Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi është shpallur Ambasador i Paqes nga Federata e Paqes Universale të Shqipërisë dhe Kosovës. Titulli Ambasador i Paqes, Gashit do t’i ndahet më 29 janar në një ceremoni që do të organizohet në Shkup. Në të njëjtin eveniment do të zhvillohen edhe punimet e aktivitetit për konstituimin e degës së Këshillit Shqiptar të Paqes në Maqedoni. Federata e Paqes Universale është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale. Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve…
Author: Rilinda
“Miqësia harrohet, Aleksandri mbetet përgjithmonë”, ishte mesazhi i patriotëve që protestuan para Kuvendit, përcjell Almakos. Pas njoftimit se Qeveria do të riemërtoj autostradën “Aleksandri i Madh” në “Miqësi”, qytetarët që protestuan sot para Kuvendit, të organizuar përmes shoqatave patriotike, thanë: “Miqësia harrohet, Aleksandri mbetet përgjithmonë”. Tek parku “Gruaja luftarake”, është ngritur një kamp në të cilin nënshkruhet peticion kundër vendimeve të Qeverisë dhe Kuvendit. Demonstruesit gjithashtu kërkojnë ndërprerjen e negociatave për ndryshimin e emrit. Siç thonë organizatorët, protestat janë paralajmëruese, dhe kundër politikave anti-maqedonase. “Kjo është një protesta e popullit maqedonas dhe të gjitha shoqatat që jemi këtu po hyjnë…
Ka ndërruar jetë ish anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve në Maqedoni. Është lindur në vitin 1939 në Kërçovë. Sali Ramadani ishte një protagonistë i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë. Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë. Shërbimet e Parlamentit reaguan fuqishëm, por Ramadani nuk u tremb. Derisa…
Lajmi është i rremë që kryeministri bullgar Bojko Borisov ka negociuar 120 milion në Davos të Zvicrës për të ndërtuar një autostradë Shkup-Sofje, mediat bullgare shkruajnë se pranojnë që kanë bërë lëshime nga informacioni të postuar në xaknews.blogspot.bg, e cila boton lajme të rreme. Ky lajm është marrë edhe nga mediat maqedonase. “Në lidhje me tekstin, ju informojmë se kryeministri nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me pjesëmarrjen e mediave në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përveç për BNT. Për të gjitha takimet dhe bisedimet e tij, janë dhënë informacione nga shërbimi i kabinetit për shtyp”, thuhet në kumtesën…
Kreu i opozitës për demokracinë e re, Kirjaros Mitsotakis, bëri kritika të forta ndaj Alexis Cipras, sepse ai nuk i informoi partitë politike, as parlamentin as popullin grek përpara se të fillonin bisedimet për emrin me Maqedoninë. Ai vlerësoi se Csipras hyri në negociata pa asnjë mbështetje nga partneri i tij i koalicionit, dhe më keq se kaq , ai i ndau grekët, përcjell Almakos. ‘Çështja me Shkupin nuk është vetëm një çështje në politikën e jashtme. Ai i referohet vetëdijes sonë kombëtare, historisë sonë, dhe së fundi identitetit të grekëve. Unë përsëris atë që thashë disa ditë më parë…
Kryetari i Partisë greke Demokracia e Re, pas një takimi me Kryeministrin grek vendosi për t’i dhënë mbështetje Qeverisë për krijimin e një konsensusi më të gjerë kombëtar për çështjen e emrit, njofton Almakos. Kiryakos Mitsotakis pas takimit me Alexis Cipras, ka kritikuar mënyrën se si qeveria greke e menaxhon çështjen konkrete. Ai tha se lëshimet janë bërë pa përfitime konkrete dhe të pakthyeshme dhe Cipras, në vend që të krijonte një front të fortë kombëtar, e vendosi partinë në rend të parë dhe “në këtë mënyrë mbyll dritaren e mundësive që rrethanat ofruan për të përdorur”. ‘Mënyra se si…
