Author: Rilinda

Për një kohë të gjatë Bashkimi Europian ishte i rezervuar për përfshirjen e mundshme të Ballkanit Perëndimor – Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Maqedonisë – në BE. Struktura demokratike të papërfunduara, sundimi i ligjit i mangët, nacionalizëm i tepruar, korrupsion dhe nepotizm, këto ishin vetëm disa nga arsyet për qëndrimin refuzues. Por tani BE ka arritur në përfundimin se vazhdimi i kësaj politike do të rrezikonte shumë stabilitetin e rajonit dhe sigurinë gjeopolitike. Prandaj Komisioni i BE-së botoi stategjinë për Ballkanin Perëndimor në të cilën ofrohen perspektva konkrete për anëtarësim, shkruan Dojçe Vele. Serbia dhe…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër malet më të larta të borës. Më shumë reshje do të ketë pasdite, posaçërisht në pjesët perëndimore ku do të bien nga 10 deri në 15 l/m2. Në pjesët perëndimore është e mundur paraqitje e bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 11 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 10 gradë. Valë e…

Lexo më Shumë

  Profesori i Fakultetit juridik në Shkup dhe anëtarë i ish Këshillit për reforma, Gordan Kallajxhiev në një intervistë për Akmakos flet për mungesën e vullnetit politik të qeverisë për reforma serioze demokratike dhe zbluon qëllimet e saj të vërteta. Profesori Kallajxhiev tregon përçarjet që kanë ekzistuar në Këshillin e reformave midis politikës dhe ekspertëve dhe për arsyet për braktisjen e Këshillit nga ekspertët juridik. “Ne ishim më shumë të shikohet kjo punë prej në themel dhe pa nxitim, mendoj se politika s’ kishte durim dhe vullnet për këtë”, nënvizon ai mes tjerash. Mësoni se si Kallajxhiev e vlerëson rolin…

Lexo më Shumë

Maqedonia pritet të fillojë negociatat qasëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2019. Në po të njëjtin vit, negociatat do t’i fillojë edhe Shqipëria. Kështu parasheh Strategjia për Perpsektivë Kredibile për Zgjerim të Ballkanit Perëndimor, e cila do të publikohet nesër. Në të parashihet që vendet e rajonit do të anëtarësohen në BE, por jo në gjendjen që ndodhen aktualisht. Ndërkohë, dy çështjet që duhet të zgjidhen para qasjes së cilitdo vend në BE është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës si dhe kontestet bilaterale. Sipas REL, strategjia parasheh që Mali i Zi dhe Serbia do të anëtarësohen në BE…

Lexo më Shumë

Tashmë disa muaj policia është në kërkim të katër personave pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Për të njëjtit është shqiptuar masë paraburgimi, por atyre nuk u është privuar liria pasi vazhdojnë të jenë në arrati. Madje nuk dihet nëse ata gjenden në territorin e Maqedonisë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se janë në ndjekje të atyre personave dhe në momentin që do të kenë informacione konkrete opinioni do të jetë i informuar. Për dhunën në Kuvend, Prokuroria Themelore Publike për 36 persona lëshoi urdhërarrest, të cilët ngarkohen për veprën penale “rrezikim territorial të sistemit…

Lexo më Shumë

Parakusht për hyrje në NATO dhe në BE është që emri të zgjidhet në mënyrë në të cilën do të përjashtohet çdo lloj i irredentizmit, porositi presidenti grek Prokopis Pavllopulos nga Larisa, duke folur para pjesëtarëve të aviacionit grek. Prokopis Pavllopulos, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, konsideron se “emri i sotëm i njohur edhe nga vende të tjera, qartë rrezaton irredentizëm”. “Kërkesat e njëjta të bashkësisë ndërkombëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian tregojnë se emri rrezaton irredentizëm. Dhe ky është realitet. Ky vend, të cilin ne e duam për aleat, për mik dhe në NATO dhe Bashkimin Evropian,…

