Author: Rilinda

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 830 testime, kurse janë regjistruar 94 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 49, Gostivar – 13, Sveti Nikollë – 9, Shtip – 8, Tetovë – 6, nga 2 raste në Kumanovë, Strugë, Koçanë dhe Kërçovë dhe 1 rast në Prilep. ISHP-ja ka regjistruar 42 pacientë të shëruar, prej të cilëve vetëm në Shkup – 27. Kanë ndërruar jetë 8 persona, 2 pacientë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient nga Prilepi, Struga, Ohri dhe Kërçova. Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut në përgjithësi u zhvilluan mirë dhe kandidatët mund të zhvillonin fushatë lirisht, mirëpo stabiliteti ligjor u dëmtua nga rishikime të konsiderueshme të kornizës ligjore dhe të dekreteve qeveritare të mëpasshme, thonë vëzhguesit ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në deklaratën e sotme. “Është një kohë shumë sfiduese për të mbajtur zgjedhje, dhe ne i njohim përpjekjet e autoriteteve për t’u përshtatur me rrethanat e reja,” tha Laima Andrikienė, Shefja e Misionit të posaçëm për vlerësimin e zgjedhjeve të ODIHR-it. Megjithatë, ka çështje të pazgjidhura…

Lexo më Shumë

Deputeti i sapo zgjedhur i BDI-së, doc.dr. Florin Besimi, ka falënderuar qytetarë për çdo hap që kanë bërë deri te kutia e votimit, duke theksuar se kemi edhe shumë rrugë për të bërë. Doc.Dr. Florin Besimi ka cekur se besimi i qytetarëve, është arritja më e madhe për BDI-në dhe deputetët e zgjedhur. Ja postimi i plotë: Falemnderit që na besuat e që po na bëni përherë e më të fortë. Kemi edhe shumë rrugë për të bërë. E ardhmja do përkushtim, një ëndërr të madhe dhe guxim që t’i shkosh deri në fund asaj. Ju na e dhatë fuqinë…

Lexo më Shumë

Kutitë e votimit u mbyllën në orën 21:00. Nga ai moment të gjithë sy e vesh ishin tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhej të kalkulonte votat që partitë garuese, i kishin fituar nga 3 ditët në të cilat qytetarët e shprehën të drejtën e tyre të votës. Mirëpo, KSHZ ishte totalisht jofunksionale, gjë e cila shkaktoi irritim të madh në opinion. Të dhënat e para të rezultateve dolën tek në mesnatë, por edhe atëherë sistemi i KSHZ-së nuk ishte stabil. Sikur mbrëmë ashtu edhe sot KSHZ vazhdimisht ka problem me sistemin, ndërkaq edhe numërimi i votave asesi të…

Lexo më Shumë

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski tha janë në pritje të procesverbaleve nga Komisionet Zgjedhore Komunale me qëllim që të vërtetohen rezultatet dhe të vijojnë afatet për ankesa. Derkoski tha se sulmi kibernetik ndaj ueb faqes së Komisionit është denoncuar në Departamentin për krime kibernetike në MPB. Sipas tij nuk bëhet fjalë për manipulim të rezultatit zgjedhorë dhe se nuk pret ndryshim të madh të mandatave. https://www.youtube.com/watch?v=w17Dxpzw32s&feature=emb_logo

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski falënderoi qytetarët që shfrytëzuan të drejtën për të votuar në kushte të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë si dhe institucionet që mundësuan që procesi zgjedhor të zhvillohej pa pengesa. “Fitues i zgjedhjeve të djeshme është secili votues, secili pjesëmarrës në procesin zgjedhor dhe para se gjithash dhe mbi gjitha, fitues është Republika e Maqedonisë së Veriut. Shteti ynë dëshmoi se është meritor për anëtarësimin në NATO dhe është meritorë për fillimin e negociatave për aderim në BE”, tha mes tjerash Spasovski. Spasovski kërkoi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sa më parë të njoftojë rezultatet zyrtare të…

Lexo më Shumë

Sot në orët e hershme të mëngjesit nga shkaqe ende të panjohura, është djegur vetura e Komisionit zgjedhor në Gostivar. Në veturë ka qenë materiali zgjedhor nga votimi në Komunën e Gostivarit. Në incident nuk ka persona të lënduar. Gostivari është Komuna ku BDI pësoi humbjen më të thellë, kështu që në rrjetet sociale kanë filluar të paraqiten komente dyshuese lidhur me shkaqet e djegies së veturës. “Sot në ora 4 e 30 minuta të mëngjesit, në SPB Tetovë është raportuar se është djegur veturë ‘Ford Tranzit’ me targa të Gostivarit, që e ka drejtuar 35 vjeçari F.A. në afërsi…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ende kryhet pranim i materialeve nga komisionet komunale zgjedhore dhe verifikohen me dorë procesverbalet për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga vendvotimet (procesverbali nr. 16), si dhe procesverbalet për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve nga komunat (procesverbali nr. 21), me qëllim që të mund të përcaktohen me saktësi rezultatet përfundimtare jozyrtare. Rezultatet përfundimtare jozyrtare do të shpallen në seancën e pasdites të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Rezultatet fillestare të votimit KSHZ-ja i publikon brenda 12 orëve, ndërsa ato përfundimtare 24 orë pas përfundimit të votimit.

Lexo më Shumë

Në ditën e zgjedhjeve në linjën falas të telefonit për denoncim të shkeljeve të së drejtës zgjedhore, janë regjistruar gjithsej 60 paraqitje, thotë në deklaratë për MIA-n, Zoran Bilbilovski, këshilltar shtetëror në Zyren e avokatit të popullit. Pjesa më e madhe, respektivisht 50 paraqitje, siç tha ai, kanë qenë për pamundësim të së drejtës zgjedhore – personat nuk janë regjistruar në Listën zgjedhore. “Nga Avokati i popullit u konfirmua se të gjithë këta persona, në ditën e votimit kanë letërnjoftime/pasaporta të vlefshme, por pasi të njëjtat i kanë marrë pas përfundimit të kontrollit publik në Listën zgjedhore nga KSHZ, në…

Lexo më Shumë

Prej sot Bullgaria ka vendosur që të mbyllë kufijtë për gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut, nga 16 korriku deri më 31 korrik. Vendimi është sjellë përshkak përkeqësimit të situatës epidemilogjike dhe ka të bëjë me gjitha vendkalimet kufitare, ajrore dhe hekurudhore. E vetmja mënyrë për të hyrë në Bullgari, është për qytetarët e Maqedonisë të cilët kthehen në Maqedoni. Tranziti lejohet vetëm në raste kur garantohet lëshimi i territorit të Bullgarisë. Mediat bullgare bëjnë të ditur se e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe Turqisë.

Lexo më Shumë

Hotele, apartamente private, autokampe, vendpushime dhe banja, janë pjesë e kapaciteteve në të gjithë vendin, ku qytetarët mund të kalojnë pushimin e tyre veror ose dimëror me të ardhura deri në maksimum 15.000 denarë në muaj. Kjo është bërë e mundur nga vauçerët prej 6,000 denarëve që tashmë u janë dorëzuar atyre dhe të cilat mund të përdoren deri më 15 dhjetor të këtij viti, dhe janë pjesë e masës “Pushime në vend” për të mbështetur turizmin vendas. Gjithsej 117.122 qytetarë mund t’i përdorin vauçerët për pushim. Në platformën www.domasiedoma.gov.mk dhe www.pushimenevend.gov.mk mund të zgjedhin ndonjë nga kapacitetet akomoduese. Vlerësimi…

Lexo më Shumë