Kryeministri Zoran Zaev do t’i përgjigjet pyetjeve parlamentare në Kuvend të mërkurën. Sesioni për vendosjen e pyetjeve parlamentare zakonisht mbahen në fund të çdo muaji. Herën e fundit Zaev iu përgjigj pyetjeve parlamentare në një Kuvend gjysmë të zbrazët, sepse deputetët e VMRO-DPMNE refuzuan të marrin pjesë në punën e parlamentit./Almakos
Profesori dhe aktivisti, Ramadan Ramadani, në seancën e sotme të Qeverisë, është emëruar drejtor i Qendrës Kulturore në Stamboll, i cili deri më tani ka qenë u.d. drejtor i të njëjtit institucion. Pos tij, në këtë seancë për u.d. drejtor të Inspektoratit Shtetëror Komunal është emëruar edhe Elizabeta Jovançeva. Në seancën e sotme, gjithashtu Qeveria ka vendosur që familjes Zilbehari nga Tetova, e cila humbi 5 anëtarë të saj gjatë djegies së shtëpisë së tyre, t’i ndajë ndihmë financiare prej 5.ooo eurove
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka shkarkuar ish-kryeprokurorin, Marko Zvrlevski, nga Komisioni për Falje. Në vend të tij është emëruar Voislav Gavrovski, i cili është prokuror në Prokurorinë Publike. Përveç ndërrimit të Zvrlevskit nuk ka ndryshishime tjera në këtë komision, i cili vendos për faljen e të dënuarve. Kryetar i komisionit është Vasilka Jurukoska, ndërsa anëtarë janë Bllagorodna Duliq, Bekir Iseni, Metodija Kanavçev, Ljupka Arsenievska, Stojançe Ribarev, Numan Aruç, Dançe Ristova dhe i sapozgjedhuri Voisllav Gavrovski. Përndryshe, deputetët në Kuvend më 17 gusht të vitit të kaluar shkarkuan Marko Zvrlevskin nga pozicioni i kryeprokurorit shtetër.
Paraburgim prej 30 ditësh është shqiptuar për një shtetas bullgar, në makinën e të cilit mbrëmë në kalimin kufitar “Tabanovc” për dalje nga Maqedonia, u gjetën 17.6 kilogram marihuan, e dedikuar për shitje. Prokuroria Publike në Kumanovë pas padisë së dorëzuar vendosi që të fillojë hetimet kundër bullgarit për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike” “Mbrëmë në orën 00:15 në kalimin kufitar “Tabanovc” në dalje të Maqedonisë, për hyrje në Serbi gjatë kontrolleve në makinën “Peugeot 807″ me targa bullgare, është gjetur 71 paketa të marihuanës. Marihuana me masë të përgjithshme prej 17.655,5 gram…
Kuadri arsimor i Tetovës, të punësuarit e administratës komunale dhe ndërmarrjet publike sot më në fund i morën pagat pas problemit që u paraqit për shkak procedurës rreth miratimit të buxhetit në Komunën e Tetovës nga ana e Ministrisë së Financave. Deri te realizimi i buxhetit vjen prej kur në seancën e qeverisë u angazhua Ministria e Financave që ta zbatojë leximin dhe miratimin përkatës për zbatimin e buxhetit. “Buxhetin e kemi votuar në vijë në lidhje me datat. Buxheti nuk ishte i lexuar nga Ministria e Financave një kohë të gjatë. Pastaj qeveria mori vendim që të lexohet. Leximi…
Gjykata Themelore Shkupi 1 ka formuar këshill i cili duhet të konstatojë nëse të burgosurit e caktuar për të cilat është kompetent kjo gjykatë i plotësojnë kushtet nga ligji për amnisti, konfirmon kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev në takim joformal me gazetarët. Ai thotë se është i informuar se në Gjykatë sot nga burgjet kanë arritur mes 50 dhe 100 kërkesa të tilla, ndërkaq me aktin për amnisti duhet që të përfshihen rreth 1.500 të burgosur për të cilët Gjykata Penale në Shkup duhet të përgjigjet. Nga këto, rreth 500 duhet të marrin amnisti të plotë, ndërkaq rreth 1000 të…

