Author: Rilinda

Të dielën më 12 Korrik në Bruksel hapet një kapitull i ri me rinisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi, që u ndërprenë para 19 Muajsh. Më e veçanta e takimit mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të iniciuar nga evropianët është një mungesë. Pas shumë viteve në krye të gjitha proceseve dialoguese me Beogradin, aty nuk do të jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zyrtarë të lartë të BE-së i kanë deklaruar Klanit në dy biseda se i takon palës kosovare që të vendos se kush  e përfaqëson në rrethet e reja të bisedimeve. https://www.youtube.com/watch?v=ydm1W7s-Ss8&feature=emb_logo

Lexo më Shumë

Unë kam bërë një kërkesë në Prokurorinë Speciale atëkohë, pas themelimit, që të hap hetim për tërë veprimtarinë e Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2002 e deri në miratimin e Ligjit për PSP, me qëllim të kontribuojmë për stabilitetin dhe të ndalim shpifjet dhe arroganca të përfundojë. Këtë nuk e bën partitë tjera, edhe pse kam insistuar. Kështu ka thënë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin 200 në Alsat-M, ndërsa ka shtuar se kërkesë për hetim të BDI-së i ka bërë edhe Prokurorisë së shtetit. “Reforma në drejtësi nuk është edhe aq e lehtë, siç nuk është e…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se rasti Reket në tërësi është ryshfet i organizuar nga lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare për shkak të financimit ilegal të fushatës politike të partisë me para nga biznesmeni Orce Kamçev. “Financimi ilegal i fushatës, marrja e parave nga Orce Kamçev që të mund ta organizojnë gjithë këtë ryshfet në pjesën e Reket për shkak të pikëve tuaja politike “për shkak të parave dhe asgjë tjetër nuk ju intereson”, tha Zaev në TV duelin me Mickoskin në TV24. Në lidhje me deklaratën e të dënuarit në rastin Reket pas shpalljes së gjykimit për Bojan Jovanovskin…

Lexo më Shumë

Tregtarët me pakicë i blejnë kartelat e personalizuara për një shumë më të vogël. Nëse kartela pagesore vlen nëntë mijë denarë, disa tregtarë janë të gatshëm që për ata të paguajnë tetë mijë denarë në kesh dhe të regjistrojnë në mënyrë fiktive një qarkullim në dyqanin e tyre. Burimet tona thonë gjithashtu se ka pasur raste kur në marketet më të mëdha, ose farmaci disa qytetarë kanë kërkuar që llogaria e tyre tu anulohet dhe shuma e paguar me kartelë t’u kthehet atyre në para. Nga Ministria e Financave për Alsat thanë se ata nuk kanë njohuri për këto raste…

Lexo më Shumë

Bartësja e listës në NJZ 2 nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja Sanja Llukarevska sot gjatë vizitës në Komunën e Likovës tha se pa dallim se cilës komuniteti etnik dhe fetar i përkasim, të gjithë kemi nevoja të njëjta dhe probleme të njëjta apo të ngjashme. “Tre vitet e fundit kemi bërë shumë. E futëm shtetin në NATO, në rrugë jemi të bëhemi anëtare e BE-së. Por, i rritën edhe pagat edhe pensionet, e rritëm edhe ndihmën sociale për madje 300 për qind. Qytetarët janë të mbushur me retorikë nacionaliste. Ata duan zgjidhje për problemet reale”, tha Llukarevska. Llukarevska tha…

Lexo më Shumë

Ne do të formojmë koalicion me atë programi i së cilit do të jetë kompatibil me programin e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjegjësisht do t’i pranojnë politikat e VMRO-DPMNE-së, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në duelin e sotëm televiziv me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev në TV 24. “Ndoshta do të ketë edhe nga përbërja parlamentare e koalicionit të udhëhequr nga LSDM, duke i pasur parasysh bisedimet në këtë periudhë parazgjedhore, nuk është për t’u habitur që ata të bashkohen dhe ta mbështesin politikën e VMRO-DPMNE-së”, theksoi Mickoski. Sipas tij, LSDM pret humbjen më të madhe në këto…

