Presidenti Stevo Pendarovski sot ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim në një Uebinar me temën “Problemet gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor gjatë korona krizës, perspektiva Euroatlantike”, të organizuar nga Asociacioni Alumni në Qendrën Marshall të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet me Qendrën Marshall nga Garmish dhe Sektorin për diplomaci publike të NATO-s. Pendarovski, siç është cituar në kumtesën e Kabinetit të tij, ka theksuar se pandemia e Kovid-19 fundamentalisht e ndryshoi gjithë botën dhe shkaktoi efekt të madh negativ. E ka potencuar edhe presionin mbi sistemin tonë shëndetësor, për të cilin ka shtuar “se gjithashtu ishte i madh,…
Author: Rilinda
Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar pak më parë në rrjetet sociale, Presidenti Meta u bëri thirrje shqiptarëve të Mailt të Zit ë marrin pjesë në zgjedhjet e 30 gushtit. Ai e quajti pjesëmarrjen në zgjedhje, një mundësi të shkëlqyer për qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën evropiane të vendit të tyre. Meta u shpreh i bindur që shqiptarët e Malit të Zi do të kenë një pjesëmarrje të gjerë në votime, si një mundësi që përfaqësimi i tyre në parlamentin malazez të rritet. Mesazhi i Metës: Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar shqiptarët të votojnë për shqiptarët, sepse, ata duhet të kenë besim te forca e votës dhe proceset demokratike. Z. Veseli ka cekur se “duke votuar listat shqiptare, ata forcojnë peshën e tyre për të ndikuar vendim-marrjen e këtij shteti, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre legjitime”. Ja postimi i plotë i z. Veseli në fb: “Me afrimin e datës 30 gusht, ditës së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, dëshiroj të ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë që të dalin në votim dhe të votojnë partitë shqiptare. Shqiptarët…
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, kumtoi se nesër, 28 gusht, për shkak të festës së Shën Mërisë, sportelet për pagesë në drejtorinë e tyre do të punojnë vetëm në ndërrimin e parë edhe atë nga ora 07:30 deri në ora 15:30. Siç theksohet nga ndërmarrja, për çdo informacion shtesë, sipas nevojave, qytetarët duhet t’i kontaktojnë ata në: 02/3073 010. “Për çdo informacion, merrni informacione në www.vodovod-skopje.com.mk dhe hyni në të gjitha shërbimet elektronike përmes e.vodovod-skopje.com.mk ose aplikacionit celular të disponueshëm për Android dhe IOS”, kumtuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. “Për çdo informacion, merrni informacione në www.vodovod-skopje.com.mk…
Ndërmarrja e Transportit Publik, njofton se nesër, për shkak të festës “Shën Mëria”, linjat 60 (Qendra Transportuese – Matkë) në periudhën prej 17:30 deri në 23:30 do të udhëtojnë me numër shtesë të autobusëve. “Numër të rritur të autobusëve me linjë 60-të do të ketë edhe të shtunën në orar prej 07:00 deri në 18:00”, njoftojnë nga NTP. Frekuentimi i automjeteve në linjat e theksuara është për shkak rritjes eventuale të qytetarëve për vizitë në manastirin në Matkë. “Nesër, transporti publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, a përjashtim do të kenë linjat 18A, 51, 55B, 56A, 10,…
Ministri i Arsimit Arber Ademi përmes një postimi në facebook ka numëruar të arriturat në këtë dikaster gjatë udhëheqjes së tij. Për punën e realizuar ai ka falënderuar gjithë bashkëpunëtorët dhe stafin në Ministrin e Arsimit. “Arsimi nuk duhet të ketë trajtimin e konsumit, por doemos duhet të trajtohet si një ndër shtyllat kryesore të prosperitetit socio-ekonomik dhe nacional të vendit. Sepse, thjeshtë, vendi ynë nuk ka resurs (burim) më të rëndësishëm për përparimin e përgjithshëm sesa dituria e qytetarëve në të cilën duhet të investohet vazhdimisht. I gjithë angazhimi im personal si Ministër i Arsimit dhe Shkencës u bazua…
