Gjatë muajit janar dhe shkurt janë planifikuar më shumë se 30 seanca dëgjimore për rastet e PSP-së. Pas festave e para në gjykatë pritet të paraqitet ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shtatë të pandehur të tjerë në rastin e përgjimeve të paligjshme “Target dhe Fortesa”. Gruevski do të paraqitet në gjyq për 4 raste. Përveç dhunës në komunën Qendër dhe rasti ‘Trajektorja”, për autostradën kineze, në janar do të fillojnë edhe gjyqet për rastin e veturës Mercedes dhe rrënimi i Kosmosit. Ende pritet vlerësim për akuzat ndaj tij në rastin Titanik për parregullsi zgjedhore.…
Author: Rilinda
Rrethanat tona të brishta shoqërore kanë pjellë në vazhdimësi, sidomos, politikanë allasoj, të cilët përnjeherë kanë dalë nga anonimiteti dhe brenda natës janë ngritur në figura prominente, duke e shpallë veten aktorë të fushëbetejës nën maskën e një madhështie hyjnore, të cilën unë e quaj “rezistencë politike përmes bllofit”, në kuptimin e një qëndrimi stoik nihil admirari, një sajesë bizarre e këtyre për të kamufluar anonimitetin e tyre përpara votuesit të dëshpëruar dhe të paaftë për ta gjetur veten në shoqëri, që më pas ta thellojnë edhe më tepër dëshpërimin e tij. Fare kollaj e kanë pasur në fillim të…
Gjyla Çeliku: Një pjesë e misionit tim… Arsyeja pse unë postoj edhe ushqime tradicionale është që me vetëdije dua të thyej tabunë e disa “intelektualeve” të paprekshme dhe “elitë” që kur i kam dëgjuar në televizione e n’jetën e përditshme, veç vezë na ditkan t’fërgojnë, disa nga ato as vezë jo, lind pyetja si janë rritur ato dhe ku? Unë përgjigjem në hënë. Tjetra, unë me krenari postoj fotografi me nënën time të mbuluar, sepse ajo është nëna ime dhe ashtu i pëlqen të promovojë fenë time, në të njejtën kohë duke promovuar edhe tolerancën e myslimanizmit, pa më imponuar…
Shuma të mëdha të hollash janë paguar nga kasa kuvendore për shpenzimet rrugore të deputetëve në Maqedoni, tregon hulumtimi më i ri i rrjetit të gazetarë hulumtuese SKUP. Pas paralajmërimit se deputetët e vendit kanë kërkuar më së shumti të holla në krahasim me kolegët e tyre të rajonit, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në vitin 2017 kanë shpenzuar më së shumti të holla për benzinë, pagesa rrugore, dhe shpenzime të tjera për udhëtime. Edhe pse dy nga gjashtë të muajt e parë të vitit kuvendi nuk punonte, llogaritë për udhëtimet zyrtare të deputetëve arrijnë shumën prej 4 mijë eurove…
Dy automjete të markës “golf” në dy lokalitete të ndryshme në Shkup janë djegur gjatë natës. Siç kumtoi MPB, mëngjesin e sotëm në rr. Boro Menkov” në Shkup, nga persona të panjohur deri më tani, është shkaktuar zjarr në automjetin motorik “Golf 5” me targa të Shkupit, pronë e E.A. (26) nga Shkupi. Në zjarr është djegur vetëm pjesa e përparme ku është i vendosur motori. Zjarri është shuar nga ana e Brigadës së zjarrfikësve. Rreth 30 minuta pas mesnate në f. Pobozhje është gjetur një automjet motorik i djegur “golf 1” me targa të Shkupit, pronë e N.M. nga…
Pushteti gjyqësor, ndër më të kritikuarit në tre vjetët e fundit, ende është larg pritjeve për pavarësi dhe efikasitet në punën e tij. Tashmë institucionet, si Qeveria ashtu edhe Kuvendi kanë vënë prioritetet e tyre për miratimin e zgjidhjeve ligjore brenda dy muajve të ardhshëm, që janë në përputhje me rekomandimet e Brukselit, si në Prokurori ashtu edhe Këshillin Gjyqësor, por edhe për kërkesat e Prokurorisë Speciale, për të cilën ende nuk ka një zgjidhje se si do të punojë në të ardhmen pas skadimit të afatit për ngritjen e padive ndaj zyrtarëve të inkriminuar, shkruan REL. Pas ndërrimit pushtetit…
Një grua pesëdhjetë e shtatë vjeçare nga fshati Idrizovë i Shkpit, dje është denoncuar si e zhdukur. Policia kumtoi se N.R. (51) nga fshati Idrizovë, Shkup, dje në orën 18:15, ka denoncuar se më 05.01.2018 në orën 08.30 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur bashkëshortja e tij R.D. (57). Ndërmerren masa për gjetjen e personit.
