Author: Rilinda

2018 është viti i 16-të që e gjen Maqedoninë me popullsi të paregjistruar, ndërsa kjo çështje as që po diskutohet nga qeveria e re. Ish-nënkryetari i komisionit të vitit 2011 për regjistrimin e popullsisë, Abdylmenaf Bexheti, vlerëson se përbërja aktuale e qeverisë nuk duket shpresëdhënëse për regjistrimin e popullsisë. “Kështu siç është ekuacioni politik, edhe i shumicës parlamentare, unë para një palë zgjedhje tjera në të cilat do të kishte shumicë të konsoliduar parlamentare, nuk e shoh mundësinë që të përmbushet ai kusht dhe realisht nuk pres që para vitit 2021 do të ketë ndonjë regjistrim”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti,…

Lexo më Shumë

Të burgosurit të cilët janë të përfshirë në Ligjin për amnisti, po lirohen në mënyrë selektive, reagojnë një grup të burgosurish, që gjenden në burgun e Idrizovës. Ata më tej ankohen se aspak nuk zbatohen vendimet e Gjyqit, dhe se për tu lëshuar ose duhet të kesh mbështetje partiake ose të duhet të paguajnë kesh. Nga drejtoria për sanksione thonë se nëse ekziston një gjë e tillë, apo nëse ndonjërit i cili është i amnistuar dhe nga ana tjetër i kërkohet një gjë e tillë për lirim, menjëherë të paraqitet rasti në MPB. Me ligjin për Amnisti pritet të lirohen…

Lexo më Shumë

Nga Ismail Bardhi Po e filloj këtë shkrim me një përsëritje të asaj që mjaft është shkruar dhe diskutuar nëpër revistat e mëparshme: çka është duke ndodhur me mendjen shqiptare, me politikën shqiptare, me kulturën shqiptare, gjegjësisht me tokën/trojet shqiptare dhe shprehjet e pyetjet si: “toka jonë”, “vendi ynë”, “kultura jonë”, “ku po vemë?” e “çka po ndodh?” Ndër ato që më pëlqeu në këto revista dhe që po i përmend këtu janë një titull artikulli: “Jashtë nga Vlora grekët” si dhe një pasus nga shkrimi me titull “Idealista pa ideal” te revista “Hylli i Dritës”, nr. 10, viti 1936,…

Lexo më Shumë

Unë në mënyrë të qartë dhe të prerë i përcolla ndërmjetsuesit Nimic se ai nuk është kompetent për të treguar se çfare politike duhet të mbaj Athinës, as ta përshkruajë dhe aq më pak në mënyrë të gabuar, njofton kreu i diplomacisë greke lidhur me atë se çfarë i tha saktësisht Nimitz gjatë bisedës telefonike , pasi u kthye nga Shkupi, njofton Almakos. Përmes një njoftimi për shtyp i dërguar medias natën e kaluar, raporton MPB nga Athina, Ministri i Jashtëm grek komentoi mbi zhvillimet më të fundit në zgjidhjen e çështjes së emrit. “Kam pasur një bisedë të gjatë…

Lexo më Shumë

Kjo është patjetër një shans historik për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit. Ka ende shumë punë për të arritur deri tek zgjidhja, por mendoj se tani jemi më afër se kurrë dhe mendoj se ka vullnetit pozitiv nga të dy palët e nivelit të udhëheqjes si dhe shumicës së qytetarëve , vlerëson ndërmjetësuesi Matthew Nimetz në një intervistë mbi çështjen e emrit në 360˚, njofton Almakos. “Unë mendoj se njerëzit besojnë se ka ardhur koha për të zgjidhur këtë çështje, për të ecur përpara dhe mendoj se po lëvizim në drejtimin e duhur”, tha Nimetz. Athina dhe Shkupi mbështetën idetë…

Lexo më Shumë

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë 40 minuta pas mesnate në Strumicë. Në udhëkryqin mes rrugëve “Marshall Tito” dhe “Ristoman Popcevski” janë përplasur dy vetura të markës “Peugeot”. Vetura “Peugeot 308”, e drejtuar nga L.K.(50) dhe “Peugeot 407” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga një i mitur, i lindur në vitin 2001, pa leje për vozitje. Nga pasojat e përplasjes dy vozitësit dhe bashkëudhëtarja e të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dvrguar për trajtim mjekësor në spitalin e Strumicës. Ekip i policisë ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

