Author: Rilinda

Në Maqedoninë e Veriut kanë pasuar një varg reagimesh pas ndryshimeve të vendimeve të punës së qindra pjesëtarëve të sigurisë nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, vetëm disa ditë para se të formohet qeveria e re. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në bazë të marrëveshjes së Përzhinos menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në 100 ditët para mbajtjes së procesit zgjedhor drejtohet nga partia më e madhe maqedonase VMRO DPMNE-së, pastaj kalon në duart e zëvendësit të këtij dikasteri që vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, për…

Lexo më Shumë

Antonio Milososki, në thelb, është vetëm një i dyshuar, sepse gjykata kompetente ende nuk e ka pranuar aktakuzën për çështjen “I fuqishmi”. Sidoqoftë, reagimet dhe paraqitjet e Milloshoski dhe VMRO-DPMNE-së për punën e PSP-së në lidhje me zgjidhjen ligjore për marrjen përsipër të të gjitha rasteve të PSP-së nga Prokuroria Publike, tregojnë se janë një spin sepse Milloshoski përpiqet të bindë publikun se bëhet fjalë për “aktakuzë politike”, shkruan Vërtetëmatës.Pas paraqitjes së aktakuzës në Gjykatën Themelore në Shkup nga ana e Prokurorisë Themelore në Shkup , për lëndën e njohur si “I fuqishmi”, njëri nga të pandehurit e propozuar, deputeti…

Lexo më Shumë

Në 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës u zbulua pllaka përkujtimore në shenjë kujtimi për jetën dhe veprën e saj. Pllaka u zbulua në qendër të Shkupit, në vendin e shtëpisë ku kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu. Por, pas shpalosjes së pllakës përkujtimore ashpër ka reaguar edhe Anton Sereçi, stidjues i jetës dhe veprës së Nënë Terezës. Ai vlerëson se pllaka në fjalë nuk ka koncept ideor e as estetik, duke shtuar se për shkak të shenjtërimit të saj në vitin 2016 është dashur të shkruhet Shën Tereza dhe jo vetëm Nënë Tereza. Edhe Sereçi ashpër ka reaguar edhe për…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev i mandatuar për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut i dërgoi të mërkurën (26 Gusht) parlamentit emrat e kabinetit qeveritar nga ku zëvendës kryeministri dhe 5 ministra do të jenë shqiptarë sikurse në 100 ditët e fundit të qeverisë kryeministri do të jetë shqiptar. Ali Ahmeti tregon se si u arrit marrëveshja për qeverinë e re. Ai thotë se të dyja forcat fituesve në zgjedhje hoqën dorë nga barrikadimet duke marrë në konsideratë të shkuarën. Ahmeti flet për prioritetet e qeverisë së re që nga respektimi i marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe marrëveshja…

Lexo më Shumë

Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja Milla Carovska, ministri i Arsimit Arbër Ademi , ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, si dhe zëvendësministrja e Arsimit Elizabeta Naumovska, sot në takime të ndara pranuan përfaqësues të prindërve të cilët angazhohen për mësim onlajn dhe për mësim me prani fizike. “Në takimet përfaqësuesit e dy grupeve të prindërve patën rast t’i dëgjojnë qëndrimet dhe argumentet e tyre, si dhe të njoftohen në mënyrë të detajuar me vendimin e Qeverisë për modelin sipas të cilit do të organizohet dhe zbatohet mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm në kushte të Kovid-19, i cili është sjell në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka afat deri më 1 shtator te bankat ti dorëzojë të dhënat për shfrytëzuesit e ndihmës sociale me qëllim që më 2 shtator të sigurohet pagesa për muajin gusht. Nga shërbimi qeveritar për shtyp bënë të ditur se në mbledhjen e sotme qeveritare është miratuar Informqacioni për pagesën e ndihmës sociale. MPPS ditë më parë po ashtu bëri të ditur se nga sot, përkatësisht nga 26 gushti fillon pagesa e hershme pensioneve për muajin gusht.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në ora 11 ka caktuar seancë në Kuvend me një pikë të vetme, zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. Siç bëhet e ditur në ueb-faqen zyrtare të Kuvendit seanca do të fillojë në ora 11:00. Nga ana tjetër mandatari për formimin e Qeverisë Zoran Zaev për TV21, tha se në fillim duhet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit pastaj të votohet Qeveria.

Lexo më Shumë

Sot janë bërë 8 ditë që kur pronari i objektit ilegal është njoftuar se duhet ta rrëzojë ndërtimin te qendra tregtare “Mavrovasja”. Edhe pse kaq ishte edhe afati i paraparë nga Komuna e Çairit, kjo nuk do të thotë se ai ka skaduar, sepse bëhet fjalë për 8 ditë pune sqarojnë nga inspektorati i Komunës së Çairit. Kjo nënkupton se pronarit të ndërtimit ilegal te “Mavrovasja” i kanë mbetur edhe dy ditë që të njoftohet se duhet ta rrënojë objektin, pasi ai është ilegal. Nëse pronari nuk e rrënon vetë objektin, atëherë opsion tjetër është Komuna e Çairit ta rrënojë…

Lexo më Shumë

Gjashtë sindikata, disa shoqata dhe asocicacione dënuan vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për Energjikë për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 7.42 përqind. Ata po kërkojnë nga rregullatorët që të ndryshojnë vendimin menjëherë dhe janë të indinjuar që vendimi po merret në mes të krizës më të madhe të kohërave të fundit, kur mijëra njerëz humbasin punën e tyre ose marrin shkurtime pagash, si dhe në një kohë kur janë duke u mallverzime të ndryshme nga ana e kompanive të ndryshme që morën ndihmë shtetërore dhe nuk u paguan pagat punonjësve. “Është gjithashtu revoltuese edhe ajo që vendimi…

Lexo më Shumë

Në vend për momentin aktivë janë gjithsej 3.700 raste të Kovid-19, më shumë raste janë regjistruar në Shkup 1.426. Sipas distribuimit të rasteve aktive sipas komunave në Shkup më shumë ka në Çair-168, Aerodrom-161 dhe Kisela Vodë 158. Gazi Baba ka 139 raste aktive, Qendra dhe Karposhi nga 128, Shuto Orizara 113, ndërsa Gjorçe Petrovi 101. Vijojnë komunat me më pak se 100 raste aktive në territorin e tyre:-Çair- 168• Aerodrom – 161• Butel – 92• Gazi Babë – 139• Qendër – 128• Karposh – 128• Saraj – 70• Kisella Vodë- 158• Gjorçe Petrov – 101• Studeniçan – 54• Shuto…

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov për tre vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë tha se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështes Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, integrimet evropiane do të thonë edhe përmbushje të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje. “Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqet një hap historik në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shenjë se kemi mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe jemi të gatshëm të punojmë për një Ballkan të sigurt dhe stabil në të ardhmen. Integrimet evropiane garantojnë paqe dhe prosperitet, Bullgaria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e…

Lexo më Shumë

Pasi që Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje theksoi se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në kohë pandemie, kanë filluar reagimet e menjëhershme. Reagimet e ndryshme janë se vendi po rrit çmimin e energjisë elektrike, në kushte tejet të rënda që gjendjet dhe kur vendet e tjera evropiane ulin çmimin dhe falin borxhet, për shkak të goditjes që shkaktoi pandemia me koronavirusin, përcjell INA. Branimir Jovanovic, ish-këshilltari i ministrit të kaluar të financave, Dragan Tevdovski ka thënë se ky vendim është skandaloz, pasi që Maqedonia po rrit çmimin e energjisë për 7.4%, ndërsa ka shkallën më…

Lexo më Shumë