Festën e ndërrimit të mot-moteve dhe ditët e para të vitit 2018 qytetarët e Shkupit I përjetuan me ajër të ndotur. Edhe përkundër nivelit të lartë të ndotjes së ajrit pjesa dërmuese e qytetarëve preferojnë të udhëtojnë me makinat e tyre duke lënë anash opsionin e transportit publik. Të njëjtin e përdorin më së shumti pensionistët dhe studentët. Po, unë shëtis me autobus. Familja ime përdor veturat. Shumë pak i përdorin autobusët, prapë dalin me vetura. Po unë e përdori autobusin, por sot kam dal me biçikletë, që të mos ndotet ajri ,dal me biçikletë por edhe autobusët I përdori.…
Temë kryesore këtyre ditëve ishin pushimet e shtrenjta të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj në Zvicër. Mirëpo as funksionarët e LSDM-së së Zaevit nuk si duket ngecin aspak pas tij. Kandidati i LSDM-së për komunën e Likovës, Hadi Osmani dhe zëvendës kryeministri Koço Angjushev janë nisur për pushime në Alpet austriake, ku çmimet nuk janë aspak më të ulëta se ato në alpet zvicerane. Këtë e ka bë të ditur vetë Osmani duke postuar një fotografi në facebook dhe një koment të shkurtë: “Udhëtim Drejte alpeve austriake me Zv/krryministrin Koço Angjushev”./Almakos
Lidhur me zhvillimit e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lëvizjen BESA ka reaguar edhe shkrimtari dhe publicisti Xhevdet Pozhari. Sipas tij, përçarjet në këto dy lëvizje janë të nxitura nga ata që partitë politike i shohin si kompani private. Kundërshtarët e Albin Kurtit dhe Bilall Kasamin me shokët, Pozhari i konsideron si karrieristë dhe interesgjinjë të cilët e flijojnë idealin për interesa personale. Në rrjetin e tij social, Pozhari shkruan: “Kur partitë dominohen nga karrieristë të sëmurë, nga individë që partinë e konsiderojnë si kompani private e cila duhet t’iu sjellë përfitime, kur drejtuesit e partisë nuk i bashkon ideali…
Më 21 janar, do të protestohet në Selanik, të organizuar nga shoqatat greke që mbledhin nënshkrime kundër termit Maqedonia për t’u përfshirë në emrin e vendit tonë, njoftojnë mediat greke, përcjell Almakos. Protesta është pjesë e fushatës me titull “Maqedonia do të thotë Greqia”, sipas të cilës nënshkrimet për një rezolutë po i dorëzohen kryeministrit grek Alexis Cipras. Në rezolutë, nënshkruesit kërkojnë që termi Maqedoni të mos përdoret në emër të vendit tonë dhe nëse është e nevojshme, do të thirret një referendum. Sipas mediave greke, pas paraqitjes së kërkese, janë mbledhur 130,000 nënshkrime. “Ka shumë interes për çështjen e…
13.5% e familjeve në Maqedoni jetojnë në kushte të këqia jetësore, pra nën çatitë që rrjedhin, muret e lagura ose dritaret e thyera dhe të kalbura. Ndërkaq në vitin 2015, 12.9% e familjeve kishin probleme me kushtet e vështira të jetesës, në vitin 2016 kjo përqindje u rrit në 13.5%, thanë nga Zyra e Statistikave Shtetërore, njofton Almakos. Trembëdhjetë për qind e familjeve të varfëra nuk kanë një makinë larëse, pothuajse gjysma nuk posedojnë një kompjuter personal, ndërsa vetëm 39 për qind e të gjitha familjeve të varfëra kanë një veturë. Në të kundërt, edhe 99 për qind kanë një…

