Author: Rilinda

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari ka mbajtur pres konferencën e parë pas përfundimit të procesit zgjedhorë. Ai këtë proces e quan si më jokorrekt sepse gjatë gjithë kohës sipas tij, LSDM dhe BDI kanë ushtruar presion mbi vëzhguesit e kësaj partie. Ai megjithatë tha se informacionet që vijnë nga shtabet e ASH-AAA është se janë në epërsi të madhe ndaj oponentëve të tyre BDI. “Falemnderojë gjithë qytetarët shqiptarë që sot dolën që të votojnë edhe përpos presioneve të ndryshme dhe gjendjes së jashtëzakonshme. Informacionet e para nga shtabet tona është se ne jemi në epërsi të madhe dhe…

Lexo më Shumë

ër shkak të interesimit të madh për të mësuar rreth rezultateve të zgjedhjeve të sotme të cilat në KSHZ azhurnohen në çdo moment, është bllokuar ueb faqja e KSH-zë. Sipas informatave tona deri diku rreth orës 22:00 janë përpunuar të dhënat nga 566 vendvotime, që i bie diku 12-13 për qind nga numri i përgjithshëm.

Lexo më Shumë

LSDM: Presim fitore të sigurt Sekretari i LSDM-së, z.Nikollovski në daljen e parë të tij në konferencë pas mbarimit të zgjedhjeve ka thënë se presin fitore të sigurt për LSDM-në dhe koaliconin Mundemi. Ai ka lavdruar procesin zgjedhor duke e quajtur si shembull se si duhet të mbahen zgjedhjet.

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar në emisionin Rubikon në Klan Kosova se Lëvizja Vetëvendosje prej kohësh proklamonte që të mos votohej Gjykata Speciale, sepse “kemi thënë se këtu do të vije puna”, njofton Insajderi. Abrashi, duke folur për intervistimin e presidentit Hashim Thaçit në Hagë pohoi se “kemi pasur dyshimet tona se pse ky insistim nga Thaçi për t’u votuar Gjykata Speciale”, kur është pyetur për akuzat e dikurshme të Vetëvendosjes se “Thaçi ka bërë pazare për Specialen që të shkojnë të tjerët e ai të shpëtojë”. Gjithsesi, sipas Abrashit kur të tjerët vraponin për ta krijuar…

Lexo më Shumë

Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish- ambasadori holandez Robert Bosch ndër të tjera foli edhe për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si Ambasador i Holandës në Kosovë. “Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është qe gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e realizoi të drejtën e tij të votës në vendvotimin më fshatin Forinë të Gostivarit. Pas votimit, Xhaferi dëshiroi që procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrë të rregullt dhe pa probleme. Ai pas votimit u nis për në Shtabin zgjedhor në njësinë e pestë zgjedhore ku është bartës i listës për deputetë të BDI-së. “Siç është rasti sot, unë në vendim tim të lindjes e shfrytëzova të drejtën e votës. Duke pasur parasysh se jam bartës në Njësinë e pestë zgjedhore, pas votimit do të nisem atje që nga…

Lexo më Shumë

Në paraqitjen e parë pas përfundimit të zgjedhjeve, Bujar Osmani nga BDI derisa falënderoi votuesit u shpreh se tani është koha për bashkëpunim duke iu bërë kështu thirrje partive shqiptare. “Pjesëmarrja e lartë është shenjë e fortë për demokracinë tonë. Falënderojmë punën e komisionerve dhe gjithë ata që votuan, por dhe vëzhguesit që vëzhguan procesin zgjedhor”, tha Bujar Osmani, duke shtuar se BDI pret fitore. “Sot presim një fitore të madhe për BDI-në, por parasë gjithash këto zgjedhje do të mabhen mend për fitoren e madhe të shqiptarëve, tani është koha për bashkëpunim”, tha Osmani duke nënvizuar se vazhdojnë tutje.

Lexo më Shumë

Deri në ora 20:40, gjithsejtë kanë votuar 922 678 qytetarë apo 50.86 për qind e votuesve. Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore. Njësia e Parë Zgjedhore 52.17% Njësia e Dytë Zgjedhore 47.97% Njësia e Tretë Zgjedhore 57 37% Njësia e Katërt Zgjedhore 59.79% Njësia e Pestë Zgjedhore 50.16% Njësia e Gjashtë Zgjedhore 39.23%

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka votuar në qytetin e tij në Strumicë. Ai pas votimit tha se institucionet shtetërore kanë treguar kapacitet që të organizojnë zgjedhje të këtilla specifike me respektimin e të gjitha protokolleve shëndetësore. “Këto janë zgjedhje më të ndryshme se zgjedhjet e tjera, por jo më pak të rëndëshishme. Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve do të dimë në cilin pozicion, si do të arrijmë 4 vitet e ardhshme si do të jetë jeta e qytetarëve për 4 vite. Nga vendimi i sotëm i qytetarëve do të varet se kush do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve,…

Lexo më Shumë

Ora 21.00 ka shënuar fundit e procesit të votimit në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së, të publikuara për orën 19:00, dalja votuesve në zgjedhje është 45.77%. Të dhënat përfundimtare priten të kumtohen pas orës 21.30. Në bazë të Njësive dalja deri në orën 19:00 është kështu. Në njësinë zgjedhore numër 1 dalja është 47.4%, Njësia Zgjedhore numër 2 dalja është 43.4%. Njësia zgjedhore numër 3 dalja është 51.52 për qind. Në njësinë zgjedhore numër 4, dalja është 53,24%. Në njësinë Zgjedhore numër 5, dalja e votuesve është 44.89% dhe në njësinë zgjedhore numër 6 dalja…

Lexo më Shumë

Jehona duke pasur parasysh të gjithë gjendjen është e kënaqshme, vlerësoi pasdite kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (DIK) Oliver Derkovski në konferencën për shtyp. Deri në orën 17 sipas të dhënave të KSHZ-së në votim kanë dalë 38,78 për qind. Janë përpunuar të dhënat e 3.459 vendvotimeve nga gjithsej 3.480 vendvotime. “Pres deri në fund të ditës qytetarët ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe ta legjitimojnë pushtetin e ardhshëm dhe të gjithë procesin zgjedhor”, tha Derkovski në konferencë për shtyp. Dita zgjedhore, siç theksoi, po kalon qetë, me incidente të vogla, sporadike. “Zgjidhen në ‘nga’ të…

Lexo më Shumë