Deri në ora 12:37 në vendin tonë dalja e votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është 15.48%. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë ndërsa deri në orën 12:37 kanë votuar 280.792 qytetarë. Dalja e votuesve në njësitë zgjedhore Në njësinë zgjedhore 1 dalja e votuesve është 17.62% Në njësinë zgjedhore 2 dalja e votuesve është 14.34% Në njësinë zgjedhore 3 dalja e votuesve është 18.73% Në njësinë zgjedhore 4 dalja e votuesve është 18.55% Në njësinë zgjedhore 5 dalja e votuesve është 15.02% Në njësinë zgjedhore 6 dalja e votuesve është 9.26%.
Author: Rilinda
Pas hapjes së vendvotimeve deri tani është regjistruar një shkelje e rendit dhe qetësisë në Shkup në një vendvotim në Shkollën Fillore “Petar Pop Arsov”, kur personi V.Sh. 47 vjeç ka prishur rendin dhe qetësinë me atë që ka filluar një zënkë me përfaqësuesit e Këshillit zgjedhor, në një moment edhe ka tërhequr nga çanta anëtaren e këtij komisioni zgjedhor, dhe më pas me celular ka fotografuar hapësirën”, njoftoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Personi në fjalë është ndaluar nga policia dhe për këtë është njoftuar Prokurori publik i procedurës paraprake për procedurat e mëtejme.
Nga të dhënat e përpunuara nga 31 nga gjithsej 47 vendvotime në Komunën e Kriva Pallankës pjesëmarrja deri në orën nëntë është 11.46 për qind, informoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Kriva Pallankë, Dushko Arsovski. Ai tha se në disa vendvotime në zonat më të thella rurale, pati një rënie në sistemin e përpunimit të të dhënave. Edhe nga Komisioni Zgjedhor Komunal në komunën e Rankovcës ende nuk mund ta publikojnë përqindjen e pjesëmarrjes, për shkak të rënies së sistemit, informoi kryetari i KKZ-së, Rankovcë, Daniel Kërstevski. Përndryshe, në këto dy komuna në gjithsej 60 vendvotime ku gjithsej 19.975 qytetarë…
Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me mosmbajtjen e mbrojtjes personale të fytyrës, janë regjistruar 104 shkelje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MBP-ja u apelojnë qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.
Në fshatin Likovë të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7. Procesi i votimit zhvillohet pa pengesa. Qytetarët po i respektojnë masat dhe protokollet për mbrojtje nga virusi korona. Kryetari i Këshillit Zgjedhor në vendvotimin 11/12, Demir Mustafa, për TV21, tha se për shkak të situatës me korona virusin deri në këto momente dalja e qytetarëve është e ulët.
Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tetovë ka pjesëmarrje prej 4.78 përqind të votuesve, që është një rritje në krahasim me pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Të gjitha vendvotimet janë të hapura në orën 7 të mëngjesit dhe votimi zhvillohet sipas të gjitha protokolleve shëndetësore pa ndonjë problem të raportuar. Deri Tani ka një pjesëmarrje prej 4.7 përqind, e cila është e ndryshme nga zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, kur deri në orën 10 ishte 3.7 përqind, që do të thotë se për këtë periudhë kemi një përqindje të pjesëmarrjes më të madhe. Vëmë re se ka…
Edhe në Komunën e Studeniçanit të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi i votimit po rrjedh pa probleme. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 16 200 persona. Qytetaret shpresojnë se vota e tyre do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë. https://www.youtube.com/watch?v=CnOc9xRbw2M&feature=emb_logo
EVN Maqedoni informon se nesër dhe pasnesër pa energji elektrike do të jenë shumë vende në Shkup, në komunën Qendër, Karposh, Gazi Babë dhe Petrovec. Në periudhën nga ora 08:00, nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Nerez, si dhe shfrytëzuesit e fshatrave Sfillare e Poshtme dhe Epërme. Pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në orën 12:00 nesër do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Radnjaska”, “Slavka Nediq”, “Dane Kralev” në komunën Qendër. Në komunën e Gazi Babës nesër në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë…
Jehona e votuesve deri ora 11:00 në bazë të të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve për 3.134 vendvotime nga 3.480, në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, është 11 për qind. Deri ora 11:00 në votim kanë dalë 199.495 qytetarë, kumtoi në konferencë për shtyp kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Në NJZ 1, jehona ka qenë 13,7 për qind, në NJZ – 9,64 për qind, në NJZ 3 jehona deri ora 11:00 ka qenë 13,08 për qind, në NJZ 4 jehona e votuesve ka qenë 13,46 për qind, në NJZ 5 – 10,55 dhe në NJZ 6 – 6,04 për…
Dënime të larta me para dhe burg parashihet për rastet e shkeljeve të rregullave të procesit zgjedhor të 11 dhjetorit të këtij viti. -Prej 3 deri më 6 vjet burg do të dënohet personi i cili pengon për të votuar, mbajtje të armës dhe detyrim për votim. -Personi i cili e fotografon votën e tij do të dënohet nga 300 deri më 100 euro. -Deri më 500 euro është dënimi nëse mbani simbole në vendvotimin. -Një anëtar i organit i cili punon në kundërshtim me dispozitat e Kodit zgjedhor mund të merr kallëzim kundërvajtës dhe gjobë në vlerë prej një…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19. “Le të vazhdojmë të respektojmë masat e mbrojtjes kundër COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës mbrojtëse. Ruajtja e distancës fizike, të lani duart shpesh”, shkruan Filipçe në Facebook. Ai shton se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur shëndetin tonë, dhe kështu edhe shëndetin e të dashurve tanë.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë heshtjes zgjedhore, respektivisht deri sot në ora 07:00 janë regjistruar tetë parregullsi, prej të cilave gjashtë në rajonin e Shkupit dhe nga një parregullsi në rajonin e Velesit dhe Strumicës. Në rajonin e SPB-Shkup, në fshatin Viniçe dhe në fshatin Ljubanci janë vërejtur flamuj të një partie politike të vendosur afër një vendvotimi, flamujt janë larguar nga ana e Komisionit Zgjedhor. Në fshatin Brnjarci në afërsi të një vendvotimi është vërejtur një pllakate e një partie politike, e cila është larguar nga Komisioni Zgjedhor. Në afërsi të shkollës “Negosh”, ku ka katër…