Author: Rilinda

Pesë persona janë lënduar lehtë në pesë nga gjithsej nëntë aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër të madh të shoferëve, Njëzet e shtatë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, dy shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit dhe një shofer për rreshtim në mënyrë të parregullt, transmeton Medial.mk. Nga trafiku janë përjashtuar 11 shoferë, sepse kanë drejtuar automjetin para se ta marrin ыpatentën, si dhe katër…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës botërore të zgjedhjeve, që shënohet çdo të enjte të parë të muajit shkurt, shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) organizon Ditën e hapur edukative për qytetarët. Kjo është hera e parë që KSHZ-ja i hap dyert për qytetarët, kurse qëllimi është që kjo ditë të bëhet praktikë e përvitshme. Qytetarët e interesuar mund t’i vizitojnë zyrat e KSHZ-së, ku do të ketë prezantime edukative informuese rreth të drejtës zgjedhore, listës zgjedhore, etj. Qytetarët do të mund që të pyesin të punësuarit në KSHZ për ndonjë paqartësi të tyre. Prezantimet do të bëhen në ora 11:00,…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe erë të dobët në drejtim të jugut. Temperatura e mëngjesit do të lëvizin prej minus dy deri një gradë, ndërsa ato të ditës prej nëntë deri 16 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell, me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus pesë, ndërsa e ditës deri 12 gradë.

Lexo më Shumë

Sistemi i ‘sëmurë’ i shëndetësisë Ne kemi mjekë të shkëlqyeshëm, profesionalisht të barabartë me kolegët e tyre ndërkombëtarë, të përkushtuar maksimalisht në misionin e shenjtë të mjekësisë, por po i humbim këta mjekë për shkak të një sistemi të mbrapshtë e të dështuar të shëndetësisë. Shëndetësia e Maqedonisë po shkatërrohet përpara reformave të shumta të qeverisë. Gjendja më e keqe është në spitalet shëndetësore. Tani është momenti që të bëhet riorganizim, të dihet se sa mjekë kanë shkuar jashtë shtetit ose në sektorin privat, të merren masa për tejkalimin e situatës, njofton Almakos. Ndërkohë, edhe ikja e kuadrove mjekësore është…

Lexo më Shumë

Bekim Tateshi i ftuar në emisonin #Click Plus lidhur me shëndetësinë dhe problemet ai vlersëson se reforma duhej të fillonte nga më kryesoret, në qendër të reformës të jetë puna në spitalet, përmirësimi i kushteve spitalore dhe gjithë infrastrukturës shëndetësore është jo pa rëndësi. Suksesi i reformës varet nga njerëzit që do ta zbatojnë. Ata duhet të edukohen ndryshe, në përshtatje me reformën shëndetësore që do të kryhet. Gara në shëndetësi është e domosdoshme. Puna në spital duhet të përqendrohet në shumë çështje: mësimi dhe inovacionet, pritja dhe akcesi. Këto janë detyra të çddo spitali. Tateshi shton se me kushtet…

Lexo më Shumë

Për sa kohë që flasim për politikën, ku jemi me shëndetësinë, se me çfarë problemesh përballen punëtorët mjekësorë, cfarë është ky eksod i mjekëve të rinj dhe motrave medicinale që ikin me të madhe, kryesisht në Gjermani, a jemi më të sigurt nëse shtrohemi në spital, apo nëse nuk shkojmë fare atje ë tema e rradhës në #Click Plus, njofton Almakos. I ftuari në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv21 ishte dhe Artan Dika – specialist I cili thot se shëndetësia nuk është ideale, ka dhe do të ketë shumë probleme dhe sfida. Që të realizohet reforma duhet të…

Lexo më Shumë

#ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21 Tema: “Shëndetësia, problemet, zgjidhjet? Të ftuar: Ilir Asani – Artan Dika – specialist Bekim Tateshi – Oftalmolog – Për sa kohë që flasim për politikën, ku jemi me shëndetësinë? – Me çfarë problemesh përballen punëtorët mjekësorë? – Çfarë është ky eksod i mjekëve të rinj dhe motrave medicinale që ikin me të madhe, kryesisht në Gjermani? – A jemi më të sigurt nëse shtrohemi në spital, apo nëse nuk shkojmë fare atje? https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1168904713239731/

Lexo më Shumë

Reformat në procesin arsimor do t’i nënshtrohen debatit publik ku do të përfshihen gjitha palët e prekura, ka thënë ministrja e Arsimit, Renata Deskovska duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, transmeton Medial.mk. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski ka thënë se policia punon në kushte të rënda. Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e deputetëve për zgjedhjen e realizuesit për Qendrën e re klinike ka thënë se pret institucionet kompetente t’i dorëzojnë informacionet e kërkuara dhe do të vendosin nëse Qendra klinike në Shkup do të ndërtohet në lokacionin ku gjendet, në Bardovc apo në zonën industriale në Vizbeg. https://www.youtube.com/watch?v=-a4BkBWQXFc

Lexo më Shumë

Parlamenti i Maqedonisë në vitin 2002 dhe 2004 miratoi një ligj me te cilin u ç’dëmtuan materialisht, deri ne brezin e tretë, të gjithë ish të burgosurit politik maqedonas (shumica te dënuar për spiunazh ne dobi te Bullgarisë dhe pjesa tjetër si simpatizantë te Inform-Byrosë-Stalinin) Shoqata e të burgosurve politikë shqiptarë, që në vitin 2004 e dorëzoi një Propozim Ligj në Parlament. Edhe pse që nga viti 2004 Komisioni për Sistem Politik ka pasur tre kryetarë shqiptarë, asnjëri nuk e pa të udhës që Propozim Ligjin e Shoqatës ta nxjerrë në diskutim. Edhe kësaj përbërje të Parlamentit, Shoqata po ia…

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli sot ka vizituar Komunën e Tetovës. Ai në takimin me Kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi diskutoi për temat dhe sfidat që e presin Republikën e Maqedonisë, për zhbllokimin e proceseve integruese si dhe për reformat që duhet të përshpejtohen dhe implementohen për sa i përket gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë. Ambasadori Bejli njëherit e uroi Kryetaren Arifi për mandatin e ri të fituar, duke i uruar sukses në zhvillimin e projekteve kapitale për transformimin e Tetovës në një qytet urban dhe jetësimin e projekteve që janë pjesë e një kontinuiteti të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qverisë, Mile Boshnjakovski ka njoftuar se për momentin nuk ka bisedime ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe partnerit të koalicionit nga BDI-ja, Ali Ahmeti. “Referendum duhet të ketë, vetë procesi është në vijim, ndërsa bisedime për momentin për këtë temë nuk ka”, deklaroi zëdhënësi Boshnjakovski.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Austri, mori pjesë në konferencën më prestigjioze në Evropë “Vjena Kongres KOM – SULT 2018” (Vienna Congress com – sult 2018). Këtë vit me titull – “Strategjia për ardhmërinë e Evropës”, në konferencë fokusi ishte në zhvillimin e ngjarjeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të rajonit. Zëvendëskryeministri Osmani kishte fjalën e tij hyrëse në panelin e parë „Go West, Western Balkan!“ , ku potencoi pikëpamjet e tija për gjendjet e integrimeve evropiane në Maqedoni, si dhe më gjerë në rajonin…

Lexo më Shumë