Ora 21.00 ka shënuar fundit e procesit të votimit në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së, të publikuara për orën 19:00, dalja votuesve në zgjedhje është 45.77%. Të dhënat përfundimtare priten të kumtohen pas orës 21.30. Në bazë të Njësive dalja deri në orën 19:00 është kështu. Në njësinë zgjedhore numër 1 dalja është 47.4%, Njësia Zgjedhore numër 2 dalja është 43.4%. Njësia zgjedhore numër 3 dalja është 51.52 për qind. Në njësinë zgjedhore numër 4, dalja është 53,24%. Në njësinë Zgjedhore numër 5, dalja e votuesve është 44.89% dhe në njësinë zgjedhore numër 6 dalja…
Author: Rilinda
Jehona duke pasur parasysh të gjithë gjendjen është e kënaqshme, vlerësoi pasdite kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIK) Oliver Derkovski në konferencën për shtyp. Deri në orën 17 sipas të dhënave të KSHZ-së në votim kanë dalë 38,78 për qind. Janë përpunuar të dhënat e 3.459 vendvotimeve nga gjithsej 3.480 vendvotime. “Pres deri në fund të ditës qytetarët ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe ta legjitimojnë pushtetin e ardhshëm dhe të gjithë procesin zgjedhor”, tha Derkovski në konferencë për shtyp. Dita zgjedhore, siç theksoi, po kalon qetë, me incidente të vogla, sporadike. “Zgjidhen në ‘nga’ të…
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 19 në Ohër në votim kanë dalë 49,34 për qind e personave me të drejtë vote. Jehona në komunën e Debërcë deri në orën 19 arrin 53,65 për qind. Në periudhën e njëjtë kohore në Strugë të drejtën e votës e kanë realizuar 35,48 për qind e votuesve. Sipas informacioneve nga kryetarët e komisioneve zgjedhore të tre komunave, votimi zhvillohet pa pengesa, pa parregullsi në atmosferë korrekte dhe demokratike. Në këto zgjedhje parlamentare të 10 me radhë të drejtë vote kanë 52.510 qytetarë të Ohrit, të cilët votojnë në 89 vendvotime, 442…
Ylber Pilku është shqiptar nga Dibra që tani e 30 vite jeton në Bruklin të Nju Jorkut. Ai nuk ka përtuar të kalojë gati tetë mijë kilometra, në këtë kohë pandemie, për të ardhur në vendlindje të votojë, ashtu siç kishte premtuar më herët. “”Erdhëm të votojmë shqip dhe shkëlqyeshëm”, ka thënë Pilku duke apeluar te të gjithë shqiptarët të dalin të votojnë për ndryshim. “Unë, bashkë me dhjetëra bashkëvendës tjerë nga Dibra bëmë 24 orë udhëtim, në aeroplan e nëpër aeroporte. Ju apeloj juve që keni 5-10 minuta larg vendvotimin të dilni sa më masovisht në zgjedhje”, është apeli…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, realizoi të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen në vend. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij, presidenti Pendarovski votoi duke ndjekur protokollet e vaçanta që miratuara për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). Në deklaratë për mediat pas votimit, ai u shpreh se sipas informatave të deritanishme, procesi i votimit po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke uruar që kështu të vazhdojë deri në fund të ditës. “Ajo që është e rëndësishme dhe specifike për këto zgjedhje dhe për mendimin tim duhet…
Deri në ora 15:00, gjithsejtë kanë votuar 576 576 qytetarë apo 31.78 për qind e votuesve. Sipas njësive zgjedhore, njësia e tretë ka jehonën më të madhe të votuesve deri në ora 15:00, ndërsa jehonë më e ulët është regjistruar në njësinë 6 zgjedhore. Njësia e Parë Zgjedhore 34.51 % Njësia e Dytë Zgjedhore 29.96% Njësia e Tretë Zgjedhore 37.24% Njësia e Katërt Zgjedhore 35.56% Njësia e Pestë Zgjedhore 31.51% Njësia e Gjashtë Zgjedhore 22.85%
Kryetari Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi pasi ka hedhur votën e tij për zgjedhjen parlamentare në Maqedoninë e Veriut iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sa më masivisht në votime. Lideri i PDSH-së ka thënë se këto zgjedhje duhet të jenë korrekte dhe demokratike, derisa ka shprehur shqetësimin se qytetarët maqedonas po kanë vështirësi për dalë në kutitë e votimit.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin 2506, në lagjen Hasanbeg. “Unë sot e shfrytëzova të drejtën time për votim, por tani më gjashtë vite si krijesë e talentuar njerëzore luftoj për një sistem të ri të vlerave i cili është shumë cilësor në shtetet perëndimore dhe mendojmë se vijimet civilizuese duhet të arrijnë edhe tek ne. Dua t’i inkurajoj të gjithë votuesit sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës që të dalin në votim”, deklaroi Gashi. Theksoi se siç ka votuar ai sipas protokolleve, është i bindur se të…
Sipas informacioneve të grumbulluara prej vëzhguesve në terren, MOST deri në ora 15:00 nuk ka regjistruar asnjë parregullsi. Sipas të dhënave nga MOST, dalja në zgjedhjet deri në orën 14:00 vijon: Njësia e parë zgjedhore deri në orën 14:00 ka dalje prej 32.02%. Njësia e dytë zgjedhore deri në orën 14:00 ka dalje prej 27.79%. Njësia e tretë zgjedhore deri në orën 14:00 ka dalje prej 33.74%. Njësia e katërt zgjedhore deri në orën 14:00 ka dalje prej 33.73% . Njësia e pestë zgjedhore deri në orën 14:00 ka dalje prej 29.11% . Njësia e gjashtë zgjedhore deri në orën…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, të drejtën e tij të votës e realizoi në vendin e tij të lindjes, në fshatin Livadhi të Strugës. Në deklaratën e dhënë për mediumet menjëherë pas votimit Sela theksoi se partia politike në pushtet nga blloku shqiptar kryen presione ndaj votuesve, por edhe tenton të fshehë parregullsi në procesin zgjedhor. “Partia politike në pushtet nga blloku shqiptar bën presione ditëve të fundit. Jeni të informuar edhe për shumë parregullsi, shnatazhe, ryshfet etj. Edhe sot tentojnë në disa vendvotime të bëjnë probleme. Kishte një incident, më informuan në Veleshtë, duhet ta pyesni komandantin…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti dhe bartës i listës së kandidatëve në Njësinë e gjashtë zgjedhore, e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin 0816 në fshatin Zajaz të Kërçovës. Pas votimit, Ahmeti deklaroi se dëshiron proces të rregullt dhe të respektohen udhëzimet shëndetësore, duke potencuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme nëse dihet, siç tha, se deri tani kemi përfunduar shumë procese të rëndësishme për rajonin dhe paqen në përgjithësi. “Hapet faqe e re në historinë e këtij vendi, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me ç’rast fituesit kanë përgjegjësi historike që t’i plotësojë kushtet…
Në komunën e Butelit, respektivisht në vendvotimin me numër 2909 në shkollën Zhivko Brajkovski në orën 12:30 një qytetare është kapur duke fotografuar votën. I njëjti është arrestuar dhe po merren masa ndaj tij. Procesi ishte ndërpre për disa minuta, por tani po vijon pa pengesa.