Lexo më Shumë

Një pjesë e mediave perëndimore sot publikuan se një grup prej 12 vendeve-anëtare të BE-së dëshiron që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në samitet e sivjetme të BE-së para se të kyçen ndaj Unionit. Austria, Çekia, Estonia, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Hungaria dëshirojnë në samitet e BE-së të marrin pjesë edhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Propozimi i tyre i është dorëzuar Komisionit Evropian nga fundi i janarit, ndërsa kërkohet ministrat e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në takimet e BE-së të cilat kanë të bëjnë në mbrojtjen e mjedisit të…

Lexo më Shumë

BDI është duke e përgatitur ish ministrin e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes dhe zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi, i cili momentalisht është këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev, për guvernator të ri të Bankës Popullore, pas skadimit të mandatit të Dimitar Bogovit në mars. Sipas burimeve partiake të javores “Fokus”, BDI vlerëson se Besimi është zgjidhje e shkëlqyer për plotësimin e kësaj pozite, duke e pasur parasysh siç thonë ata, është kuadër profesional dhe karrierën e tij e ka kaluar në Bankën Qendrore, ku edh edhe ka qenë zv/guvernator. Përskaj asaj, bashkëbiseduesit e BDI-së për “Fokus” thonë se, në të…

Lexo më Shumë

Boutaris, për televizonin Sky përsëriti se Greqia nuk e ka të drejtën ekskluzive për mandatin e Maqedonisë, pasi që edhe ajo nuk e ka problem që të jetë fqinje e veriut “Maqedonia e re”. Kryetar i Selanikut, Yiannis Boutaris, i vlerëson deklaratat e kompozitorit të famshëm grek, Mikis Theodorakis, si “ndezëse” duke i krahasuar ata me luftërat dhe paraqitjen e gjeneralit Frangos në Selanik dhe theksoi se edhe pse mintingjet mund të jenë të mëdha dhe mbresëlënëse, ato nuk duhet të pengojnë negociatat. Boutaris, për televizionin Skaj theksoi nuk e ka problem që emri i shtetit fqinj të jetë “Maqedonia…

Lexo më Shumë

Emri dhe çështjet e identitetit fuqishëm ndikojnë në perceptimin e qytetarëve për anëtarësimin në BE, tregon anketa debatuese për përfitimet dhe sfidat nga anëtarësimi i Maqedonisë në BE e zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane. Anketa është zbatuar prej datës 1 deri më 7 nëntor të vitit 2017, kur janë anketuar 1.200 persona, si dhe më datën 18 dhe 19 nëntor kur janë anketuar 150 pas një ngjarjeje debatuese të organizuar për anëtarësimin në BE, emrin dhe identitetin. Para debatit, 30 për qind e kundërshtuan plotësisht integrimin në BE për shkak druajtjes nga ndryshimi i identitetit kombëtar ndërkaq pas debatit…

Lexo më Shumë

Çmimet e disel derivateve prej sonte në mesnatë lirohen për një denar, ndërsa benzinat EUROSUPER BS-95 shtrenjtohet për gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin realizohet ulje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,59, gjegjësisht për 1,21 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 68, ndërsa çmimi i i benzinës EUROSUPER BS-98 është i pandryshuar, gjegjësisht 69,5 denarë për litër. EURODISEL (D-E V) do të shitet për 59,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 48 denarë për litër.…

Lexo më Shumë

Me propozim të Këshillit të gjuhës maqedonase, ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski e ka emëruar Komisionin tre-anëtarësh që përbëhet nga profesorët universitar: Iskra Panovska- Dimkova, Ollgica Dodevska-Mihajllova dhe Simon Sazdov të cilët do të jenë përgjegjës për kalimin e provimit për kandidatët për lektorë në gjuhën maqedonase. Komisioni tashmë e ka dorëzuar propozim-rregulloren për mënyrën e kalimit të provimit që pritet të miratohet gjatë kësaj jave. Ministria e Kulturës filloi me zbatimin praktik të ndryshimeve të ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase që u miratuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në fund të vitit 2017, ndërsa hynë në fuqi…

Lexo më Shumë