Lexo më Shumë

Nga Javier Solana Shoqëritë perëndimore aktualisht janë të mbërthyera nga ideja Kjo narrativë ka filluar të dominojë për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare sino-amerikane dhe është forcuar më tutje nga kriza e COVID-19. Argumenti i shumë personave është që është më e arsyeshme të përgatitemi se sa të injorojmë me naivitet përplasjen për hegjemoni që do të përcaktojë realitetin e përditshëm në të ardhmen e afërt. Por këto deklarata, ndërsa supozojnë se janë paralajmëruese, në fakt përbëjnë vetëm një maskë për fatalizëm ndërsa mundësitë që ne kemi për të zgjedhur paraqiten si fakte. Amerika dhe Kina mund të jenë superfuqi rivale,…

Lexo më Shumë

Pas shumë vitesh pritjeje dhe zhgënjime, shumë shpresa se edhe Kosova do të ketë liberalizim vizash janë kthyer tash, kur kryesimin e BE-së po e merr Gjermania. Vlerësohet, me të drejtë sipas diplomatëve, se ky shtet, nëse e ka vullnetin, mund ta sigurojë vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizim vizash. Tashmë janë mbushur dy vite prej kur Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e parashtruara ndaj saj. Por, liberalizim nuk ka pasur. Kërkesave që gjatë presidencës gjermane të BE-së të liberalizohen vizat për Kosovën i janë bashkuar edhe disa deputetë të Parlamentit Evropian…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet dhe bartës i listës së LSDM-së në NJZ1, Nikolla Dimitrov deklaroi se sot është ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për etjen për drejtësi të popullit të Maqedonisë, kur hynë në fuqi, siç tha, Ligji i miratuar me vështirësi me dy të tretat për PP, ligj për të cilin të dy eurokomisarët edhe ai paraprak edhe ky aktual Han dhe Varhei na thanë se është i rëndësishëm për kandidimin tonë në sytë e Brukselit, të BE-së. “Disa vende kanë kërkuar në mënyrë shumë eksplicite që ky ligj të miratohet, siç është Holanda dhe veçanërisht Parlamenti holandez,…

Lexo më Shumë

Prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski në një intervistë për MIA-n siguron se Prokuroria Publike është e gatshme dhe me përkushtim dhe angazhim të madh do të fillojë me zbatimin e dispozitave nga Ligji i ri për Prokurorinë Publike që sot hyri në fuqi. Zgjidhjet ligjore, siç theksoi, përmbajnë bazë të mirë për prokurori bashkëkohore publike, si organ kompetent për ndjekjen e veprave penale. Në lidhje me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike, Jovevski tha se Prokuroria Publike i ndërmori që të vazhdojnë procedurat dhe kryesit e veprave penale ta marrin dënimin e merituar. “Prokuroria nuk do ta përsërisë gabimin, kur për…

Lexo më Shumë

Mediat kosovare raportuan mëngjesin e sotëm se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të zhvillohej në zyrë, por në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë. Pas takimit, Rama postoi një foto. “NË PRISHTINË – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, ka thënë Rama. Por kryeministri shqiptar ka pasur disa përplasje të forta me Isa Mustafën, sikundër me shumicën e skenës politike në Kosovë. Përplasjet me Mustafën u regjistruan për shkak të Mini-Shengenit, kur Rama…

Lexo më Shumë

“Kryeministri i parë shqiptar”, është motoja e BDI-së, e propozuar nga lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, moto të cilën e përkrah Vaksinca e fitoreve të shqiptarëve dhe BDI-së, ka cekur kandidati për deputetë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi. Z. Ademi para qytetarëve të tubuar, ka diskutuar për sfidat dhe të arriturat e mandateve të BDI-së, të liderëve të saj, nga viti 2001 e këndej, lider të sprovuar dhe lider largpamës që popullit shqiptar i hapi shteg për të zbatuar barazinë, gjithëpërfshirjen dhe avancimin e gjithanshëm. “Arsimi ishte vazhdimisht arma më e fortë e ne…

Lexo më Shumë