Author: Rilinda

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni konsideron se gazetarja Mirka Velinovska bën thirrje për dhunë dhe nxit tensione ndëretnike. Sipas tyre, gjuha e urrejtjes dhe format e ndryshme të thirrjes për dhunë dhe jotolerancë vazhdojnë të jenë dukuri në diskutimet publike në Maqedoni. Komiteti i Helsinkit konsideron se Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë Maqedoni-Bullgari, si edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, përfshi bisedimet për emrin, janë bërë spirale nacionalizmi, ksenofobie, irredentizmi, reagimeve etnocentrike. Komiteti konsideron se në emisionin “Late Night Show” të gazetarit Milenko Nedellkovski, e ftuara Mirka Velinovska përdor fjalë ofenduese dhe nënpmuese për shqiptarët në Maqedoni dhe më gjërë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot do të takohet me komisarin për të drejtat e njeriut pranë Këshillit të Evropës, Nil Muzhnieks, i cili gjendet për vizitë në Maqedoni. Muzhnieks pastaj do të ketë mbledhje të përbashkët me anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë pranë APKE-së, të Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit dhe me deputetët Samka Ibraimovski dhe Amdi Bajram. Komisari për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës dje ka pasur takim me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e…

Lexo më Shumë

Personat me të ardhura të ulëta, edhe këtë vit nuk do të kenë nevojë të regjistrohen në Fondin për Sigurim Shëndetësor për të drejtën e sigurimit shëndetësor. Fondi bën të ditur se këta persona që sigurojnë më pak të ardhura se 144 mijë denarë në vit, do të regjistrohen me automatizëm. Regjistrim me automatizëm do të marrin edhe personat që kanë të ardhura ndërmjet 144 mijë dhe 204 mijë denarëve, por që në dy muajt e fundit kanë siguruar të ardhura prej më pak se 24 mijë denarësh. Dy kategoritë tjera që përfitojnë janë ata që paguajnë 50% ose 100%…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit miratoi vendimin në shumë prej 7 milionë denarë për përgatitje të projektit për revitalizimin e Liqenit Treska. Pro këtij vendimi votuan këshilltarët shqiptarë dhe ata të pozitës, ndërkohë që opozita ngriti duart kundër duke përkujtuar kreun e Shkupit, Shilegov se Komuna e Sarajit tashmë po mban në sirtar një studim për këtë liqe të përgatitur paraprakisht nga ish kreu i Shkupit, Koce Trajanovski. “Tingëllon shumë abstrakte që ndonjëherë qytetarët e Shkupit do të kënaqen në benefitet e Treskës tonë të bukur. Tre vjet për një projekt dhe shtatë milionë denarë mendoje që askush nga grupi opozitar i…

Lexo më Shumë

Një autor i panjohur me kërcënim me pistoletë mbrëmë ka kryer plaçkitje ndaj një femre të punësuar në bastoren sportive në fshatin Jurumleri, Shkup, pas çka ka marrë rreth 100.000 denarë dhe e ka braktisur vendin e ngjarjes. MPB informoi se rasti në polici u denoncua në ora 21:50. Punohet në ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësuesi i KB-së në kontestin për emrin, Methju Nimic, me takim me presidentin Gjorge Ivanov në vilën “Vodno”, paradite e filloi serinë e bisedave me kreun shtetëror dhe politik të Maqedonisë. Pas bisedave me Ivanovin, Nimici do të ketë takime të ndara edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristian Mickovski. Deklarata zyrtare për vizitën dhe efektet nga bisedat në Shkup, ndërmjetësuesi Nimic, sipas paralajmërimeve të MPJ-së, do të japë pas takimeve me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. “Kemi realizuar takime…

Lexo më Shumë

Grushta pas një zënke lidhur me kontestin e emrit të Maqedonisë ka ndodhur dje në burgun e Idrizovës midis dy të burgosurve, njoftoi portali Dosie. Incidenti ka ndodhur në njësinë gjysmë të hapur të burgut, kur të burgosurit po diskutonin temën e ndryshimit të emrit. Por pas tensioneve dhe ngritjes së zërit, ngjarja ka kulmuar, me ç’rast dy të burgosur janë përleshur fizikisht. Drejtoria e burgut ka regjistruar incidentin duke theksuar se është një rast banal që ka kulmuar me dhunë fizike. Njëri nga të burgosurit më të dëmtuar ka përfunduar në burg, për shkak të thyerjes së ashtit të…

Lexo më Shumë

“Më 4 shkurt mund të derdhet gjak”, paralajmëroi grupi anarkist grek “Rubikon” në vigjilje të protestës në Athinë për emrin “Maqedoni”, që e organizojnë shoqatat e djathta me mbështetje të disa partive politike dhe kishës. Në rrjetet sociale anarkistët publikuan se “4 shkurti do të jetë dita e tyre dhe nuk do të kalojë pa viktima” dhe se nuk do të lejojnë të provokohen nga fashistët gjatë tubimit, transmeton Njuz.in. Kryetari i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, Adonis Georgiadhis, në Tuiter vlerësoi se paralajmërimi i anarkistëve është tentativë për frikësim, që të mos ketë njerëz në protestë.…

Lexo më Shumë

Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike nesër pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e komunave Qendër, Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Karposh. Në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga pjesët e rrugëve “Sllavejko Arsov” dhe “Hristo Çernopeev” në Komunën e Qendrës, nga ora 11:00 deri në orën 13:00 një pjesë e përdoruesve të rr. “Studeniçanska” në Komunën e Kisella Vodë, nga ora 08:30 deri 12:00, përdoruesit e rr. 1 dhe nënrrugicat përreth në fshatin Trubarevë dhe përdoruesit pranë hekurudhës në Komunën e Gazi Babës dhe nga ora 10:00…

Lexo më Shumë

Në Shkup organizohet debat me temë “Para ligjit romët janë të barabartë, në praktikën shëndetësore diskriminohen”. Aktiviteti mbahet në Dhomën publike në Shkup, nën organizimin e Fondacionit për debat dhe edukim Idea Evropa Juglindore. Debati është pjesë e aktiviteteve të projektit “Ndryshimi i qasjes ndaj romëve në institucionet shëndetësore”, që financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia.

Lexo më Shumë

Tregtia midis Bullgarisë dhe Maqedonisë shënon rritje përafërsisht 11 për qind në vitin 2017, Në këtë rast, eksporti nga Bullgaria është rritur për tre për qind. Si arsye për këtë analisti ekonomik Ljubomir Leviçarov e thekson marrëveshje e nënshkruar për fqinjësi të mirë midis të shteteve, transmeton TV Evropa bullgare. Sipas ekspertëve, interesi për udhëtim për biznes në Maqedoni është rritur dyfish në krahasim me vitin e kaluar. “Sipas hulumtimeve të vitit të kaluar interesi për relacione biznesi dhe udhëtime biznesi është rritur dyfish. Kjo ka të bëjë në marrëveshjen për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë deri në fund…

Lexo më Shumë

Ndërmjetësi i KB-së, në kontestin për emrin Methju Nimic pas vizitës në Athinë, sot në Shkup do të ketë ketë takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarin BDI-së Ali Ahmeti dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski. Deklaratë zyrtare për vizitën dhe efektet e bisedimeve në Shkup, ndërmjetësi Nimic, sipas paralajmërimeve të MPJ-së, do të japë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ai në vend erdhi dje dhe pas arritjes shkurt porositi se “pas Athinës pret bisedime të mira edhe në Shkup”. “Kishim…

Lexo më Shumë