Eliminimi i irredentizmit, emër i pranuar nga grekët, emër për përdorim të përgjithshëm dhe ndryshim të Kushtetutës janë pikat që përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re i përmendi si të domosdoshme për zgjidhjen e emrit. Pas takimit me Nimicin, Jorgos Kumucakos, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, tha se brifingu me mediatorin, për fat të keq nuk e ul shqetësimin e partisë opozitare. Pikërisht për këtë Kumucakos i konfirmoi pozicionet e Demokracisë së Re. “Zgjidhja duhet të jetë një dhe e pandashme dhe të parashikojë: Së pari, eliminimin në të gjitha format të irredentizmit nga…
Author: Rilinda
Amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë vendim politik për të penguar ligjin edhe pse ato bëhen në formë procedurale. Kështu ka deklaruar në brifingun me gazetarët, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi. Ai këtë vlerësim e bazon në faktin se gjithsej ligji ka rreth 4000 fjalë, ndërsa për to janë dorëzuar mbi 35 mijë amendamente. Ndër të tjera, kryeparlamentari Xhaferi jep detaje se vetëm për titullin e Ligjit janë dorëzuar 33 amendamente, ndërsa për nenin 9 të ligjit 222 amendamente. Numri më i madh i amendamenteve është dorëzuar për nenin 22 të Ligjit për Gjuhët, për të cilin VMRO-DPMNE ka dorëzuar 33 mijë…
Një shtetas i Greqisë është arrestuar në pikë-kalimin kufitar Bogorodicë pasi në makinën që ka qenë duke drejtuar janë gjetur 300 kilogramë lëndë narkotike mariuhanë, e dedikuar për shitje. I dyshuari drogën e ka transportuar në makinën “Skania” me targa të Greqisë. Përveç lëndëve narkotike ai ka bartur edhe 95 qese oriz me destinacion të fundit, Holandën. Gjoko Tanasoski, drejtor i Doganës “Gjatë kontrollit të mallit, e vendosur në gjysmë rimorkion e makinës, doganierët kanë vërejtur 4 paleta të drurit në të cilën kanë qenë të vendosur 95 thasë oriz me destinacion përfundimtar Kerkade, Mbretëria e Holandës. Pas hapjes së…
Sipas Buxhetit të Hapur për Hulumtime (BHH), Maqedonia është ranguar në vendet me transparencë më të ulët të buxhetit në botë. Në hulumtimin për vitin 2016/17, nga 100 shkallët Maqedonia bënë pjesë në shkallën e 37 për transparencë të buxhetiti të hapur, 0 për përfshirjen e opinionit në procesin e buxhetit dhe 56 për mbikqyrjen e buxhetit. Kryetari Qendrës për Analiza Ekonomike (QAE) Marjan Nikollov, i cili e ka bërë këtë hulumtim për Maqedoninë thotë se qeveritë e deritanishme aspak nuk kanë qenë transparente me qytetarët sa i takon çështjes së buxhetit. Marjan Nikollov, kryetar i QAE-ës “Është për të…
Sot u zhvillua një takim i përbashkët mes tre figurave kyçe të politikës turke presidentit Erdogan, kryeministrit aktual Binali Yilldirim dhe ish- kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutogllu. Në sallën e madhe të grupit parlamentar të AK Partisë, Erdogan-Davutogllu-Yilldirim realizuan takim të përbashkët me deputetët dhe ministrat e AK Partisë. Në atmosferë shumë të këndshme dhe me duartrokitje ishin pritur gjatë hyrjes në sallë tre figurat kryesore të politikës turke, gjithë kjo situatë e krijuar këto ditë në Turqi po shpjegohet me fjalët se ‘’ miku i vjetër shihet në ditët e vështira’’. Detaji më interesant i takimit të sodit ishte…
Deponia “Drislla” vazhdon të përbëjë shqetësim për banorët e Batincës në Shkup. Ata thonë se kur deponia djeg ose nuk i mbulon mbeturinat me dhé, në tërë fshatin kundërmon aromë e keqe e për këtë nuk mund t’i ajrosin as shtëpitë e tyre. “S’mund ta hapësh as dritaren, as derën, ka shumë problem, sidomos pas orës 7 e tutje, është shumë problem i madh. Sot është normal, por është rëndë të jetohet në Batincë, po se ç’do të bëhet në të ardhmen nuk e di”, tha Seliamet Osmani, banor i Batincës. “Të ju sjellë Zoti këtu në mëngjes, kur ne…
