Në prag të festës së Kurban Bajramit, nën moton “Një copë bakllava për Kurban Bajram”, Shoqata Edukative Parimi Kulturor Shkup shpërndau bakllava falas për të gjithë kalimtarët në qytetin e Shkupit. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përcillet mesazhi për tolerancë dhe paqe në një vend multietnik dhe multikulturor, siç është Shkupi. Kanita Bakija aktiviste e kësaj shoqate tha se kjo është hera e tetë që ky projekt po shënon suksesin e vet por sigurisht për shkak të gjendjes së pandemisë intensiteti i njerëzve është më i ulët këtë vit. KANITA BAKIJA AKTIVISTE “Shoqata edukative ‘Parimi’ për të tetën…
Author: Rilinda
Murg, pse nuk jam e lumtur? Kështu doja ta nisja këtë bisedë mes nesh. Në fakt tek po e imagjinoja takimin tonë të radhës, më erdhi shumë natyrshëm kjo pyetje. Ku qëndronte i gjithë problemi që unë i dashuroja iluzionet më shumë se realitetin? Mendoj se e di përgjigjen dhe ajo vjen sërish nga një pyetje. Kush është gjëja më e madhe që kam arritur në jetë? Po të ma kishe bërë këtë pyetje përpara një ore përgjigjja do të kishte qenë kështu. Jetoj në Gjermani, punoj financiere, kam botuar disa libra, flas disa gjuhë, familja ime më pranon siç…
Në orët e mbrëmjes ka shpërthyer një zjarr i madh mbi fshatin Haraçinë, ndërsa sipas informacioneve nga organet kompetente po digjet deponia e shatit. Ekipet e zjarrfikësve tashmë janë në vendngjarje dhe po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin. Nga videot që janë publikuar në rrjetet sociale, është e qartë se bëhet fjalë për për zjarr që ka kapluar një hapësirë të madhe e që shihet edhe nga pjesa e kundërt e Shkupit. KOmandanti i Brigadës Territoriale kundër Zjarreve – Shkup, Vlladimir Simonovski ka thënë për MIA-n se zjarri është paraqitur në orën 20:10 dhe në terren janë dërguar tetë zjarrfikës. https://www.youtube.com/watch?v=-PUTEfd1mXM&feature=emb_logo
Nxënësit do të kthehen në shkollë. Me maska dhe duke dezinfektuar duart shpesh, për 20 minuta nxënësit do të mbajnë orën mësimore. Nëse klasa ka numër të madh të nxënësve, do të ndahen në dy grupe dhe mësimin do t’ua mbajë e njëjta mësuese. Ky është njëri nga mënyrat se si do të zhvillohet viti shkollor nga shtatori në Maqedoninë e Veriut, tregoi zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska. “Ne propozojmë prani fizike me numër të ulët të nxënësve në klasë. Grupe më të vogla, me protokoll të mjaftueshëm për distancë fizike, mbajtje e maskës, dezinfektim në të gjitha…
Pas procesuimit të raportit të cilin SPB Tetovë e dërgoi deri në Prokurorinë Themelore Publike lidhur me ndërtimin e ujsjellësit për fshatin Siniçan të Tetovës, ku është kërkua instruksione lidhur me veprimet e mëtutjeshme. Prokuroria publike ka filluar procesin para hetimorë dhe hetimorë nga ku edhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vëzhguar nga afër situatën, kështu që është dhënë urdhër që efektivët e policisë të tërhiqen nga vendi, prandaj edhe SPB ka tërhjekur sigurimin policorë, kurse organet komunale i ka lejuar që të vazhdojnë me punimet për ndërtimin e ujsjellësit. Sipas procedurave hetimore, puna e Policisë zhvillohet…
Kryeministri në ikje, Oliver Spasovski i ka quajtur kriminel banorët e Siniçanit të cilët me vet iniciativë po punojnë për ta ndërtuar rrjetin e ujësjellësit. Spasovski kriminel banorët e Siniçanit i ka quajtur gjatë një bisede të bërë me Lejla Kadriun. Ndryshe policia e shtetit së bashku me njësitin për ndërhyrje të shpejtë EBR sot gjatë tërë ditës kanë bllokuar banorët në përfundimin e punimeve edhe pse prokuroria u kërkoi që punimet të vazhdojnë, policia nuk rrespektoi vendimin. https://www.facebook.com/watch/?v=748874392590255&t=205
