Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, sipas mediave greke, gjatë seancës të Qeverisë, i ka njoftuar ministrat për qëndrimet greke në negociatat për emrin. Duke iu referuar informacioneve të tyre, mediat në Greqi, mes të cilave edhe agjencia shtetërore, siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Athina, publikuan se emër i përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm është qëndrimi që e ka prezantuar Nikos Koxijas. “Sipas informacioneve, ministri i Punëve të Jashtme në fjalimin e tij e njoftoi Këshillin ministror për qëndrimet me të cilat pala greke merr pjesë në negociatat për emrin me IRJM-në. Koxijas tha se…
Author: Rilinda
Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto ku shihet Bilall Kasami duke pritur e shikuar Pollatin përderisa ai vizitonte vendin. Tani pas hyrjes me dhunë në selinë e Besës, për shkak të ndërrimit të bravave të dyerve, shumë vetë kanë filluar ta krahasojnë me Pollat Alendarin e serialit turk “Lugina e Ujqëve”.
Hyrjen me dhunë në Selinë e Lëvizjes BESA në Shkup e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB thonë se “Sot në Stacionin Policor “Bit Pazar” kryerës i panjohur ka hyrë dhunshëm në selinë e Lëvizjes BESA në Qendrën Tregtare Mavrovasja”. Siç thonë nga MPB, zyrtarët policorë kanë dalë në vendnin e ngjarjes dhe po bisedon me me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA dhe agjencisë e cila e ka siguruar objektin . Nga policia thonë se të dhëna më të hollësishme do të japin pas hetimit të plotë të ngjarjes.
Policia në Tetovë dhe Gostivar, mbrëmë (e diel), arrestuan qytetarë maqedonas dhe të huaj nga Shqipëria dhe Serbia, bëjnë të ditur nga Ministrinë e Brendshme. Sipas të dhënave policore, në ora 23:50 më 07/01/2018 dhe ora 01:25am më 08.01.2018, policia nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në Restorant Rruga ,, Kole Nedelkoski “në Tetovë, në pronësi të BM (36) nga Tetova. Gjatë kontrollit të ndërtesës, katër shtetas të huaj dhe një shtetas i Republikës së Maqedonisë janë argëtuar me të ftuarit. Të gjithë personat u arrestuan në stacion policor, ndërsa M.D. (27), L.A. (30), F.T. (24) dhe SN. (30), të…
Anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA si dhe përfaqësues të strukturave të degës dhe nëndegëve të BESËS në Tetovë, nëpërmjet një konference për shtyp i kanë dhënë mbështetjet vendimit të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA për caktimin e Nexhbedin Kahremanit për ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes BESA. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1989951597712349/ “Dr. Kahramani e gëzon mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave të Lëvizjes BESA dhe më gjerë, por edhe të tetovarëve e të tjerëve, madje edhe përtej dallimeve politike. Prandaj ne dëshirojmë të falënderojmë Këshillin Qendror që në çastet e organizimit të brendshëm në Lëvizjen BESA, e…
Nga Blendi Fevziu Si po qeveris Rama? Kjo pyetje që më drejtoi disa ditë më parë një njeri i rëndësishëm i biznesit nga Kosova më bëri të reflektoj për t’i shpjeguar më mirë përgjigjen time. Rama nuk po qeveris fare! Kur them “nuk qeveris” nuk e kam fjalën që Rama dhe ekipi i tij nuk shkojnë në zyrë; as që nuk bën punët burokratike që bën çdo qeveri. Ajo që them është se që prej rikonfirmimit në krye të Qeverisë, Rama ka rënë në kurthin e mosqeverisjes, amullisë dhe kaosit si asnjë Kryeministër tjetër deri më sot. Historia politike shqiptare…
