Prej sot Bullgaria ka vendosur që të mbyllë kufijtë për gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, nga 16 korriku deri më 31 korrik. Vendimi është sjellë përshkak përkeqësimit të situatës epidemilogjike dhe ka të bëjë me gjitha vendkalimet kufitare, ajrore dhe hekurudhore. E vetmja mënyrë për të hyrë në Bullgari, është për qytetarët e Maqedonisë të cilët kthehen në Maqedoni. Tranziti lejohet vetëm në raste kur garantohet lëshimi i territorit të Bullgarisë. Mediat bullgare bëjnë të ditur se e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë.
Author: Rilinda
Hotele, apartamente private, autokampe, vendpushime dhe banja, janë pjesë e kapaciteteve në të gjithë vendin, ku qytetarët mund të kalojnë pushimin e tyre veror ose dimëror me të ardhura deri në maksimum 15.000 denarë në muaj. Kjo është bërë e mundur nga vauçerët prej 6,000 denarëve që tashmë u janë dorëzuar atyre dhe të cilat mund të përdoren deri më 15 dhjetor të këtij viti, dhe janë pjesë e masës “Pushime në vend” për të mbështetur turizmin vendas. Gjithsej 117.122 qytetarë mund t’i përdorin vauçerët për pushim. Në platformën www.domasiedoma.gov.mk dhe www.pushimenevend.gov.mk mund të zgjedhin ndonjë nga kapacitetet akomoduese. Vlerësimi…
Ne nuk falim, nuk harrojmë. Na pritni, porosisin hakerat në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili nuk është akoma funksional. Ueb faqja e KSHZ-së që mbrëmë është jashtë sistemit. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski, tha në një konferencë për shtyp se faqja e internetit e SEC ishte objektivi i një sulmi të jashtëm. Ka mbetur vetëm fotografia nga mesazhi i “Anonimus” pas hakimit të agregatorit “Time.mk”. “Kaluan edhe një “zgjedhje demokratike” dhe siç mund të shihet e njejta histori është çdo 3-4 vjet vetëm këtë herë fshati po digjet gjyshja shkon në votime. Por çfarë të…
Një kërkesë modeste nga ana tjetër e Atlantikut: Make America Serious Again 1. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, por ja që ndodh për herë të parë dhe me të u ndesh Kosova javën e kaluar kur kandidati demokrat për president të Amerikës, Biden, shpalli një qëndrim kritik ndaj administratës së presidentit Trump, ndërsa ambasadori Grenell mbrojti qëndrimin e presidentit të vet duke e akuzuar Bidenin se po e shndërron çështjen e bisedimeve Kosovë-Serbi në një çështje “të presidencialeve amerikane”. Bideni vuri në pah se administrata e tanishme amerikane u përpoq të organizojë negociata në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë,…
Vazhdimi i dialogut në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është paraparë të fillojë sot nga ora 16:00, është bërë e ditur nga Bashkimi Evropian. Siç njofton kumtesa, nikoqir i takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. “Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve regjistroi 31.107 fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme parlamentare, sipas 3.421 nga 3.480 vendvotime. Numri i fletëve të vlefshme është 869.533. Kanë votuar 927.640 qytetarë ose 51 për qind nga gjithsej 1.814.263 të regjistruarit në Listën Zgjedhore. “Dita e zgjedhjeve kaloi në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, pa parregullsi të mëdha”, vlerësuan mbrëmë kompetentët pas mbylljes së vendvotimeve. Zgjedhjet e dhjeta parlamentare për shkak të kushteve aktuale të pandemisë së virusit korona zgjatën tri ditë, ndërsa votohej me maska dhe masa të tjera parandaluese sipas protokollit të cilin e përcaktuan institucionet shëndetësore.
Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite kryesisht në pjesët lindore dhe ato perëndimore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtimave të rralla. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 19 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 26 deri në 34 gradë Celsius, UV-8. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare Do të fryj erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi…
Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së nga përpunimi i rezultateve në 2395 nga 3480, koalicioni i LSDM-BESA prin me 36.76 për qind, i ndjekur nga VMRO-DPMNE me 36.02 për qind, BDI me 10.42 për qind, dhe koalicioni ASH-Alternativa me 8.47 për qind. Në kampin shqiptarë kemi një rezultat me një diferencë prej rreth 2 % në nivel të përgjithshëm. Nga të dhënat e siguruara nga INA në bazë të këtyre përqindjeve, shpërndarja e votave do të nxjerrë këto mandate: BDI 12 deputetë ASH – AAA 10 deputetë Lëvizja BESA 4 deputetë PDSH 2 deputetë Këto të dhëna janë kalkuluar…
Nga 2920 kuti të numëruara nga gjithsej 3.480 vendvotime, në epërsi është koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM. Më pas VMRO-DPMNE ka 35.06%. Në kampin politik shqiptar BDI ka 11.15%, ndërsa koalicioni Ash-AAA kaun 8.59 për qind. PDSH ka 1.42, ndërsa e Majta 3.94%.
Sekretari i LSDM-së, Lupço Nikollovski tha se pas 75% të votave të përpunuar koalicioni “Mundemi” është fitues në këto zgjedhje parlamentare. Ai tha se ata janë para me dy mandate. “e kam nderin si shef i Shtabit qendror të shpallë fitoren e LSDM-së time dhe këtij koalicioni të madh. Pas 18 viteve po shpallim fitore në zgjedhjet parlamentare me fitore të sigurt në zonën zgjedhore numër 1 me mundësi për rritjen të deputetëve, betejë të barabartë në njësinë zgjedhore numër tre dhe me epërsi në njësinë zgjedhore numër 6”, tha Nikollovski.
Në njësinë e 1 zgjedhore prej votave të përpunuara nga 344 vendvotime prej gjithsej 531 vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM me 34.08 për qind. LSDM pasohet menjëherë nga VMRO-DPMNE me 31.04 për qind. Tek partitë shqiptare udhëheq BDI me 12.39 për qind e pësuar nga ASH-Alternativa me 8.68 për qind dhe PDSH me 1.36 për qind. “E Majta” me 7.7 për qind, Integra me 1.53 për qind. Ndërkaq në njësinë e 4 zgjedhore prej votave të përpunuara nga 482 vendvotime prej gjithsej 618 vendvotimeve prin koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM me 46.45 për qind, e pësuar…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve kuvendare në Njësinë Zgjedhore numër 6. Prej gjithsej 474 vendvotime, KSHZ ka përpunuar 287, ndërsa rezultatet janë si më poshtë: BDI – 29.24 përqind ASH/AA – 27.45 përqind Koalicioni “Mundemi” – 21.16 përqind OBRM-PDUKM – 13.63 PDSH – 6.54 “E Majta” – 0.84 Integra – 0.46. Theksojmë që këto rezultate janë publikuar në zyrat e KSHZ-së, pasi web-faqja e tyre akoma nuk funksionon.