Author: Rilinda

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë edhe Kosova njëjtë si vendet e rajonit mund të mbajë zgjedhjet. “Në Kosovë, rrethanat dhe vullneti i popullit është shumë i përcaktuar për një Qeveri stabile. Kalkulimet partiake, janë ato që po e prishin një mundësi të tillë për një qeveri të tillë”. “Sa i përket shprehjes së vullnetit demokratik të qytetarëve, janë të gjitha premisat dhe kushtet e nevojshme për një Qeveri fort stabile. Duke pasë parasysh që shumica e rajonit do të jenë në zgjedhje, duke filluar nga Maqedonia e Veriut deri te Mali i Zi, s’ka…

Lexo më Shumë

Prova për protestë e Lëvizjes Vetëvendosje ka përfunduar e qetë, pas thirrjeve të protestuesve “Duam Zgjedhje”. I plotësuar- 17:38 Protestuesja: Nëse Gjykata vendos në favor të LDK-së, protestojmë sërish Prova për protestë e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u mbajtur nën thirrjet “Duam Zgjedhje”. Advije Morina, protestuese në sheshin “Skënderbeu”, thotë se e vetmja mundësi janë zgjedhjet e reja, ndërsa protestën e sotme nuk e sheh si presion ndaj vendimit që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese, raporton Zeri.info. “Jemi dal të protestojmë për shkak të shkeljes së Kushtetutës. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të LDK-së, duhet të protestohet përsëri. Mundësia…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar ballkonin e qeverisë për të dalë dhe për t’i përshëndetur qytetarët të cilët ishin në sheshin “Skënderbeu”, në provë-protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Në momentin që Kurti doli në ballkon, qytetarët filluan të brohorisin emrin e tij. Kurti qëndroi pak minuta në ballkon dhe më pas u largua. https://www.facebook.com/watch/live/?v=591762508389090&ref=watch_permalink

Lexo më Shumë

Ministrat e Punëve të Jashtëm të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ivica Daçiq dhe Nikolla Dimitrov, sot kanë patur bisedë telefonike për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave kufizuese mes dy vendeve, si rezultat i situatës së përmirësuar epidemiologjike, kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë. Ministrat e diplomacive të dy vendeve shkëmbyen përvoja për masat e ndërmarra në luftën kundër Kovid-19, informacione për gjendjen aktuale epidemiologjike në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe planet për të zbutur më tej masat kufizuese të vendosura në muajt paraprak. Bashkërisht është vlerësuar se epide(MEDIAL) është nën kontroll…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet kundër ekipit gazetaresk të TV Klan. Sot gazetari Furkan Saliu dhe kameramani Ibrahim Mamuti ishin në terren në fshatin Vaksincë, ku ata kanë xhiruar një grup të madh emigrantësh që lëviznin në atë rajon. Pasi kanë mbaruar me xhirimin, ata me makinën e tyre janë nisur mbrapa për në Shkup. Duke u kthyer, një makinë me targa të Kumanovës iu ndërpreu rrugën dhe nga ajo doli një burrë që kërcënoi gazetarët dhe u kërkoi që të fshijnë xhirimet dhe të mos i publikojnë ato. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Ministria…

Lexo më Shumë

Katica Janeva ende është në filmin “Engjëjt e Çarlit”, me këto fjalë prokurorja Vilma Ruskoska i filloi fjalët përmbyllëse për lëndën “Reket”. Sipas saj, Janeva me Engjëjt e saj të Çarlit, është ngritur në piedestalin, por ajo në fund ka bërë përzgjedhjen që të jetë në anën e së keqes. Ruskoska përkujtoi në ditën kur dëshmitari Jordan Kamçev (i dyshuar në lëndën “Perandoria”) e ka paraqitur rastin në Prokurori për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion dhe ka thënë nga ajo që ka dëgjuar ka menduar se është në një ëndërr të keqe. Një pjesë e fjalëve përmbyllëse të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë mbledhjes së sotme vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës. Kështu që nga mesnata çmimet e benzinës do të rriten për 3 gjegjësisht 2.5 denarë për litër. Edhe çmimi i dizelit ngritët për 2.5 denarë. Me këtë vendim EUROSPUER BS-95 do të shitet 57.50 denarë për liter. EUROSUPER BS-98 do të shitet 59.50 denarë për liter. Një litër Dizel nga mesnata do të shitet për 49.50 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Deri në fund të javës, do të bëhet një vlerësim nëse nevojitet gjendje e re e jashtëzakonshme, e treta me radhë, tha sot kryeministri Oliver Spasovski. Siç deklaroi Spasovski, gjatë vizitës në nënstacionin MEPSO në Shtip, kuptohet nëse ka nevojë, do të shpallet përsëri gjendja e jashtëzakonshme. “Nëse është e nevojshme, nëse kushtet janë të domosdoshme që të merremi me të gjithë këtë situatë më lehtë përmes gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi asnjë vendim në lidhje me këtë”, thotë Spasovski. I pyetur nëse partitë politike pritet të…

Lexo më Shumë

Megaskandali i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me Vegetën, bëri bujë nëpër shumë mediume. Mirëpo në shumë mediume tjera, ofendimi kaloi pa asnjë tekst të shkruar, ose kronikë të përgatitur. Vetë gazetarët të këtyre mediumeve janë ankuar se kanë pasur trysni nga shefat e tyre që të mos e lëshojnë skandalin e siç shprehen “Ali Vegetës”. Disa që kanë insistuar biles janë kërcënuar me përjashtim nga puna, prandaj edhe flasin me kusht anonimiteti, duke u frikuar për vendin e punës. Këtë skandal e kanë heshtur edhe shumica e mediumeve në gjuhën maqedonase, që tregon qartë për simpatitë e tyre të…

Lexo më Shumë

Cilësia dhe siguria e ujit të pijshëm në Shkup përgjigjen në Rregulloren, sipas të cilave kritere kryhen analizat sanitare. Siç kumtojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, kontrolli sanitar është kryer në periudhën nga 18.05.2020 deri në 22.05.2020 në 182 ekzemplarë fiziko-kimik dhe 182 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike nga 38 pika matëse në qytetin e Shkupit. “Sipas rezultateve të marra nga ekzaminimet në Sektorin për kontroll sanitar, i cili është laboratori i parë në vend që e akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025: 2018, të gjithë ekzemplarët korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat e sigurisë dhe cilësinë e ujit…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka qenë mysafir në një emision të televizionit Klan ku potencoi se kompanitë të cilët e kanë marrë ndihmën e shtetit e kthejnë, sepse ka disa kritere me të cilat ata nuk mund të obligohen dhe për atë i kthejnë prapa në shtet. Mickoski arsyetoi se masa për mbështetje të firmave, firmat të cilat kanë aplikuar për muajin maj për ndihmë në muajin prill, ndërsa të cilat janë pjesë e setit të masave nga pakoja e parë dhe e dytë, në vend të 250.000 punëtorëve të parashikuar janë përfshirë diku rreth 110.000. Dhe në vend…

Lexo më Shumë