Author: Rilinda

NP “Parqet dhe Gjelbërimi” me urdhër të Qytetit të Shkupit për shkak të kushteve të volitshme kohore filloi ta realizojë Programin për ngritjen e rikonstruktimin e gjelbërimit publik në rajonin e Qytetit të Shkupit. Ekipet e NP “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë dalë në terren dhe punojnë në rregullimin e gjelbërimit në të dyja lokacionet në Parkun e Qytetit, kumtoi Qyteti i Shkupit. Lokacioni i parë përballë hotel Kanet dhe pellgut te Stadiumit është me hapësirë prej 4.400 metër katrorë, ndërsa sipërfaqja e dytë prej 1.900 metër katrorë është përballë Shadërvanit dhe hyrjes në parkun e Qytetit, sepse sipërfaqja ekzistuese e…

Lexo më Shumë

Xhamia e Tophanës, më e madhja në Maqedoni, e cila është duke e ndërtuar nga ana e Fondacionit Turk të Çështjeve Fetare (TDV), pritet të hapet në vitin 2020. Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, vizitoi vendin ku po ndërtohet xhamia nga ana e kompanisë Komaş A.Ş., që është kompani e TDV-së dhe Dijanetit të Turqisë. Gjatë vizitës, Kara u shoqërua nga zëvendësambasadori Murat Sümer dhe këshilltari për Shërbime Fetare Murat Alkan, ndërsa u informua nga zyrtarët në lidhje me ndërtimin e xhamisë dhe zhvilloi bisedë me punonjësit. Siç thuhet në një deklaratë nga Konsulenca e Shërbimeve Fetare…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Scherbak, ku shfaqën shpresë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë të përmirësohen. Siç informojnë nga kabineti i Xhaferit, ai e ka informoi ambasadorin Scherbak për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit të Maqedonisë deri në fund të vitit, siç është nxjerrja e një sërë ligjeve reformuese që rrjedhin nga rekomandimet e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Xhaferi i konfirmoi prioritetet strategjike të Maqedonisë siç është anëtarësimi në BE dhe NATO, duke sugjeruar se në muajin prill presim raport pozitiv nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë kushte për funksionim normal të institucioneve shëndetësore, deklaroi Igor Nikollov nga VMRO-DPMNE. Ai shtoi se pushteti nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e tij parazgjedhore, siç janë rroga më të larta për mjekët dhe stafin mjekësor, mungesa e barnave për sëmundjet e rralla dhe insulinë, aparatet mjekësore nuk servisohen rregullisht dhe shpeshherë janë jashtë funksionit, kurse zëvendësimi dhe zhdukja e foshnjave në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë është bërë përditshmëri. “Papërgjegjësia e LSDM-së ndaj shëndetësisë ditëve të fundit e preki kulmin. Dje dhe pardje më shumë se 24 orë Reparti i Hematologjisë në Klinikën…

Lexo më Shumë

Në zjarrin nga shpërthimi i pajisjes me gaz në një shtëpi në Tetovë sot është lënduar një grua 79 vjeçare. Siç informoi SPB Tetovë, sot në orën 12:30 është paraqitur zjarr në një shtëpi në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, në pjesën e nënçatisë së shtëpisë në të cilën ka jetuar A.I. (79). Shpërthimi është shkaktuar kur gruaja ka tentuar të shfrytëzojë pajise me gaz, ku ka ardhur deri në shpërthimin e bombolit të gazit, ndërsa A.I. ka marrë lëndime dhe djegie. Nga shpërthimi është shkaktuar zjarr në dhomën ku ishte pajisja me gaz. Nga ana e Njësitit territorial kundër…

Lexo më Shumë

Do të punësohen gjithsej 120 infermiere në të gjitha klinikat ku ka mungesë të stafit, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Deklarata e tij vjen si pasojë e informatave se Reparti i Hematologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, është mbyllur, pikërisht për shkak të mungesës së stafit. Ministri pohon se reparti u mbyll që të mos lejohet ndonjë improvizim. “Mungesa e infermiereve më së shumti është vërejtur gjatë periudhës së kaluar. Kemi bërë një analizë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe identifikuam një numër të madh të infermiereve që janë pa punë. Kështu që, besoj se do…

Lexo më Shumë

Hyrja e mundshme e Maqedonisë në NATO do të ishte një pranim në një organizatë ndërkombëtare, e jo në aleancë, e cila, sipas Koordinatorit Kombëtar të NATO-s, Stevo Pendarovski automatikisht do të thotë se nuk ka asnjë detyrim për qytetarët që të deklarohen. “Pra, kur hyjmë në NATO, nuk e përdorim nenin 120 që flet për hyrje në aleancë me vende të tjera, por flasim për hyrje në organizatë ndërkombëtare. Ky nen ka të bëjë me pyetjen e referendumit – a dëshironi të hyni në aleancë me…. Pra ne po flasim për një bashkim shtetëror “, thotë Stevo Pendarovski –…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e masës të lagësht dhe të ftohtë të ajrit gjatë uikendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në pjesët malore reshjet do të jenë të dëborës. Nga DPHM paralajmërojnë se reshje të rrëmbyeshme të shiut do të ketë në pjesët jugore dhe jugperëndimore, veçanërisht të shtunën. Sasia e tërësishme e shiut të rënë në këto pjesë pritet të tejkalojë 30l/m2. Kufiri i reshjeve të dëborës do të jetë më i ulët të dielën dhe do të ulet deri në rreth 800 metra mbi nivelin e detit. Në shumë vende do të…

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca gjyqësore për personat të cilët tentuan të vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Maqedonisë. Vetë Ziadin Sela ka kërkuar hiç më pak se 500 mijë euro dëmshpërblim për rrahjen në Kuvend, natën e 27 prillit të vitit të kaluar. Avokati i tij ka saktësuar se me këtë shumë përfshihen harxhimet për shërimin fizik, lëndimeve sh pirtërore, frikësimin e përjetuar dhe dhimbjet, përfshi shkeljen e identitetit të tij personal. Tani për tani janë duke u dëgjuar dëshmitarët.

Lexo më Shumë

Një vit pas djegies së garazhës së gazetarit Zoran Milloshevski, të njëjtit i është djegur vetura e tij “Suzuki Swift”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazetari, i cili thotë se vetura është djegur qëllimisht, pikërisht një vit pas djegies së garazhës së tij. Sipas javores Fokus, fqinjët e kanë hetuar zjarrin, ndërsa ka ndërhyrë një ekip i zjarrfikësve.

Lexo më Shumë

Për dy javë e tre ditë, nxënësit e Shkollës Fillore ”Kemal Ataturk” të fshatit Vërtekicë, nuk kanë janë ulur në bankat shkollore. Kjo ndodh përshkak se ata kanë vendosur që ta bojkotojnë mësimin përshkak të asaj që vendosi kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku për mbylljen e njërës prej dy paraleleve të kësaj shkolle. Ky i fundit për gjithë këtë periudhë kohore, për shkak të siç thonë prej kësaj komunë agjendës së ngjeshur të kryetarit nuk gjenë kohë që të realizojë një takim me prindët e nxënësve, në mënyrë që të arrijnë të zgjidhin këtë problem. Qëndrimi i Ministrisë…

Lexo më Shumë