Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe Akademia e Shkencave të Bullgarisë (ASHB) në takimin e sotëm në Shkup kanë shprehur gatishmëri t’u ndihmojnë Qeverive të tyre në realizimin e Marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim dhe për atë qëllim të dy akademitë do të formojnë grup ndërakademik, të udhëhequr nga kryetarët e tyre. Ky grup ndërakademik, ashtu siç qëndron në kumtesën e ASHAM, duhet të kontribuojë për konkretizimin e formave dhe përmbajtjet për bashkëpunim të parashikuara në Marrëveshje. Takimi është mbajtur në suaza të bashkëpunimit të rregullt mes ASHAM dhe ASHB, ndërsa delegacionin bullgar e ka udhëhequr kryetari,…
Author: Rilinda
Në zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të kyçen anëtaret e fuqishme të Bashkimit Evropian, që të mundet të mënjanohet kolapsi i strategjisë së BE-së për Ballkanin, vlerëson ish udhëheqësi i Këshillit të Evropës për Punë të Jashtme dhe ish shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bildt. “Mendoj që duhet përkushtim më i fuqishëm i vendeve anëtare dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian që të mundet të arrihet kompromis për emrin e Maqedonisë. Pa atë, strategjia e BE-së për Ballkanin rrezikon që të përjetojë kolaps”, shkruajti Bildt në Twitter. I think it will require some heavy lifting…
Një motoçiklist e humbi jetën, një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa 16 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 12 nga gjithsej 22 fatkeqësi komunikacioni të evidentuara fundjavën e shkuar në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore regjistroi dhe sanksionoi 105 vozitës për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Nga komunikacioni janë përjashtuar 41 vozitës, katër për vozitje nën ndikim të alkoolit, 33 para se të fitojnë të drejtën e vozitjes, si dhe katër fillestarë. Nga 27 automjete të përjashtuara nga komunikacioni, dy kanë qenë teknikisht në gjendje jo të rregullt. ndërsa 25 të paregjistruara. Janë hasur 167 automjete të…
Më në fund erdhi koha e shumë pritur e viti. “Gjithcka jashtë” në Ramstol Mall nga dita e martë (06.02.2018) fillon shitja tradiconale ‘Garage Sale’. Deri në 70% zbritje, nga 6 deri në 11 shkurt, qendra tregtare Ramstore Mall hap shitjen më të madhe në qytet. Çmime jashtzakonisht të ulëta nga produktet e markave të njohura, cilësi e lartë dhe argëtim që do t’ju lejojë të blini rroba për sezonin e ardhshëm, dhurata për të dashurit tuaj, të befasoni ata që doni apo thjesht të shfrytzoni momentin dhe të bleni shumë me pak ! Si më parë, kampanja është e…
Mosmarrëveshja për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë mund të ketë ndikim në stabilitetin e gjithë Evropës Juglindore, mendon Reinhard Veser, transmeton Dojçe Vele. Mosmarrëveshja për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë është më shumë se një shfaqje teatrale mes dy shteteve. Ajo mund të ketë ndikim në stabilitetin e gjithë Evropës Juglindore. Për shkak se Athina nuk dëshiron të lejojë që Maqedonia të ketë të njëjtin emër si një krahinë e Greqisë, ajo ka bllokuar prej vitesh çdo afrim të fqinjit të saj verior me BE-në dhe NATO-n. Kjo gjë ka çuar për vite të tëra në orientime autoritaro-nacionaliste në Maqedoni,…
Deklaratat me qëndrimin se ndoshta edhe nuk duhet të ketë referendum për ndryshimin eventual të emrit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa një të tillë të fundit e dha edhe kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, është një e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. Dhe jo vetëm për atë se dy partitë kryesore në RM thirrin në këtë, por për atë se referendumi del prej Kushtetutës së RM-së, edhe atë si obligim Kryetari i Kuvendit të RM, Talat Xhaferi, në intervistën televizive dhe debati doli me qëndrim të cilin e vlerësojmë si spin: Spin: (Xhaferi) …Një marrëveshje të atillë, sepse ka një…
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, Do të fryjë erë e mesme me drejtim perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 3 deri më 8 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës nga 8 deri më 15 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me erë të mesme veri-perëndimore. Temperatura do të lëvizë nga 4 deri më 12 gradë Celsius.
