Takimi i planifikuar në kuadër të procesit Jean Monnet nuk u realizua në janar meqë tre deputetët e VMRO’së nuk morën konfirmim nga VMRO-DPMNE, tha eurodeputeti maqedonas Ivo Vajgl në një intervistë për Mia, njofton Almakos. “Së pari ne prisnim kongresin e tyre të jashtëzakonshëm dhe vendimin për udhëheqjen e partisë dhe sigurisht vendimin e udhëheqjes së re nëse VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në projekt. Deri më tani, ne akoma nuk kemi marrë një përgjigje të tillë. Kam marrë informacione se javën e ardhshme, Kryetari i ri i zgjedhur i VMRO-DPMNE do të jetë në Bruksel ku do të…
Author: Rilinda
Liqeni i Sllatinës për pesë vite nuk ekziston në hartën hidrografike të Maqedonisë. Gjendja momentale në terren, me vegjetacionin e rritjes së madhe të akumulimit, me objektet shoqëruese të braktisura nuk lënë përshtypjen se këtu ndonjëherë ka ekzistuar e aq më pak se përsëri do të ekzistojë një liqen. Popullata lokale reagon, kërkon prej institucioneve kompetente t’i realizojnë aktivitetet e paralajmëruara për revitalizimin e digës dhe formimin e sërishëm të akumulimit të Lumit të Mramorit dhe burimeve përreth. Krahas funksionit primar të akumulimit për ujitje të tokës së përpunuar, Liqeni i Sllatinës në disa ciklet e fundit parazgjedhore, si në…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, i ftohtë dhe me erërа të vogla deri në mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizn prej minus 7 deri në 6, ndërsa temperatura e ditës prej minus 1 deri në 9 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell, i ftohtë dhe me erë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri në 1, ndërsa temperaturat e ditës deri në 8 gradë.
Opinionisti Mersel Bilalli duke debatuar në #Click Plus për emrin si metaforë e konteksteve ballkanike thot se nuk kërcënohet identiteti kombëtar dhe shteti i Maqedonisë dhe se me ato Maqedonia më shumë është e fuqizuar, se sa e dëmtuar..Qëndrimi im personal është se kemi nuk kemi cenuar identitetin, përkundrazi e kemi fuqizuar si identitetin e shtetit po ashtu edhe të kombit. Është e mundshme që vet konflikti mbi trashëgimin historike të Maqedonisë antike ndoshta as që do të kishte filluar po të mos ishte shkaktuar ngatërresa ne lidhje me emrin.Shumë nga problemet që dolën në sipërfaqe viteve të kaluara, ishin…
I ftuar në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv21 opinionisti Ismet Ramadani duke debatuar mbi emrin” si metaforë e konteksteve ballkanike” dhe cështjen e identiteti maqedonas ai shton se vendet e Ballkanit jane te pasura ne minoritete nder to Maqedonia, është një vend multietnik. Në përpjekjet e një shoqërie që ta mbrojë apo ta dëshmojë ekzistimin e identitetit, në momentin kur shkaktohen përplasjet e argumenteve që hedh njëra apo pala tjetër, lindin konfliktet që do të ndikojnë jo pak jetën politike të një shteti thekson Ramadani, njofton Almakos. “Tek maqedonasit unë mendoj se ata duhet pak më shume të…
#Click Plus: “Emri” si metaforë e konteksteve ballkanike”.. Se a do të qetësojnë topin kryeministrat e dy vendeve Zaev dhe Tsipras për çështjen e emrit dhe se a do të thotë që qytetarët e Maqedonisë dhe ato grekë janë në rakord me deklaratat publike të politikanëve, si interpretohen protestat në Selanik dhe Shkup dhe se cili është opinioni i shqiptarëve përtej kufijve të shtetit janë çështjet qe debatohen sonte në #Click Plus që emitohet në Tv 21, njofton Almakos. Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Shqipëria ishte dhe opinionisti Fatos Lubonja i cili thot se identiteti i maqedonasve pritej të…
Shefi i diplomacisë greke, Koxias pas përfundimit të takimit dhe konferencës për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministrit grek, Aleksis Cipras ka thënë se duhet t’i jepet fund irredentizmit. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Greqia, Nikos Koxias ka thënë se me politikë të jashtme, qeveria greke i jep fund irredentizmit, por në postimi etij në “Twitter” më shumë fokusohet në përdorimin e brendshëm, gjegjësisht në Greqi komentohet si sulm dhe kritikë ndaj opozitës së Demokracisë së Re. “Me inercinë e tyre lejuan të ndërtohen “Aleksandëra të Madhenj irredentik”. Me politikën e jashtme i japim fund irredentizmit.…
Në rrethana të tjera duhet të kërkohet zgjidhje të emrit, thotë lideri i Demokracisë së Re opozitare, Kirijakos Karamanlis, i cili para komitetit politik të partisë dërgoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë greke lidhur me atë si sillet me çështjen për emrin. Në prezencë të ish kryeministrave Kostas Karamanlis dhe Andonis Samaras, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kirjakos Micotakis sqaroi hollësisht çfarë do të bënte nëse në duart e tij ishin negociatat për emrin. Do të fillonte nga ajo që t’i informojë liderët e partive politike, siç ka qenë rasti në vitin 2008, do t’i bashkonte forcat, e jo,…
Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin Metju Nimic më 31 janar do të udhëtojë në Maqedoni, ndërsa takimet me kreun shtetëror do t’i realizojë një ditë më vonë, më 1 shkurt. Agjenda e vizitës së tij akoma nuk është përfundimtare. Qeveria e Maqedonisë ka konfirmuar se Nimic javën e ardhëshme do të vijë në Maqdoni dhe se për momentin janë në koordinim me të dyja qeveritë rreth këtij takimi. Në bisedimet e fundit për çështjen e emrit që u mbajtën më 17 janar në Nju Jork, ndërmjetësi Nimic doli me 5 propozime dhe vlerësoi se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar…
urokomisari për Zgjerimin e politikës fqinjësore, Johanes Han në profilin e tij në “Twitter” e ka përshëndetur takimi mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kolegut të tij nga Greqia, Aleksis Cipras. Ai tha se zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën. “Ky takim mes Ciprasit dhe Zaevit është një lajm shumë i mirë. Tregon trimëri, vizion dhe burrështetësi. Zgjidhja e kësaj çështje e cila ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën”, shkruan Han. https://twitter.com/JHahnEU?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fportalb.mk%2F498644-han-e-pershendeti-takimin-mes-zaevit-dhe-ciprasit-ja-cfare-tha-ai%2F
Takimet mes përfaqësuesve të partive parlamentare nga Kuvendi i Maqedonisë në kuadër të procesit “Zhan Mone” janë anuluar për në mars. Fillimisht ata duhej të mbaheshin në Paris më 25 dhe 26 janar. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi tha se takimet janë anuluar për muajin mars në marrëveshje me eurodeputetët të cilët iniciuan bisedime mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës në shtëpinë e Zhan Monesë pas incidentit të dhunshëm në Parlament më 27 prill. Arsyeja për këtë anulim siç tregon Xhaferi, është që këto takime nuk duhet të vihen në kontekstin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit me…
Sot(e mërkurë) është caktuar seanca e parë për rastin “TNT” e Prokurorisë Publike Speciale, në të cilën të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski, si edhe katër persona të tjerë. “TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për Ardhmëri Evropiane Fijat Canovski. Gjykata e Apelit më katër nëntor të vitit 2017 vendosi bisedat e përgjuara në lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë gjyqësore. Prokurorët e…

