Afrodita Musliu Që nga fillimi i pandemisë së virusit KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut, kjo nuk ishte e vetmja gjë që filloi të përhapet në mesin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, në mesin e njerëzve po rritet edhe numri i lajmeve të rreme, gjuha e urrejtjes dhe animoziteti. Përhapja e përgjithshme e lajmeve të rremë për KOVID-19 filloi me shfaqjen e tij në ditët e fundit të vitit 2019, gjë që çoi në shpalljen e “infodemisë” nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Një pjesë e madhe e vatrave të lajmeve të rremë kanë filluar të përhapen edhe në Maqedoninë…
Author: Rilinda
Në dobi të së vërtetës dua në mënyrë më të rreptë t’i përgënjeshtroj të gjitha gënjeshtrat dhe konstruksionet e nxjerra në opinion nga ana e Bojan Jovanovskin për lidhje me një projekt të kompanisë ndërtimore “Pelister” dhe për çfarë do bashkëpunimi me Lidhjen ndërkombëtare dhe paralajmëroj se kundër tij do të ngrisë padi për shpifje. Njëkohësisht e informoj opinionin se me zonjën që e përmend Jovanovski në deklaratën e tij asnjëherë nuk kam bashkëpunuar, as nuk e njoh personalisht. Deklarata e Jovanovskit është tërësisht e pavërtetë dhe sulm direkt dhe prishje e imazhit dhe dinjitetit tim për çka do t’i…
Pas sulmit kibernetik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) ditën e zgjedhjeve në Maqedoni, e cila u interpretua nga autoritetet si një sulm terrorist kibernetik nga disa vende të huaja, “Nova Makedonija” iu drejtua drejtpërdrejt selisë së Aleancës me disa pyetje: Nëse sulmi ndaj Maqedonisë si anëtare e NATO-s gjithashtu mund të trajtohet si një sulm ndaj Aleancës, si mund të reagojë Aleanca dhe cilat janë njohuritë e tyre për të gjithë çështjen Ekskluzivisht për “Nova Makedonija”, zyrtarët e NATO-s në përgjigjen e tyre ndaj gazetës sonë komentojnë zhvillimet aktuale. Megjithëse detyrimi kryesorë i aleatëve të NATO-s është mbrojtja kibernetike…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është informuar nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, për nisjen e xhamisë së re në kryeqytet, njofton Insajderi. Tërnava, siç ka treguar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, e ka vizituar në presidencë për t’i dhënë informacione rreth fillimit të ndërtimit të këtij projekti të madh. Thaçi nuk ka komentuar asgjë rreth debatit – i cili është ringjallur prapë – për këtë objekt fetar – që ka të bëjë me financimin, arkitekturën dhe vendin ku po ndërtohet. “Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne…
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me dialogun me Serbinë. Ai thotë se dialogu teknik ka përfunduar dhe tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq. Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje…
Komisioni për Sëmundje Infektive i republikës së Maqedonisë së Veriut do të diskutojë gjatë vikendit për heqjen e masave kufizuese për vendet e rajonit, njofton Insajderi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e PCR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë. Rekomandimi i KSI-së duhet miratuar në Qeveri, pas çka lëvizja e lirë pritet të fillon nga e hëna e ardhshme.
Shefja e BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka mirëpritur ratifikim nga Kuvendi i Kosovës të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare. Apostolova ka deklaruar se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve ia mundëson pjesëmarrjen Kosovës në programet e BE’së. “E mirëpres ratifikimin e ditës së sotme të marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës të cilat mundësojnë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE’së Fiskalizimi 2020 dhe Doganat 2020. Pjesëmarrja në këto programe do t’i lejojë administratës tatimore dhe doganore të Kosovës të përmirësojë dhe të modernizojë funksionet e tyre, të forcojë bashkëpunimin dhe të shkëmbejë ekspertiza me autoritetet e shteteve anëtare të BE’së dhe përtej”, ka…
Partitë politike kanë filluar të dorëzojnë në KSHPK raportet për donacionet e mara gjatë fushatës së zgjedhjeve sipas ligjit. Ato me kohë kanë dorëzuar raporte për 10 ditët e para, ndërsa në vijim edhe për 10 ditët e dyta. Kryesisht të gjitha partitë politike i kanë dorëzuar raportet. “Këto janë vetëm raporte për donacione të pranuara, kështu që ne nuk kemi pasqyrë të plotë për punën gjithëpërfshirëse të partive dhe të koalicioneve. Ato do t’i marrim pasi të kalojnë më së voni 90 ditë që nga publikimi i rezultateve përfundimtare. Jemi dëshmitarë se rezultatet ende nuk janë publikuar. Më së…
SPB-ja e Tetovës thotë se nuk ka ingerenca për ndalimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Por prezencën e pjesëtarëve të policisë në bjeshkë, zëdhënësi i policisë e arsyetoi me sigurimin e banorëve. Prezenca e pjesëtarëve të policisë në vendin ku janë duke u zhvilluar aktivitete punuese për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës, është vetëm në funksion të parandalimit të konfliktit eventual mes banorëve të Siniçanit dhe të fshatit Urviç. MPB nuk ka asnjë lloj kompetence as në ndalimin e punës por as me dhënien e lejeve për ndërtimet e këtij lloji – deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i…
Nuk do të ketë takim liderësh lidhur me çështjen e ndarjes së mandatit për formimin e shumicës së re parlamentare. Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë konsultime politike me liderët e partive, të cilët pritet t’i njoftojë me versionin kushtetues të ndarjes së mandatit. Presidenca garanton se nuk do të përsëritet viti 2016, kur mandati u nda pa pasur shumicë të garantuar parlamentare. Presidenti pas konstituimit të Kuvendit do të realizon konsultime me partitë politike. Mandati do të besohet në përputhje me Kushtetutën – njoftojnë nga Kabineti i Presidentit. Kushtetuta obligon presidentin që mandatin për formimin e Qeverisë ta ndaj…
Komuna e Çairit tash më 13 ditë nuk ka arritur të konstatojë se kush është pronari që qëndron pas ndërtimit të objektit ilegal para QT “Mavrovasja”, ndërsa procedurat ligjore për rrënimin e tij, do të zgjasin të paktën edhe për një muaj e gjysmë, shkruan Portalb.mk. Kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, në konferencën e mbajtur për media sot, tha se inspektorët e autorizuar të komunës janë vazhdimisht në terren dhe ndjekin situatën. Por edhe përkundër kësaj, ata nuk kanë pasur sukses që të hasin në pronarin dhe Ganiu shpreson që ai të paraqitet vet dhe të respektojë vendimin, duke…
Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi , nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se pas testimit të bërë për COVID-19mbrëmë, ka rezultuar pozitiv. Në postimin e tij Ademi shkruan: Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë, Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokolet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmive në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja! -thotë Ademi.