Author: Rilinda

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, prej sot është për vizitë pune dyditore në Republikën e Austrisë, ku do të marrë pjesë në konferencën prestigjioze, “Vjena Kongres KOM – SULT 2018” (Vienna Congress com – sult 2018), të titulluar “Strategjia për ardhmërinë e Evropës”. Siç bëri të ditur SÇE, në Forumin i cili është njëri ndër më me renome në Evropë, debati do të fokusohet në zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të rajonit. Zëvendëskryeministri Osmani do ta ketë fjalën hyrëse në panelin e parë “„Go West,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca e parë për lëndën e PPS-së “Tanku”, në të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski”, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmësministri i MPB-së, Gjoko Popovski, për furnizimin e mercedesit luksoz prej 600 mijë euro, përcjell Almakos. Lënda i është dorëzuar gjykatëses, Dobrilla Kacarska. Është pranuar aktakuza e Prokurorisë speciale publike për lëndën “Tanku”. Në këtë rast janë përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal për vepra të kryera nga shkurti i vitit 2012…

Lexo më Shumë

Ndotja e ajrit është bërë një problem global, i cili ka prekur Maqedoninë edhe Kosovën, që ditëve të fundit ka arritur të futet në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Derisa autoritetet lokale dhe ato qendrore janë duke u munduar të gjejnë mënyra për ta përmirësuar ajrin, qytetarët vazhdojnë të brengosen për shëndetin e tyre e në veçanti të fëmijëve. Duke pasur parasysh se numri i veturave të vjetra është shumë i madh, si dhe i familjeve që përdorin thëngjill për ngrohje ,që është një nga faktorët kyç të ndotjes së ajrit, një problem i tillë…

Lexo më Shumë

Kombet e Bashkuara thanë se mund të bëhet përparim në zgjidhjen e kontestit 26-vjeçar midis Athinës dhe Shkupit në lidhje me emrin e Maqedonisë. Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, u tha gazetarëve se “ka pasur një moment pozitiv në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja” dhe se “zgjidhja mund të gjendet me frymën e duhur të kompromisit nga lidershipi dhe popujt e të dyja vendeve”. Matthew Nimetz, i dërguar i OKB-së për kontestin, nga nesër do të qëndrojnë në Greqi dhe Maqedoni për bisedime me palët. Nimetz nuk i ka komentuar ende idetë që u ka paraqitur atyre, transmeton REL. Greqia…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vazhdimisht është nën bllokadë edhe atë në periudhën kur intensifikohen bisedat për zgjidhjen e kontestit me emrin dhe bëhen përpjekje për realizimin e ëndrrës për Evropë më të afërt dhe anëtarësim në NATO. Dita e djeshme duhet të tregojë nëse dhe si do të gjendet mënyrë të shmanget bllokada e re e Parlamentit me mbi 35 mijë amendamente të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për çka presidenti i shtetit Gjorge Ivanov vendosi veto dhe e ktheu me shumë vërejtje. Shumica qeveritare, e përbërë nga LSDM-ja dhe BDI-ja dhe disa parti…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoni parashikohet që moti do të jetë me diell dhe i ftohtë. Nëpër lugina do të ketë prani të mjegullës, kurse në vendet malore do të fryj erë e lehtë në drejtime të ndryshme. Gjatë ditës do të krijohen kushte për vranësira. Temperatura do të lëvizë nga 7°C e deri më 15°C.

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës si institucion i përgjegjshëm shoqëror, që tërësisht kyçet në mbrojtjen, ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të qytetarëve të saj, vazhdon me marrjen e masave dhe aktiviteteve, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të saj, kësaj radhe duke filluar me qytetarët tanë më të rinj, pra me fëmijët nëpër kopshte. Të vetëdijshëm se ndotja e ajrit në Tetovë është një variabël që çdo ditë i ndryshon vlerat me tendencë të rritjes, për shkak të faktorëve tashmë të njohur që ndikojnë në ndotjen e ajrit, në mesin e masave të tjera që komuna e Tetovës i ndërmerr…

Lexo më Shumë

Do të stimulojmë gjimnazistët të regjistrohen në Fakultetin Pedagogjik me ndarjen e bursave të posaçme për studim dhe garantim të vendit të punës për ato të cilët do të përfundojnë fakultetin në kohë dhe me sukses të mirë. Do të rrisim kriteret për regjistrim në Fakultetin Pedagogjik. [Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016) , “Plani për jetë më Maqedoni” (faqe 225)] ARSYETIM: Në programin zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 225) me të cilin socialdemokratët dolën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor të vitit 2016), LSDM premtoi se do të stimulojnë gjimnazistët për studimin dhe garantimin e vendit të…

Lexo më Shumë

Qeveria do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ekzistojnë për të arritur marrëveshje në çështjen e Shkupit, është porosia që e dërgon kabineti i kryeministrit grek, sipas televizionit shtetëror grek TV ERT, pas takimeve të Aleksis Cipras me liderët e partive politike, ndërsa në prag të vizitës së ndërmjetësuesit Metju Nimic në Athinë dhe Shkup. Fillon java kyçe për çështjen e emrit, është komenti më i shpeshtë në mediat greke. Takimi i Grekëve të Pavarur për çështjen e emrit, takime me ndërmjetësuesin dhe protesta në Athinë janë ngjarjet kryesore në Greqi për këtë javë. Sot partneri i koalicionit në Qeveri,…

Lexo më Shumë

Nëna dhe një djalë 17-vjeçar janëdjegur nga zjarri në shtëpinë e tyre që shpërtheu rreth orës 4 të mëngjesit në Deveani në Manastir. Babai i familjes u shpëtua nga zjarri, i cili ishte në banjë që ndodhej jashtë shtëpisë, në kohën e shpërthimit të zjarrit. Brigada e zjarrit nga Manastiri ndërhyri me 2 automjete dhe 5 zjarrfikës. Inspektimi i prokurorit publik është në proces dhe shkaqet e zjarrit do të përcaktohen më tej./Almakos

Lexo më Shumë

Unë jam Zoran Zaev i cili luftoi për liri dhe demokraci, tha Kryeministri për mijëra amendamentet nga VMRO-DPMNE mbi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duke shtuar se ai respekton të drejtën e opozitës për të përdorur të gjitha të drejtat dhe mënyrat demokratike në legjislaturë, përcjell Almakos. “Jam i shqetësuar se çfarë do të ndodhë me reformat që janë një kusht i rëndësishëm për marrjen e një rekomandimi për Maqedoninë ku puna e Parlamentit me amendamentet është bllokuar. Demokracia është e domosdoshme. Sigurisht, paraqitja e amendamenteve është një e drejtë e opozitës që duhet respektuar, por këtu një e drejtë…

Lexo më Shumë

Edhe sot parashikohet që moti do të jetë me diell dhe i ftohtë. Nëpër lugina do të ketë prani të mjegullës, kurse në vendet malore do të fryj erë e lehtë në drejtime të ndryshme. Gjatë ditës do të krijohen kushte për vranësira. Temperatura do të lëvizë nga 7°C e deri më 15°C.

Lexo më Shumë