Ngjarjet në Siniçan të Bogovinës, Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, i quan orvatje të kryetarit të Komunës, Albon Xhemaili, për të manipuluar me qytetarët e Siniçanit, të involvojë policinë, e vetë të dalë i pafajshëm duke mbuluar paaftësinë për realizim të projekteve. Nuhiu duke folur për TV21 lexoi edhe pjesë nga deklarata e Kryetarit të Bogovinës, ku ai para policies ka deklaruar se do tu bëjë thirrje banorëve të Siniçanit që të heqin dorë nga ujësjellësi deri sa të bëhet kompletimi i dokumentacionit, e nga ana tjetër në Policinë e Tetovës ka deklaruar se mund të eskalojë gjendja e sigurisë,…
Author: Rilinda
Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier për TV 24 thotë se Franca tashmë ka miratuar kornizën negociuese. Ai thotë se korniza negociuese është prodhim i kërkesave të Francës për metodologjinë e re. Me pajtimin e Francës për nisje të bisedimeve, së pari duhet të pajtohen edhe vendet tjera të BE-së. Nuk dihet ende qëndrimi i Bullgarisë për shkak mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ka një kontest të hapur rreth çështjeve historike.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka publikuar listën me të gjitha ndërmarrjet të cilët kanë marrë para shtetërore, ndërkaq më pastaj i kanë keqpërdorur duke mos ua dhënë punëtorëve, Ndërmarrjet janë nga të gjitha qytetet, por më së shpeshti janë me seli në Tetovë, Strugë, Kumanovë dhe Shkup. Listën e ndërmarrjeve mund ta shihni: KËTU Qeveria njoftoi se do të kërkojë nga Prokuroria që të konstatojë përgjegjësi penale për ndërmarrjet. Përndryshe, një pjesë e ndërmarrjeve nën trysni të opinionin dje kanë filluar që t’i paguajnë rrogat për punëtorët. Organizatat sindikale kanë kërkuar përgjegjësi penale dhe sanksione të ashpra për ndërmarrjet…
https://www.youtube.com/watch?v=SI6XsJycnhM&feature=emb_logo Për më shumë se 24 orë po qëndrojnë në këtë vend. Banorët e Siniçanit i zbardhi edhe dita duke e shprehur revoltën për ndërprerjen e punimeve për ujësjellësin. “Më shumë se 24 orë po protestojmë. Prej dje në ora 10 tash është bërë më shumë se 24 orë”. “Nuk e dimë saktësisht çfarë do të bëhet, por presim jozyrtarisht ndonjë urdhër. Të largohen nga këtu policët që po e pengojnë punën. Tjetër çka gjithçka është në rregull”. “Sonte këtu na keni neve. Pa shkuar të gjithë, nuk ikim as ne”. Kanë marrë edhe tenda për t’u mbrojtur dhe ushqim…
Prokuroria e Shkupit solli Urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale – grabitje, informojnë nga PTHP Shkup. “I dyshuari 36 vjeçar, më 29 korrik është zënë duke grabitur në objektin hotelierik në rrugën “Sllave Georgievski – Shnajder”, me forcë i ka sulmuar dy të dëmtuarit babë e bijë. Ai përmes dritares ka ikur nga objekti hotelierik dhe ka grabitur tre televizorë në vlerë të tërësishme prej 100.000 denarë. Por me ç’rast është zënë nga i dëmtuari dhe vajza e tij, të cilët janë munduar të thërasin policinë”, sqarojnë nga PTHP Shkup. Prokurori publik kompetent deri…
Në prag të festave të Ilindenit, kur Ohri pritet të vlojë prej turistëve, ndërsa janë paralajmëruar edhe shumë koncerte, autoritetet lokale kërkojnë që organizatorët të mos i mbajnë ngjarjet e këtilla, nëse nuk kanë kapacitetet për respektimin e zbatimit të protokolleve. Biletat për këto koncerte tashmë janë lëshuar në shitje. “Shtabi i krizës bëri thirrje, gjegjësisht u rekomandoi të gjithë pronarëve të lokaliteteve në të cilat janë caktuar këto ngjarje, të mos i japin me qira lokalitetet për organizimin e ngjarjeve të llojit masiv, nëse nuk ka kushte për respektimin e dispozitave të këtij protokolli. Mendimi im personal është se…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk do të pengojnë BDI-në që të mbajë premtimin e vetëm, për kryeministrin shqiptarë, ata i thonë BDI-së që nëse nuk e arrin një gjë të tillë, ta lëshojë rrugën dhe qeverinë ta formojë koalicioni i cili ka program politik. