeriu që kishte vdekur ishte kryetari i bashkisë së Basenit. Quhej Kadim Sedini. Gruaja e tij, erdhi në zyrën time dhe më tha se, donte që burri të rizgjidhej kryetar bashkie. Nëse e ndihmoja, do të më paguante. Sa të doja, tha gruaja”. Ben Blushi një nga prozatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë së 3 dekadave të fundit, e nis kështu romanin “Kandidati”, Botimet Mapoedition 2015-të. Gati 5 vjet nga dalja e romanit në librari, një video e bërë…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë më gurore në Llabunishtë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka sjellë vendim për prishje të njëanshme të të gjitha marrvëveshjeve për koncesion në rajonin e Llabunishtës në Strugë. Informacionin për TV21 e konfirmojnë burime qeveritare. Vendimi qeveritar është sjellë në formë dekreti me fuqi ligji. Kjo vjen pas protestave të shumta të banorëve të këtij fshati të Strugës, të cilët ankoheshin për dëme materiale nga shpërthimet që shkaktonin gurthyesit, por edhe dëme shëndetësore nga pluhuri që përhapej në atë zonë.

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=3t8Znbg6nFM&feature=emb_logo Restorante kanë hapur dyert. Jo për të shërbyer klientët, por për të kryer përgatitjet e fundit.  Kanë ngjyrosur ulëset dhe kanë pastruar tavolinat. Sot po merren edhe me lulet. Disa të tjerë kanë vendosur edhe fletushka, ku njoftohet se mbajtja e maskave është e detyrueshme. Mjete dezinfektuese ka edhe në kasafortë. Të gjithë po mbajnë llogari për distancën fizike. Kjo po ndodh edhe në kafenetë që shërbejnë në mënyrën “merr dhe shko”. Fatbardha Curri, gazarate: “Përveç restoranteve të mëdha, në qendër të Shkupit adaptime kanë bërë edhe kafenetë e vogla të cilat japin shërbime për klientët në formën “Merr…

Lexo më Shumë

Enti shtetëror për Revizion (ESHR) në Raportin e botuar të revizionit shpreh mendim të rezervuar në lidhje me prezantimin e vërtetë dhe objektiv të raporteve financiare të Agjencisë Informative të Maqedonisë (AIM) për vitin 2018 dhe pajtueshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin, politikat dhe udhëzimet përkatëse. Revizorët kanë konstatuar dobësi në sistemin e vendosur të kontrolleve të brendshme në punët e kontabilitetit dhe procesin e përllogaritjes dhe pagesës së pagave, punëve të sistemuara në mënyrë jo përkatëse, pa aktivitete të përcaktuara pune, si dhe plotësimin e disa prej tyre pa u përmbushur kualifikimet e kërkuara. “Pesë persona nuk i plotësojnë…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-së sot njohtoi se siguroi 16 milion dollarë amerikanë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në zvogëlimin e korrupsionit, integrimin më të mire të të rinjve në shoqëri dhe rritjen e konkurrencës ekonomike. Përfaqësuesi i vendit për USAID-in Erik Janowsky dhe Ministresha e Financave Nina Angelova nënshkruan marrëveshjen e përbashkët, e cila do të mbështesë: përpjekjet e qeverisë qendrore dhe lokale për të përfituar dhe menaxhuar me sukses burimet financiare dhe për zbatimin e mekanizmave të përgjegjësisë dhe llogaridhënies; punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe për të vëzhguar financimin…

Lexo më Shumë

Qëllimi i pakos së re ekonomike të Qeverisë është simulimi i konsumit privat dhe publik, publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në Fejsbuk. “Me pakon e re të masave ekonomike i sumulojmë edhe konsumin privat dhe publik. Do të fillojnë projekte të cilat ishin planifikuar për vitet 2021-2022. Bëhet fjalë për ujësjellës, rrugë, kanalizime, gazifikime, hekurudha, shkolla dhe kopshte. Në atë mënyrë do ta aktivizojmë ndërtimtarinë, ndërsa ajo lidh edhe 72 degë tjera me të”, citon Zaev në publikim. Ai potencon se plotësisht do të kahëzohen mjete direkt ndaj qytetarëve që t’i ndihmojnë ekonomisë vendore. “Ata do të shpenzojnë atje…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së prof. dr. Hristian Mickoski, sot realizoi video bisedë me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallovej. Në bisedë u bisedua për krizën shëndetësore dhe ekonomike, si dhe situatën politike në shtet. Mickoski theksoi se Republika e Maqedonisë përballet me gjendje të vështirë shëndetësore, si dhe krizë ekonomike që e vendos vendin në gjendje të palakmueshme. është përgjysmuar dhe pret mbështetje të vërtetë nga Qeveria, të cilën aktualisht nuk po e merr. Zoran Zaev, në vend që të luftojë për humbje më të vogël në zgjedhje, duhet të luftojë së bashku për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, theksoi…

Lexo më Shumë

Seancë e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet nesër në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit. Në seancë, përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, do të marrë pjesë edhe mjeku Zharko Karaxhovski nga Komisioni për sëmundje infektive. Pas seancës, sipas shërbimit për shtyp të kabinetit të Presidentit, Pendarovski do të japë një deklaratë për opinionin. Seanca pritet të diskutohet vazhdimi i mundshëm i gjendjes së jashtëzakonshme, bazuar në propozim të Qeverisë, e cila pozicionin e saj e bëri të qartë në seancën e djeshme të saj. Ministri i…

Lexo më Shumë

Fazli Ametovski deri para disa javësh ka punuar si blegtor në Itali, por tani ka mbetur pa punë. Ka tre muaj që rri tek një shoku i tij në pritje për t’u kthyer. “Ruaja dele, tani dola nga puna dhe tani vetëm rrimë. Pa dokumente nuk na mbante pronari. Po nuk bëhet puna se nuk ka fluturime, s’ka autobusë”, tha Fazli Ametovski, blegtor në Itali. Në pritje është edhe druvari Kadir Mustavov që tashmë ka mbetur i papunë. “Si kam mbetur këtu, kisha për të rinovuar disa dokumente dhe mbeta këtu më zuri kriza. Kam punuar me dru po mbaroi…

Lexo më Shumë

Top Story ka udhëtuar për në Maqedoni për të pasqyruar në këtë dokumentar të pathënat e ngjarjes së Kumanovës, që rrezikoi një tjetër luftë ndëretnike në Ballkan. Sot vuajnë dënimin 33 Shqiptarë me 746 vjet burg në total, nën akuzat për terrorizëm. Për herë të parë dhe eksluzivisht, në këtë dokumentar flasin nga burgu, ish ushtarët e UÇK-së, të cilët u sulmuan nga forcat special të Maqedonisë, në 9 Maj 2015, në Kumanovë. Në intervista do të zbulohen detaje interesante, sesi u inskenua kjo luftë e përgjakshme nga kryeministri i asaj kohe, Nikolla Gruevski i cili kërkoi të fshihte skandalet…

Lexo më Shumë