Banorët e fshatit Siniçan, bashkë me Kryetarin e Komunës së Bogovinës dhe prokuroren kujdestare ende vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkë përballë policisë. Edhe pse prokurorja e rastit pasi konstatoi situatën faktike në terren, u dha urdhër policëve që të largohen dhe t’i lejojnë banorët të vazhdojnë me punë, policia nuk po e zbaton urdhrin, përcjell in7. “Ligji për procedurë penale është i qartë. Procedurën parahetimore dhe hetimore e udhëheq prokuroria publike. Policia duhet ta zbatojë urdhrin e prokurorit publik sepse kështu e obligon ligji”, theksoi prokurorja kujdestare. Megjithatë, ende nuk dihet se urdhrat e kujt po zbaton policia. Nga Aleanca…
Ministrja e Financave Nina Angellovska në profilin e saj në Fejsbuk pasdite ka shkruar se rritet ndjeshëm numri i e-dyqaneve të reja dhe e-transaksioneve me pandeminë e kovidit. “Kompanitë adaptohen dhe hapin kanal të ri të shitjes për qasje më të lehtë deri te konsumatorët, përballje me qarkullimin e ulur në lokacionet fizike, si dhe rritjen e konkurrencës dhe hyrjen në një treg më të madh”, ka shkruar Angellovska. Në mars ka janë hapur pothuajse numër i njëjtë të e-dyqaneve, si në të gjithë vitin 2019. Por, siç thekson Angellovska, dukshëm rritet edhe numri i shitësve të paregjistruar për këtë…
Prokurorja Lejla Kadriu është heroina e ditës së sotme. Ajo ka dalë në fshatin Siniçan dhe ka larguar policinë e cila pengonte banorët të ndërtojnë ujësjellësin. “Tërhiqnu, lerni njerëzit të punojnë për shkak të urgjencës së procedurës”, u ka thënë prokurorja Kadriu policëve. Paraprakisht banorët e fshatit Siniçan u penguan edhe një herë nga policia që të vazhdojnë punimet në bjeshkë për ujësjellësin. Aty qëndroi edhe kreu i Komunës së Bogovinës. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe ka urdhëruar largimin e policisë megjithatë policët presin urdhër nga eprorët që të largohen nga vendi u ngjarjes dhe të…
Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën e dhene për revistën Fokus, thotë se Qeveria mund të bëhet edhe pa BDI-në. “Qeveri mund të bëhet pa LSDM-në, mund të bëhet pa VMRO-DPMNE-në, por mund të bëhet edhe pa BDI-në”, ka deklaruar Pendarovski, transmeton Gazeta Lajm. Në të njëjtin numër, revista Fokus sjell edhe tekstin me titull “Deri sa jeton BDI-ja, vdes drejtësia”.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në prag të Kurban Bajramit u bën apel qytetarëve të mos blejnë bagëti në tregjet e paligjshme, por mish për festë të marrin nga thertoret e miratuara. AUV përkujton se lëvizja e kafshëve duhet të kryhet jashtëzakonisht me posedim të certifikatës për gjendjen shëndetësore të çdo kafshe, ndërsa therja vetëm në thertore të miratuara nga ana e Agjencisë. “Qytetarët të mos blejnë bagëti nga tregjet e paligjshme ku nuk ka garanci për gjendjen shëndetësore, me çfarë sillet në pik[pyetje shëndeti i blerësve, ndërsa në kushte të pranisë së konfirmuar të sëmundjes gjuha e kaltër…
Ngjarjet e fundit në Turqi me hapjen e xhamisë Ajasofja, që dikur kishte qënë kishë bizantine, nuk ka mundur t’i shpëtojë pa komentuar e debatuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Një ngjarje e turpshme ka ndodhur së fundmi në Manastir. Në hyrjen e Xhamisë Qendrore të këtij qyteti, persona të paidentifikuar kanë shkruar në maqedonisht “Ajasofia ishte dhe do të jetë gjithmonë kishë”. Por se ç’faj ka xhamia në Manastir për Ajasofian në Stamboll, nuk mund ta konstatojmë aspak. Akte të tilla kanë ndodhur shpesh në Maqedoninë e Veriut, ndërsa institucionet përgjegjëse thuajse aspak nuk kanë reaguar apo të nxjerrin…