Author: Rilinda

Zv. ministri grek i Punëve të Jashtme, Georgios Katrougalos ka deklaruar se arritja e mundshme e një marrëveshje për emrin e Maqedonisë është e interesit kombëtar grek. Ai shprehu besimin se Qeveria e greqisë do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin grek, duke shpresuar se për marrëveshjen do të votojnë edhe deputetët e partisë “Grekët e Pavarur”, që janë në koalicion me Alexis Tsipras. Katrougalos tha se kërkohet një emër që nuk do të jetë burim irredentizmi dhe që të bëjë dallim ndërmjet vendit fqinj dhe Maqedonisë historike greke./

Lexo më Shumë

Me vendim të Qeverisë e cila duhet të sillet së shpejti do të bëhet riemërimi i Aeroportit të Shkupit dhe autostradës, gjë që ishte paralajmëaruar edhe në takimin mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut të tij grek, Aleksis Cipras në Davos. “Do të duhet të sillet vendim në Qeveri dhe kjo do të ndodh në periudhën e ardhshme, shumë shpejtë”, tha Boshnjakovski duke mos precizuar kohën se kur do të sillet ky vendim. Kryeministri Zoran Zaev në Davos paralajmëroi se në shenjë të vullnetit të mirë dhe përmirësimit të raporteve me Greqinë, Maqedonia do ti ndryshon emrat e Aeroportit dhe…

Lexo më Shumë

Të gjitha bastoret dhe kazinot të cilët ndodhen në largësi më të vogël se 300 metra nga shkollat fillore dhe të mesme patjetër duhet të mbyllen, parashohin ndryshimet e reja ligjore për lojërat e fatit. Sipas të njëjtave, asnjë nga bastoret ose klub-automatet nuk guxon që të jetë afër shkollave. Me këto ndryshime, parashihet që të kthehet licenca për çdo hapësirë pune për klub-automatet, ndërkaq bastoret do të mundem me 500.000 euro depozit të hapin gjithsej 50 vendpagesa. Përskaj kësaj, parashihet edhe miratimi i obligimit që aparatet në klub-automatet të mos guxojnë të jenë më të vjetra se një vjet,…

Lexo më Shumë

Muajve të fundit ka interesim intensiv për të investuar në vend edhe prej kompanive të huaja edhe prej atyre vendore, ndërsa shumë shpejtë do të pasojë etablimi i investitorëve me asgjësimin e marrëveshjeve, paralajmëroi sot ministrja e Investimeve të Huaja, Zorica Apostollska dhe theksoi se tashmë është nënshkruar marrëveshje me kompaninë turke, Çagataj Kablo. “Kriza politike është tejkaluar, por pasojat akoma ndjehen. Në çdo rast, uljen e investimeve të huaja nuk mund ta shohim prej aspektit statistikor, siç e analizon BPRM. Disa negociata për kompanitë e interesuara për investim janë në vijim dhe për dy deri në tre muaj duhet…

Lexo më Shumë

Meterologët parashikojnë që sot të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 18 gradë celsius. Në Shkup dhe në rrethinë temperaturat pritet të jenë deri në 13 gradë celsius.

Lexo më Shumë

I ftuar në #Click Plus Kryetar i shoqtatës së gazetarëve, Naser Selmani rreth cëshjtes se si duhet kuptuar qasjen e opozitës me 30 mijë amendamentet për këtë ligj ai thekson se Vmro dëshiron të shkaktojë kaos në kuvend, përcjell Almakos. Selmani thot se Ligji për gjuhët – ose ndryshe shqipen – i kthyer sërish për miratim pas mosdekretimit të nga ana e Presidentit Ivanov, është bërë shkak të rikthimin e trazirave në Kuvendin e Maqedonisë. Ishin deputetët e opozitës ata, posaçërisht të VMRO-së, të cilët krijuan një atmosferë të tensionuar pasi nuk donin futjen e ligjit në rendin e ditës,…

Lexo më Shumë

Se sa e vështirë e ka koalicioni qeveritar, ta kalojë ligjin për përdorimin e gjuhëve në kuvend, si duhet kuptuar qasjen e opozitës me 30 mijë amendamentet për këtë ligj dhe ka apo s’ka hise për shqiptarët në zgjidhjen e emrit të shtetit, është tema e rradhës në #Click Plus që emitohet në Tv 21. I ftuar në këtë debat është dhe Naser Selmani- Kryetar i shoqtatës së gazetarëve (SHGM), njofton Almakos. Selmani thot se dhe jo vetëm për këtë, Vmro kundërshtoi edhe të drejtat tjera që u takojnë shqiptarëve me kushtetutë. Deklaratat e tyre me tone urryese kundër përdorimit…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisonin #Cick Plus qëemitohet në Tv21 ishte dhe Syrja Rashiti, deputet Aleanca për Shqiptarët, duke u përgjegjur në pyetjen e gazetarit se sa vështirë e ka koalicioni qeveritar, ta kalojë ligjin për përdorimin e gjuhëve në kuvend, Rashidi thot se kjo mund të tejkalohet vetëm duke negociuar me Vmro’në. Amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë vendim politik për të penguar ligjin edhe pse ato bëhen në formë procedurale. Faktin se gjithsej ligji ka rreth 4000 fjalë, ndërsa për to janë dorëzuar mbi 35 mijë amendamente nga Vmro, njofton Almakos. Tutje Rashidi thot se Ligji për përdorimin e gjuhëve është…

Lexo më Shumë

Dy të dënuar, që janë brenda burgut të Idrizovës, i kanë rënë shumë pishman, pse u zunë mes tyre. Kjo pasi, incidenti që shkaktuan, mund t’u kushton me mospërfshirjen e tyre në listën e të amnistuarve. Incidenti, thuhet të jetë shkaktuar për arsye banale, ndërsa njëri nga të burgosurit përfundoi në spitalin Nënë Tereza të Shkupit. “Sulmuesi K.A. i moshës 30 vjeçare nga Shkupi është i dënuar për veprën dhunë dhe rrahje, i cili vuan dënimin prej 2 vjet e 7 muajsh. Ndaj këtij personi janë marrë masat disiplinore dhe rishikohet mundësia e mos përfshirjes së tij në listën e…

Lexo më Shumë

Abdylfeta Alimit i dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” për 27 prillin e përgjakshëm të vitit kaluar i vazhdohet masa e paraburgimit para skadimit të paraburgimit aktual, njofton Alsat M. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit tij nën arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në hetim. Abdylfeta Alimi dyshohet për mos veprim, përkatësisht për mos pengimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen të kenë hapur dyert e Kuvendit. Megjithatë Ligji për Parlamentin përcakton qartë dispozitat kur nëpunësit e sigurimit në Kuvend mund të marrin masa ndaj deputetëve. Sipas nenit 236, nëpunësit…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot miratoi propozim ligjin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tekstet shkollore në arsimin fillorë dhe të mesëm. Siç njoftoi zëvendësministri për arsim, Arbër Ademi, me ndryshimet e reja i hapet rrugë korrigjimit të shpejtë të gabimeve në tekstet shkollore, transmeton Tv 21. “Në qoftë se konstatohet se në një tekst shkollor të miratuar ka nevojë për korrigjim ose plotësim të tekstit shkollor, nga aspekti profesional, nga aspekti metodologjik, teknik, por ç’është e rëndësishme edhe aspekti i përkthimit dhe i adaptimit, atëherë shërbimi pedagogjik do të kërkojë nga botuesit, respektivisht nga autorët…

Lexo më Shumë