Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës gjatë hyrjes në vendkalim kufitar në territorin e vendin tonë prej sot do të kërkohet të paraqesin një vërtetim mjekësor me rezultat të testit negativ RT PCR SARS -CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e vendit tonë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të paraqesin një deklaratë të plotësuar me të dhëna personale në lidhje me vendin e vendbanimit dhe periudhën kohore të qëndrimit. Nëse ato vetëm kalojnë tranzit, atëherë mund të kalojnë kufirin pa test PCR. Këtë e vendosi Qeveria në seancën e djeshme, me…
Author: Rilinda
Avokati Tomë Gashi ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, në Francë. Takimi ishte si parapërgatitje për dialogun Kosovë-Serbi që pritet të fillojë më 13 korrik me ndërmjetësimin e BE’së. Gashi thotë se pas anulimit të takimit në Shtëpi të Bardhë, pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale, nuk pret që të ketë marrëveshje me Serbinë brenda një kohë të shkurtër. “Hoti nuk mund të udhëheqë pa ThaTakimi ishte si parapërgatitje për dialogun Kosovë-Serbi që pritet të fillojë më 13 korrik me ndërmjetësimin e BE’së. Gashi thotë se pas anulimit të takimit në Shtëpi të Bardhë, pas zhvillimeve me Gjykatën…
Analisti Blerim Latifi, ka komentuar vizitën e kryeministrit Avdullah Hoti në Paris, duke thënë se nuk është se do të sjellë ndonjë rezultat. Këto komente Latifi i bëri në emisionin e debatit Pressing në T7. “Vizita e Hotit në Francë nuk ka ndodnjë efekt. Është thjesht një mesazh që Parisi dhe Berlini zyrtar mundohen ta përcojnë se cështja e dialogut nuk ka përfunduar. Kemi ardhë në këtë situatë për shkak që nuk e kemi përjetuar më herët si Kosovë, është fenomeni i rrezikshëm i përcarjes mes BE-së dhe ShBA-së. Kjo përcarje, apo përballje gjeopolitike globale në botën bashkëkohore ka reflektuar…
Deputeti i Parlamentit Evropian Andrey Kovatchev, ka njoftuar se sot së bashku edhe me 41 eurodeputetë të tjerë kanë nënshkruar dy letra duke i drejtuar një kërkesë presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020. Kovatchev kujtoi se kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Ai tha se vetëm kështu Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë në dialogun Kosovë – Serbi. “Sot, së bashku me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, nënshkruam…
Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Evropian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut. Grenell thotë se nisma e Evropës ka mbështetjen e plotë të SHBA’së dhe se është i lumtur teksa sheh evropianët që po organizojnë Videosamitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel. Emisari i Trump pret që në këto dy takime të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave…
Për integrimet në NATO dhe BE ishin të nevojshëm vullnet i fuqishëm politik, vizion dhe udhëheqësi, ndërsa regjimi për 11 vjet nuk arriti ta lëviz vendin në atë drejtim, deklaroi bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit “Mundemi” në NJZ 2 dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski në debatin e sontëm në Telma. “VMRO-DPMNE-ja në Parlament nuk i dhanë mbështetje këtyre proceseve dhe tani nuk vijnë në debat me çka tregojnë se kthehen mbrapa”, vlerësoi Spasovski. Ai theksoi se në këto zgjedhje është me rëndësi të krijohen institucione në sistem dhe ato të jenë funksionale. idhur me situatën…
Sot në mesditë koalicioni “Mundemi” i përbërë nga LSDM dhe Besa kanë mbajtur takim me banorët e Sarajit. Delegacioni i LSDM është udhëhequr nga Zoran Zaev por kanë prezentuar edhe eksponentë tjerë si Muhamet Zekiri dhe Fatmir Bytyqi. Takimi është mbajtur në Parkun e Sarajit
Katër vite fitimtare po vijnë, e kaluara e turpshme po largohet. Programi ynë i Rimëkëmbjes u krijua me shumë kujdes, në të cilin morën pjesë ekspertë të përcaktuar politikisht dhe jopolitikisht, në leximin e 360 faqeve që do të gjeni tekstualisht për gjithkënd nga diçka, porositi sonte nga Sveti Nikole, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në takimin me qytetarët. Ai theksoi se në librin e leximit të tyre, mund të lexohet “si të paktën 25 për qind paga më të lartë mesatare në Maqedoni”.
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancën e 32-të të sotme shqyrtoi tre ankesa, të gjitha të dorëzuara nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”, pas së cilës vendosi për secilën të ngritë nismë për vërtetim të përgjegjësisë së ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa dy të tjerat kundër Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Rini dhe Sport i refuzoi si të pabaza. Në ankesë, siç shpjegoi Nuri Bajrami nga KSHPK, shprehet dyshim se më 27 qershor të këtij viti automjeti në pronësi të Agjencisë së Inteligjencës është përfshirë në aktivitetet parazgjedhore të LSDM-së në Shtip dhe kërkohet nga KSHPK të sanksionohet…
Investimin në shëndetësinë publike e filluam para dy vjet e gjysmë, me investim para së gjithash në njerëzit dhe kemi dhënë mbi 5.000 harmonizime për punësim, afër një mijë mjekë janë punësuar, mbi njëmijë infermiere, personel ndihmës teknik, më tej janë dhënë në planin katërvjeçar mbi njëmijë specializime dhe më vjen mirë që në këtë krizë botërore praktikisht është parë se ky është investim real para së gjithash në njerëzit, por edhe në përmirësimin e kushteve, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës në spitalin në Kërçovë. Ai tha se në shumë institucione shëndetësore janë rinovuar mbi 40…
Kandidati për deputet në Njësinë zgjedhore 3 nga radhët e BDI-së, Bekim Neziri ka realizuar sot takim me banorët e Buzallakovës të komunës së Velesit. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëpartiaku, Arbër Ademi, njëherësh bartës i listës në Njësinë zgjedhore 2. “E veçanta e kësaj fushate është se edhe shqiptarët së bashku me nacionalitetet tjera nga viset qendrore dhe lindore, si Velesi, Çashka, Jabollçishta e Shtipi çdo ditë e më tepër po rreshtohen pas BDI-së dhe idesë për kryeministër shqiptarë”, ka thënë Neziri në takimet e deritashme me banorët e kësaj ane. Sipas Nezirit, madje ka ardhur koha që…
Rreth 2 orë ka zgjatur takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti me Presidentin e Francës Emmanuel Macron. Kryeministri Hoti i ka vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet e Kosovës me Francën ndërsa ka vlerësuar se Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës. Në një status në Facebook pas takimit, Kryeministri Hoti shkruan se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve. Hoti njoftoi se në takim është diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në…