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, tha se nëse flitet për legjitimitet, ai është te koalicioni “Tash është koha”. Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët “Bisedat janë të natyrshme të zhvillohen, ka kontakte me eksponentë partiakë por edhe partneri ynë i koalicionit është deklaruar lidhur me këtë temë, zotëri Gashi, që ne…
Për qasjen dhe përgjegjësinë e mundshme të prokurores Kadriu, lidhur me veprimin e djeshëm në protestë si dhe telefonatën me akuza me kryeministrin, nga Prokuroria Publike theksuan sot përmes një kumtese, se kanë kërkuar me shkrim që Prokuroria e Lartë e Gostivarit, të inspektojë çështjen, sipas nenit 27, pika 5, dhe nenit 28, pika 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike. Pas inspektimit të çështjes, Prokuroria e Lartë e Gostivarit duhet të dorëzojë informatat se për çfarë vepre penale, dhe kush janë kryerësit e saj, në rastin konkret, ndaj tw cilwve kryhet procedurë parahetimore apo hetimore, në bazë të cilave dyshime…
Përfundon ndërtimi i kapaciteteve shtesë në afërsi të Klinikës për Sëmundje të Mushkërive në Shkup. Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë ky spital është ndërtuar për më pak se 2 javë, periudhë rekord sipas tyre. Ky investim, sipas ministrisë ka kushtuar 122 mijë euro. Ndërkaq, për pranim të pacientëve do të jetë gati në mesin e muajit gusht. Ministria e Shëndetësisë “Në të janë vendosur katër ambulanca, kabinet dhe dy dhoma të ndara për raste ditore nga ambulanca. Në ditët në vazhdim pritet të përfundoj edhe pajisja e invertarit të brendshëm, pajijset medicinale dhe jomedicinale, të cilat janë donacion i…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dalë sot me një reagim ndaj ngjarjeve të ditëve të fundit në lidhje me ujësjellësin në vendbanimin Siniçan. Sela pretendon se bëhet fjalë për hakmarrje ndaj banorëve të Siniçanit dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, pasi një vit më parë nuk lejuan që të ndërtohet hidrocentrali në këtë zonë. Ai tha se nuk do të lejojnë hakmerrjen ndaj kryetarit të Bogovinës dhe qytetarëve të Siniçanit, për atë se dikush ka dashur të bëjë biznes me hidrocentralin në të njëjtin vend ku qytetarët dëshirojnë të marrin ujë të pijshëm, njofton Portalb. Sipas tij…
Në prag të festës së Kurban Bajramit, nën moton “Një copë bakllava për Kurban Bajram”, Shoqata Edukative Parimi Kulturor Shkup shpërndau bakllava falas për të gjithë kalimtarët në qytetin e Shkupit. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përcillet mesazhi për tolerancë dhe paqe në një vend multietnik dhe multikulturor, siç është Shkupi. Kanita Bakija aktiviste e kësaj shoqate tha se kjo është hera e tetë që ky projekt po shënon suksesin e vet por sigurisht për shkak të gjendjes së pandemisë intensiteti i njerëzve është më i ulët këtë vit. KANITA BAKIJA AKTIVISTE “Shoqata edukative ‘Parimi’ për të tetën…
Murg, pse nuk jam e lumtur? Kështu doja ta nisja këtë bisedë mes nesh. Në fakt tek po e imagjinoja takimin tonë të radhës, më erdhi shumë natyrshëm kjo pyetje. Ku qëndronte i gjithë problemi që unë i dashuroja iluzionet më shumë se realitetin? Mendoj se e di përgjigjen dhe ajo vjen sërish nga një pyetje. Kush është gjëja më e madhe që kam arritur në jetë? Po të ma kishe bërë këtë pyetje përpara një ore përgjigjja do të kishte qenë kështu. Jetoj në Gjermani, punoj financiere, kam botuar disa libra, flas disa gjuhë, familja ime më pranon siç…

