Author: Rilinda

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Shtëpia e Bardhë, 4 shtator, 2020. Marrëveshja e arritur në Uashington, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kontekstin juridik cilësohet si marrëveshje me natyrë hibride apo në kuadër të saj si zotime, që janë akte të njëanshme juridike, thonë ekspertë të çështjeve juridike ndërkombëtare. Sipas tyre, zotimi i njëanshëm është formë e marrjes së detyrimeve në planin ndërkombëtar. Kryeministri…

Lexo më Shumë

Nuk dihet akoma se kur Kuvendi do të mblidhet për të verifikuar mandatin e deputetes Emilija Rambabova nga LSDM-ja e cila bëhet deputete pasi Jagoda Shahpaska u zgjodh ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Me rezultatin pozitiv për virus korona të deputetit të BDI-së Arben Ziberi, ngushtohet mundësia që shumica të jetë funksionale dhe të marrë vendime. Sipas partive të koalicionit, qëndrueshmëria e shumicës nuk është në rrezik. Zaevi madje beson se për shumë prej çështjeve ka mbështetjen e të paktën 65 deputetëve. Besoj se në ditët e ardhshme parlamenti do të bëjë verifikimin e deputetit të radhës nga lista…

Lexo më Shumë

Ministri i parë i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e pavarur Denko Malevski, babai i të cilit është tekst-shkruesi i Himnit të shtetit, i pyetur rreth komenteve se himni duhet të ndryshohet që t’i përfaqësojë të gjithë, në emisionin 200 që sonte transmetohet në orën 22 në Alsat, thotë se nëse një gjë e tillë do ishte në të mirën e shtetit mund dhe të bëhet. Por sipas Malevskit shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm në atë që duan, sepse për ata vet, Himni i tyre është shumë i vlefshëm. Në emisionin 200, i ftuar është edhe ish deputeti Pavle…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dërgoi urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin bëri thirrje që ta tregojmë dashurinë për shtetin në vepër. “Pikërisht në këtë ditë agjenda ime më çon në rrugë nëpër vend, moment i shkëlqyer për retrofleksion në atë që unë e bëj për shtetin. Të drejtat dhe liritë i kemi të garantuar me ligj, por çfarë bëjmë me to është përgjegjësi e jona. Për ditëlindjen e 29-të të shtetit dëshiroj që në[ jubileun e 30-të, vitin e ardhshëm, ta kemi tejkaluar krizën e shkaktuar nga Kovid-19, ekonomia të…

Lexo më Shumë

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Shën Mërinë, një nga festat më të mëdha kushtuar Nënës së Zotit. Shkupjanët, tradicionalisht, në këtë ditë e vizitojnë manastirin kushtuar Shën Mërisë në Matkë, ku këtë vit festimi do të jetë në pajtim me masat për mbrojtje nga koronavirusi. Me rastin e festës, kryetari i KOM – AO, z.z. Stefani do të shërbejë liturgji të rastit. Pas shërbesës në oborrin e manastirit, do të mbahet edhe aksion tradicional i dhurimit të gjakut. Festa me këtë rast filloi dje pasdite, me shërbesë të natës në oborrin e manastirit, në ambient të hapur. Në manastir do…

Lexo më Shumë

Derisa përbërja e re e qeverisë do të ketë shtatë ministri më pak, apo nga 26 numri i resorëve do të ulet në 19, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka propozuar që numri i nënkryetarëve të institucionit ligjvënës të rritet nga tre në pesë. Një propozim i këtillë bie ndesh me deklarimet e të nominuarit për kryeministër, Zoran Zaev, se pushteti i ri do të angazhohe për rritjen e efikasitetit të punës së institucioneve dhe, në anën vjetër, uljen e numrit të punonjësve të administratës, përfshirë qeverinë, kuvendin dhe organet tjera të pushtetit lokal dhe atij qendror. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, rritjen…