Niveli i ujit të Vardarit në Jegunoc dhe në Sateska në Botun janë për më shumë se katër herë më të ulëta nga niveli i zakonshëm për muajin janar dhe pothuajse nivel trefish më të ulët se mesatarja ka edhe Cërnareka në Novaci. Sipas të dhënave të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), nivel më të ulët të ujit se zakonisht ka pothuajse në të gjitha lumenjt tjerë në Maqedoni, me përjashtim të Drinit të Zi në Lozhan, Pçinja te Banja e Katlanovës dhe Vardari në Demir Kapi, ku është vërejtur nivel më i artë se zakonisht. Niveli i ujërave, megjithatë,…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë, prej sot filloi me aktivizimin e masave për lehtësimin e pasojave nga ndotja e ajrit në qytetin e Shkupit, përcjell Almakos. Masat janë aktivizuar pas informatave të marra se cilësia e ajrit dy ditët e fundit është tejkaluar mbi normalen, dmth mbi 200μg / m3 në stacionet matëse në Qytetin e Shkupit, domethënë stacionet matëse Lisiçe dhe Rektorat. Në vijim të masave që duhet të ndërmerren nga institucionet kompetente: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Ministria e Shëndetësisë janë të obliguar që: -Të lirohen nga detyrat e tyre gratë shtatzëna, personat mbi 60…
Deputeti Nexhbedin Karemani, njëherësh u.d. kryetar i BESËS, reagoi pas pres konferencës për gazetarët të mbajtur sot në Tetovë në të cilin u kërkua që ai të respektojë, sipas tyre, kryetarin legjitim të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamin. Sipas tij, gjithçka ka filluar pas disfatës së Kasamit në zgjedhjet lokale të tetorit, kur kryesia ka filluar të kërkojë nga Kasami përgjegjësi për humbjen dhe ai nuk ka dashur të dorëhiqet. “Kemi kërkuar dorëheqje nga ai disa herë, por ai ka bllokuar të gjitha organet dhe sa herë që ka mbajtur këshilli mbledhje, katër mbledhje, kur ka ardhur në rend dite pika…
Tentoi të rrotullohet…u rrëzua…dhe u ngrit duke e bërë rrotullimin e plotë. Me këtë motiv kjo vogëlushe vjen çdo ditë në pistën e patinazhit Boris Trajkovski, njëjtë siç vijnë dhe fëmijët e tjerë të cilët me ushtrimet, rrëshqitjet dhe rrotullimet pa frikë, bëjnë që pista e patinazhit të duket si një skenë filmash. “Patinazhi si sport në Maqedoni është futur vonë edhe pse në fakt në qendra kryesore të qytetit ka pasur pista patinazhi, por tashmë ai është formuar si një sport serioz me federatën e vet, si janë kushtet këtu në Maqedoni, sa preferojnë sportistët për të luajtur dhe…
Pas situatës së mbrëmshme ,sot Lëvizja Besa – Dega Kumanovë ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me situatën që po ndodh në këtë lëvizje. Në profilin e faqës së Lëvizjes Besa-dega Kumanovë kryetar i kësaj dege ka njoftuar : Nga mbledhja e mbajtur e kryesisë së degës së Kumanovës sonte 07.01.2018 ora 18.30 u bisedua për situatat e fundit në Lëvizjen Besa, ku u sqarua para antarëve të kryesisë ecuria proceseve këto dy muajt e fundit dhe vendimet e djeshme të Këshillit Qendror. Si konluzion unanim nga mbledhja e sotme u vendos që fuqishëm të përkrahet vendimi statutor dhe…
Një zjarr u fuqishëm ka shpërthyer sot në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Kumanovë, informon INA. Shuarja e tij ka ndodhur pas një ore pasi që kishin mbërritur ekipet e zjarrëfikësve. MPB ka konfirmuar incidentin duke theksuar se nga zjarri janë djegur disa zyra, por deri tani si pasojë e instalimeve të vjetëruara elektrike. Zjarri ka kapluar ambientet në orën 8.10, ndërsa është fikur pas një ore. Disa nga portalet lokale kanë raportuar se nga flakët e zjarrit janë djegur edhe dosje të rëndësishme policore, pasi që është djegur Zyra për analitikë në katin e dytë të SPB në…