Lexo më Shumë

Puna e përbashkët e shërbimeve doganore që pritet të fillojë këtë vit me Serbinë dhe Shqipërinë do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të sendeve ndërmjet Maqedonisë dhe dy shteteve fqinje të saj. Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë duke përfunduar përgatitjet në kalimin hekurudhor me Serbinë, ndërsa vazhdojnë punimet edhe në vendkalimin kufitar Qafëthanë me Shqipërinë. Sipas vlerësimit të transportuesve, koha që do të kursehet nga shkurtimi i formaliteteve në kalimet kufitare do të shkurtohet për dy ditë. Sipas autoriteteve kufitare, në zbatimin e këtij koncepti të punës së përbashkët doganore rëndësi të jashtëzakonshme përfaqëson shfrytëzimi i një objekti të…

Lexo më Shumë

Agjencia ‘Fitch’ informoi se ka përmirësuar vlerësimin e Maqedonisë nga negativja në pozitive, njëkohësisht duke konfirmuar rejtingun kreditor BB. Në përmirësimin e vlerësimit ka ndikuar stabilizimi politik dhe përmirësimi i marrëdhënieve kyçe ndërkombëtare, ndërsa në veçanti janë përmendur Plani 3-6-9 i Qeverisë, rezultatet e zgjedhjeve lokale di konfirmim i mandatit për reforma dhe aktivitetet e PSP-së rreth bisedave të përgjuara. Më tej, nga ‘Fitch’ thonë se sinjalet diplomatike rreth zgjidhjes së çështjes së emrit janë pozitive dhe pritet rekomandim pozitiv nga KE-ja dhe fillimin e negociatave gjatë vitit 2018. Rivlerësimi në pozitive, poashtu i reflekton vlerat e deficitit buxhetor që…

Lexo më Shumë

Seanca e re për lëndën e PSP-së “Dhunë në Qendër” sot duhet të mbahet në Gjykatën Penale. Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënim me kusht. Në këtë lëndë janë të akuzuar edhe 12 persona, në mesin e të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janaksieski dhe ish-deputetja e VMRO-DPMNE-sl Daniella Rangellova. Të akuzuarit në lënën “Dhunë në Qendër” ngarkohen për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e IPA koordinatorit kombëtar do të ketë fjalën e tij para përfaqësuesve të IPA strukturës në Republikën e Maqedonisë në kuadër të IPA punëtorisë vjetore, e cila mbahet në Strugë. Osmani gjithashtu do të merr pjesë edhe në takimin e Këshillit për zhvillimin e rajonit planor Jugperëndimor, ku do të ketë fjalën e tij përpara kryetarëve të komunave të rajonit planor jugperëndimor dhe së bashku me ekipin për alokimin e ndihmës së huaj në Sekretariatin për Çështje Evropiane do t’i prezantojnë gjendjet, mundësitë për financimin…

Lexo më Shumë

Tetë persona janë lënduar rëndë në një nga gjithsej 10 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup. Në gjashtë aksidente është lënduar një person, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar numër të madh të shoferëve, Gjashtëmbëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit dhe një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve. Nga trafiku janë përjashtuar 17 shoferë sepse kanë drejtuar automjetin para se ta…

Lexo më Shumë

Në adresë të agjencisë së lajmeve INA ka ardhur një reagim nga prind i revoltuar me përmbatjet e librit të klasës, ku përmenden fjalë të ndyta dhe banale. “Moj kurvë moj shtrigë”, Moj bythë e kusisë, Moj gojë lopatë, janë vetëm disa nga fjalët prej të cilave supozohen të edukohen nxënësit shqiptarë. Skandalet me përmbajtjen e librave nuk kanë të ndalur në Maqedoni, përpos këtyre fjalëve të paskrupullta, shpeshherë ka përmbajtje ky kombi shqiptarë fyhet dhe nuk tregohet e vërteta historike për të. (INA)

Lexo më Shumë