Unioni i nxënësve të shkollave të mesme nuk heq dorë nga protesta e caktuar për të hënën (31 gusht) edhe krahas asaj që me vendimin e djeshëm të Qeverisë fillimi i vitit shkollor është shtyrë për një muaj gjegjësisht për 1 tetor. Unioni kërkon fillimi menjëherë të jetë me model të kombinuar të mësimit, e jo onlajn, në komunat të cilat nuk kanë shumë të infektuar me koronavirus. Kryetari i Unionit, Blendi Hodai për MIA-n deklaroi se viti shkollor të fillojë më 1 tetor ishte propozimi i tyre kur përfaqësuesit e tyre ishin në takim në Qeveri, sepse mendonin se…
Qytetarët e vendit do të fitojnë qeveri të qëndrueshme, efikase dhe të përgjegjshme që do të garantojë vazhdimësi në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta strategjike siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian, marrëdhëniet të mira fqinjësore dhe ndëretnike, kohezioni i brendshëm, trajtimi i pandemisë globale të koronavirusit dhe energjisë së re dhe vendosmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike, zhvillimi i qëndrueshëm, arsimi modern, shtet të së drejtës efektiv dhe institucione të forta. Mandatari Zoran Zaev paraqiti propozimin për Qeveri e cila është e gatshme të punojë për mandat të plotë katër vjeçar i përbërë nga 19 ministra…
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha të mërkurën se në takimin e së enjtes në Bruksel ndërmjet grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit ekonomik. Ai i bëri këto komente një ditë pasi Bashkimi Evropian konfirmoi takimin e 27 gushtit në Bruksel në nivel të ekspertëve. Kryeministri Avdullah Hoti tha se në takimin e së enjtes në Bruksel do të diskutohet për fazën përfundimtare drejt njohjes së ndërsjellë. “Nesër diskutimet që bëhen në Bruksel janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke, që adresuan në takimin e mëhershëm çështjen e të pagjeturve, dhe nesër…
LSDM-ja do të heqë dorë nga përfaqësuesi i saj në funksionin e nënkryetarit të Kuvendit nëse këtë e bën e para OBRM-PDUKM-ja. Këtë e deklaroi kreu i partisë Zoran Zaev, si kundërpërgjigje pasi vlerëson se opozita manipulon kur shpalos shqetësimin e saj për numrin e lartë të nënkryetarëve. “Ne jemi shtet multietnik, duam të kemi përfaqësimin e të gjithëve. Gjithsej u vërtetuan pesë nënkryetarë të Kuvendit por ata pozita nuk është patjetër të mbushen deri në fund. Ja po e dërgoj mesazhin, le të heqë dorë OBRM-PDUKM-ja nga përfaqësuesi i saj si nënkryetarë, do të heqë dorë edhe LSDM-ja nga…
Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, prioritet e së cilës siç paralajmëroi Zaev, do të jenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pastrimi i gjyqësorit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, ambienti jetësor, marrëdhëniet fqinjësore dhe anëtarësimi nw BE. Pret që Qeveria e re nga java e ardhshme të nis me punë për, siç theksoi, evropianizimin e vendit. “Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t’iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në Kuvend dhe presim që propozimet të marrin shumicën e nevojshme, pas çka nga…
Deputetët e Së Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, kërkojnë nesër të mbahet mbledhje për pyetje të deputetëve ku do të marrin pjesë ministrja e Financave, Nina Angellovska dhe guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, që të përgjigjen për dështimin e “Eurostandard bankës”. Nga E Majta informojnë se sot, kryetarit Talat Xhaferi i kanë drejtuar Njoftim zyrtar me shkrim, me kërkesë për thirrje të mbledhjes urgjente për parashtrim të pyetjeve të deputetëve, e cila në pajtim me Rregulloren, është paraparë të mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. “Meqenëse planifikojmë në këtë mbledhje ta hapim çështjen kontroverse për dështimin…