Lexo më Shumë

Infektologu Vello Markovski, sot në emisionin Samo Vistina, theksoi se statistikat nga testimet me PCR testet janë të gabuara dhe jo reale. Ai shprehet se që nga fillimi, autoritetet shëndetësore nuk është dashur të shkojnë me testime PCR sepse kjo metodologji nuk e tregon fotografinë reale të pacientëve. Ai thotë se duhet të bëhet dallim mes infeksionit dhe sëmundjes infektive. Gjegjësisht, nga të gjithë të testuarit në ditë, pozitiv realisht janë vetëm 1 përqind e tyre. “Shumë u është dhënë rëndësi këtyre numrave në këto raporte ditore, por ato numra nuk janë reale. Kemi marë metodologji të gabuar dhe na…

Lexo më Shumë

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), e akuzuar nga SHBA për keqmenaxhim të pandemisë COVID-19, njoftoi sot krijimin e një komiteti për të vlerësuar efikasitetin e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (RSI) përballë urgjencave. “Më herët sot, unë njoftova vendet anëtare të OBSH-së që synoja të krijoja një Komitet Shqyrtimi për të më këshilluar mbi nevojën e mundshme për të modifikuar RSI-në, në mënyrë që ky mjet i fuqishëm ligji ndërkombëtar të jetë sa më efikas që të jetë e mundur”, tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus për mediat. “Komiteti, i përbërë nga ekspertë të pavarur, do të paraqesë…

Lexo më Shumë

Edhe pse në vazhdimësi është kërkuar uniteti politik para takimit në Uashington, një gjë e tillë nuk po ndodh. Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Hoti për t’u bërë pjesë e ekipit dialogues. Në zyre të tyre, erdhi një letër nga shefi i qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje u ftua nga kryeministri Avdullah Hoti, që të dërgoi një përfaqësues në delegacionin që udhëton për në Washington. Mirëpo partia që qeverisi me vendin për 4 muaj, po i sheh si të kota këto thirrje për unitet. Edhe lideri i partisë tjetër opozitare, Kadri Veseli, u ftua nga shefi i ekzekutivit, por edhe…

Lexo më Shumë

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator, për shkak të situatës me COVID-19 në Kosove. Kjo u bë e ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së. “Ne kemi raporte strikte të përshkruara në mënyrë të qartë për respektimin e masave kundër Covid-19. Nuk jemi duke e shtyrë fillimin e vitit shkollor për shkak se kemi ndonjë koment me ndonjë tjetrin. Qëllimi është vetëm të kujdesemi për shëndetin e personelit të mësimdhënësve dhe të shkollave, nxënësve dhe qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë ministri Likaj. Tutje, ministri…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërnz e vizitoi Vratnicën që t’i nderojë pilotët që e kanë humbur jetën nga bombardieri i rrëzuar amerikan B-24 të quajtur “Dashuria e jonë” që është rrëzuar në vendin Kamçe më 26 gusht 1944, kumtoi shoqata e banorëve të Vratnicës. Me këtë rast banorët e Vratnicës me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në vendin Kamçe e kanë shtruar shtegun dhe kanë vendosur tabela informative. “Me këtë shteg historik i nderojmë të gjithë viktimat e Luftës së Dytë Botërore. E shfrytëzoj këtë rast t’i ftoj të gjithë adhuruesit e malit të na…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot mori pjesë në video konferencë me temë “Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqisë dhe Bullgarisë”. Në konferencë morën pjesë ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, të Greqisë Vasileios Kikiljas, të Republikës Sërpska, Alen Sheraniq, të Kosovës Armend Zemaj, si dhe zëvendësministri i Bosnjë e Hercegovinës, Goran Çerkez, asistenti i ministrit për bashkëpunim internacional dhe integrime evropiane të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë, Verica Jovanoviq dhe drejtori i Inspektoratit të Shëndetësisë në Bullgari, Angel Kunçev bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Në video konferencën të cilën e inicoi ministri Filipçe, pjesëmarrësit informuan…

Lexo më Shumë