Ekipet punuese dhe shërbimet komunale edhe sot kanë vazhduar me punet intervente rreth pastrimit të rrugëve, dhe sanimit të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit që u paraqitën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut mbrëmë në komunën e Tetovës. Ekipet e NPK Tetova – Tetovë gjatë pasdites kanë punuar në sanimin e dy defekteve në linjën kryesore të ujësjellësit të qytetit, edhe atë në burimet Vakëfit dhe në Leshinicë, që kishin si pasojë reduktimin e konsiderueshëm të sasisë së ujit në qytet. Gjatë ditës së sotme është menjanuar defekti në burimin Leshnicë, kurse në burimin e Vakëfit do të…
Nga rreshjet e shiut që kapluan Komunën e Tetovës, informojmë opinionin se gjendja faktike në terren është siç vijon: Në vendbanimin Poroj mbi urrën e armatës, përkatësisht në afërsi të qumshtores se fshatit si pasojë e daljes së ujit nga shtrati i lumit është dëmtuar një urë që shërben si mbikalim per banorët. Maqineria e kontraktuar nga Komuna e Tetovës, vepron tashmë në terren me një dinamikë të konsiderueshme, dhe lirisht mund të themi se gjendja është vënë nën kontroll. Ekipet e Shtabit Emergjent të formuar nga Komuna e Tetovës tashmë janë në teren në çdo pikë që mund të…
Në Maqedoni do të ketë valë investimesh vetëm atëherë kur vendi të bëhet anëtare e NATO-s, kështu mendon Lupço Petkovski nga Qendra e Maqedonisë për arsimim Evropian. Ai në emisionin “Clik Plus”, deklaroi se investitorët kërkojnë vende stabile dhe të sigurta, atje ku është më lehtë të parashikohen zhvillimet e ngjarjeve. “Investimet shkojnë në zona stabile ku ka drejtësi, ku ka parashikueshmëri, kushte, subvencione, infrastrukturë, më afër Evropës, dhe ku nuk ka luftë, ku nuk ndodhin gjëra të pa pritura. Të gjitha këto, integrimi në NATO jep garanci se të gjitha këto gjëra do të rregullohen”, u shpreh Lupço Petkovski,…
Prindërit akuzojnë Klinikën Gjinekologjike se ia kanë ndëruar foshnjën. Jovan Velcev nga Shkupi, gjatë tërë ditës ka kërkuar që ta sheh vajzën e tij e cila kishte lindur mbrëmë. Pas disa orë që ai ishte sill vërdallë nëpër spital, dhe pas shumë zënkave me personelin mjekësor në spitalin në fjalë ku është e lindur foshnja, më në fund ia kanë treguar mirëpo një gjë ka shqetësuar edhe më shumë prindërit, kur kanë parë se në dorën e vogël të foshnjës një herë ka qenë e shkruar emri Vasileva më pastaj është shkarravitur dhe është shkruar Volceva. Prindii i shqetësuar dyshon…
Asllan Musliu nga Tetova, është i punësuar në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Shkup, por pa zyrë dhe hapësirë pune. Ai këtë e ka bërë të ditur për INA, ndërsa për situatën edhe më tej të rënduar të tij akuzon drejtoreshën e sapoemëruar në këtë detyrë nga ana e LSDM-së, Sanja Lukareva. Ai përmes një letre që është ankuar ka theksuar se po detyrohet të dorëhiqet nga puna, për shkak të mobingut që po ushtrohet ndaj tij. “Duke qenë se gjatë kohë jam i diskriminuar në këtë institucion, së fund ndaj meje po ushtron mobing drejtoresha e këtij institucioni…

