Zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska sot ka konfirmuar se do të ketë sanksione për kompanitë të cilët morën ndihmë shtetërore, ndërsa nuk ua dhanë punëtorëve. Sipas Carovskës, për momentin po shqyrtohen gjitha mundësitë juridike. “Rrogat urgjentisht duhet t’u paguhen punëtorëve, duhet të tregohet përgjegjësi nga ana e kompanive. Është bërë lëshim i madh dhe kuptohet sanksionim i kompanive, do të ndodhë. Për momentin Sekretariati i përgjithshëm i analizon të gjitha mundësitë juridike, ngritën të gjitha elementet që janë të mundshme”, ka thënë Carovska. Ajo ka rikiujtuar se dje Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë me shkrim ka dalë me qëndrim…
Author: Rilinda
Gjatë natës së kaluar në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejt 355 shkelje për mosrespektim të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë për respektim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me COVID-19. Qytetarët që janë dënuar do të duhet të paguajnë 20 euro, në kundërvlerë të denarit.
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, sapo ka mbërritur në Qeveri ku do të takohet me disa nga ministrat e qeverisë për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm në fshatin Siniçan. Xhemaili deklaroi se është ftuar në Qeveri, ndërsa në takim duhet të jenë Ministri i Bujqësisë, Ekologjisë, MPB-së e të tjerë. Protesta në bjeshkën e Sharrit, për ujin e pijshëm të fshatit Siniçan, vazhdon prej disa ditës ku nuk është ndërprerë as sot për festën e Kurban Bajramit. Për dallim prej ditëve të tjera, kur situata ishte edhe më e tensionuar mes policisë dhe kreut të komunës…
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar ushtruesin e detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Shaqir Fetahu, si dhe të gjithë qytetarët e besimit islam në vend me rastin e festës së Kurban Bajramit. Duke iu referuar situatës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), Pendarovski apeloi që me patjetër të tregohet unitet dhe mirëkuptim, duke shprehur shpresë se pikërisht me fuqinë e lutjeve dhe me dashuri do të tejkalohen të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohemi në plan personal dhe kolektiv. “Uroj kjo festë e madhe të na sjellë lumturi, gëzime, dashuri dhe bereqet, edhe si…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk dërgoi urim për qytetarët pjesëtarë të besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Gëzuar Kurban Bajrami qytetarëve të besimit islam. Ju dëshiroj shëndet të mirë, lumturi, dashuri dhe respektim dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Festat sjellin gëzime, por edhe gjatë festës të mos harrojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse: maskë mbrojtëse, higjienë të duarve, ruajtjen e distancës fizike”, shkroi Filipçe në Fejsbuk. Ai i porosit qytetarët ta ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të afërmve të tyre.
Në orën 00:00 përfundon afati për shtrimin e kërkesës për subvencione për prodhimtarinë e bimëve (kultura kopshtare dhe të fushës, vreshta dhe pemishte) për prodhimtarinë blegtorale (rritësit e gjedheve, deleve, dhive, bletëve, derrave) si edhe për kafshët e therura në thertore nga Programi i sivjetmë për mbështetje të drejtpërdrejtë. Deri dje paradite, siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave gjithsej 60.350 bujq kanë shtruar kërkesa për subvencione. MBPEU njëherësh bën apel që bujqit ta ruajnë afatin për shtrimin e kërkesës që të vazhdojë procedura për përpunimin e vendimeve për pagesën e subvencioneve. Sipas informacioneve të njësive rajonale,…
Të dashur besimtarë myslimanë, gëzuar festën e sakrificës, Kurban Bajramin. Çka shkon te Zoti nuk është mishi e gjaku i sakrificës, por qëllimi i mirë, drejtësia, adhurimi e dashuria. Në këtë festë, synim nuk është kënaqja e vetes, por afirmimi i kujdesjes për tjetrin. Prandaj sipas rregullit kurbani ndahet në tre pjesë, dhe vetëm njëra mbahet për vete e familjen e ngushtë. Dy të tjerat, pra pjesa më e madhe e sakrificës, u dhurohen të varfërve, por edhe fqinjëve, miqve e familjes së gjerë. Kjo është festë e solidaritetit. Sivjet kjo festë na gjen të vënë në sprovë prej një…
Sipas informacioneve të Institutit Hidro-Meteorologjik, sot dhe nesër i gjithë vendi do të kaplohet nga temperaturat e larta, respektivisht nga faza e verdhë (alarmuese). Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen nga temperaturat e larta, siç janë: – Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangia e daljes jashtë, në rast se dilet rekomandohen pushime të shpeshta nën hije. Rekomandohet të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe të klimatizuara. – Veshja e rrobave të lehta, vendosja e syze mbrojtëse dhe kapelave. – Konsumimi i ushqimeve të lehta, , pemëve dhe perimeve si…
Kryeministri i Kosovës ka mohuar të jetë përkrahës i idesë së Shengenit Ballkanik. I pari i Qeverisë, Avdullah Hoti ka thënë se edhe në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur të enjten është diskutuar për bashkëpunim ekonomik sipas parimeve evropiane. I pyetur nga Top Channel nëse do të pranoj ftesën për takimin e radhës mes partnerëve të rajonit për Shengenin Ballkanik, Hoti ka thënë se nuk ka mini Shengen. Partia e dytë më e madhe në Qeveri, AAK thonë se nuk besojnë se Kryeministri Hoti do të pranojë të bëhet pjesë e ndonjë takimi për…
https://www.youtube.com/watch?v=QkwZIkpsMOg&feature=emb_logo Vazhdojnë të mbeten të stopuara punimet në ujësjellësin e fshatit Siniçan të Komunës së Bogovinës. Dje prokurorja Lejla Kadriu dha urdhër që të tërhiqet policia e cila pengonte makinerinë të vazhdojë punimet, ndërsa edhe SPB Tetovë njoftoi se kanë marrë vendim për tërheqjen e policëve, por edhe sot ata ishin në vendngjarje dhe mbi fshatin Urviç. Vendin ku kanë filluar punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan, e kanë inspektuar edhe përfaqësues të Inspektoritatit të pushtetit lokal të cilët kanë biseduar me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Xhemaili tha se reagimi i banorëve…
Urime festa e Kurban Bajramit! Në emër të studentëve, stafit akademik dhe të punësuarve të tjerë në Universitetin e Tetovës, të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ua uroj festën e Kurban Bajramit. Situata e përgjithshme me pandeminë Covid -19, si asnjëherë me parë na obligon që edhe gjatë këtyre ditëve festive, t’u përmbahemi protokolleve të veçanta të aprovuara nga autoritetet kompetente shëndetësore. Le të jetë kjo festë motiv për përforcimin e besimit tonë dhe të zemrave tona drejt qëllimeve të larta njerëzore dhe devotshmërisë, për të siguruar progres në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër! Uroj që kjo festë…
Grupi i ekspertëve nga Këshilli i Evropës për luftë kundër tregtisë me njerëz (GRETA) sot dërguan thirrje për mbështetje plotësuese të profesionistëve të cilët zbulojnë dhe u ndihmojnë viktimave të tregtisë me njerëz. Me rastin e 30 Korrikut – Ditës botërore të luftës kundër tregtisë me njerëz, , në deklaratë theksohet se është konstatuar “përkushtim dhe guxim i shumë profesionistëve kundër tregtisë me njerëz në 47 shtete nënshkruese të Konventës”, por edhe se “në disa vende nuk jepet vëmendje e mjaftueshme politike “dhe se ndahen resurset joadekuate”, për luftë kundër tregtisë me njerëz. “Masat e ndërmarra për kontroll të pandemisë…