Janë të domosdoshme analiza që në mënyrë të rregullt të caktohen masat që duhet të ndërmerren për ulje të ndotjes në shtet, ndërsa ndërmarrja e masave joadekuate vetëm mund të shkaktojë dëm më të madh. Ky është konkluzioni kryesor në forumin me temë “Rezoluta transportuese e Maqedonisë” që sot u mbajt në ASHAM në organizim të Qendrës hulumtuese për energjetikë dhe zhvillim të qëndrueshëm pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Siç theksoi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli madje 150 qytete në Evropë kanë probleme të mëdha me ndotjen, ndërsa arsyet për këtë janë të…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot miratoi shtatë vendime për themelim të grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamente të tjera, për kryetarë, anëtarë dhe zëvendës të komisioneve kuvendore, për zgjedhje të anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive… për të cilat debati kishte përfunduar që dje. Deputeti Hari Lokvenec si kryesues i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve bashkarisht i arsyetoi të gjitha shtatë propozimet. “Komisioni i shqyrtoi propozimet për ndryshime në përbërjen e organeve dhe trupave në përbërje të Kuvendit. Bëhet fjalë për komisionet, delegacionet, këshillat dhe komitetet. Të gjithë me përfaqësues të anëtarëve të grupeve parlamentare…
#ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21 Tema: Ligji për gjuhët vs emri i shtetit! Debatojnë: Rexhail Ismaili, deputet BDI Syrja Rashiti, deputet Aleanca për Shqiptarët Naser Selmani, SHGM Muhamet Halili, politikolog Sa vështirë e ka koalicioni qeveritar, ta kalojë ligjin për përdorimin e gjuhëve në kuvend? Si duhet kuptuar qasjen e opozitës me 30 mijë amendamentet për këtë ligj? Ka apo s’ka hise për shqiptarët në zgjidhjen e emrit të shtetit? Dërgoni pyetjet tuaja që keni për mysafirët, dhe moderatori do t’i lexoj ato gjatë emisionit të drejtpërdrejt! Shihemi të martën në 21:30 në #ClickPlus https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1168084923321710/
Propozimet për emrin, irredentizmin, marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare të Maqedonisë dhe masa për agjendë pozitive – këto janë katër pikat e draft marrëveshjes që e përgatit Greqia për në mesin e shkurtit dhe që do t’ia dorëzojë Maqedonisë, konfirmoi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias. Sipas Koxias, marrëveshja ende është në fazën e formulimit, fillimisht do të duhet të prezantohet në Qeverinë e Greqisë, ndërkaq më pas edhe në atë të Maqedonisë. Nëse e njëjta pranohet do të paraqesë bazë për zgjidhje ne problemit me emrin, ndërkaq duhet që të marrë dritë jeshile nga parlamentet e të dyja vendeve dhe…
Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic, sot në Athinë do të ketë takime me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias dhe me përgjegjësin për politikë të jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos. Takimet dhe bisedimet në Greqi, Methju Nimic do t’i fillojë në orën 10:30 sipas kohës lokale, me takim me Jorgos Kumucakos, në një hotel në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, takimi me përgjegjësin për politikë të jashtme është me kërkesë të ndërmjetësuesit. Tre orë më vonë, në orën 13:30, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, përfaqësuesi i…
Pesë persona janë lënduar më pak në tre nga gjithsej tetë aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material. Policia e komunikacionit ka sanksionuar 45 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, një shofer i cili nuk ka dhënë përparësi kalimi dhe një shofer për rreshtim në mënyrë të parregullt. Nga trafiku janë përjashtuar dy shoferë për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit dhe shtatë të…

