Nga Azem Xhemaili Pse luftohet Adnan Ismaili (me nofkën #Abija) nga shërbimet sekrete edhe nga leninistët shqipfolës? Adnan Islamili i njohur në Shkup dhe më gjerë me nofkën Abija është i njohur në opinion si njeri i librit dhe humanist i madh në trojet shqiptare. Adnan Ismaili – Abija vjen nga një reth me dijetar hafiza edhe kontribues në aspektin fetaro-kombētar. Hifznin e ka mësuar nga hfz. Sadullah Selam, kurse medresenë klasike të rales e ka mësuar te Hfz. Idriz ef. Idrizi. Ai është kushëri i hafizit të njohur Hafiz Ismaili, që për vite të tëra ka qenë nga hafizat…
Author: Rilinda
Gazetari Dragan Pavllovski Latas, i cili është i dyshuar për fshehje tatimi në lëndën e PSP-së “Total”, siç informoi mbrojtja e tij, për shkaqe personale dhe familjare nuk mori pjesë në seancën e sotme. Mbrojtja e latasit për pamundësinë e tij për të marrë pjesë, para Gjykatës parashtroi dëshmi nga klinika. Gjykatësja Sllavica Naumova Josifovska, për shkak të mungesës së kushteve, debatin kryesor e shtyu për më 30 mars. Prokurori special publik, Ljubomir Late kërkoi nga Gjykata të konfirmohen edhe seanca të reja shtesë, për, siç tha, organizim më të lehtë rreth rastit, për çka Gjykata caktoi gjykim për më…
Ministria e arsimit dhe shkencës ka shpallur konkurs për realizimin e mësimit plotësues të arsimit fillor në gjuhën amtare për fëmijët e qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë jahstë vendit. Konkursi shpallet për dërgimin e arsimtarëve në këto vende: Gjermani: Një arsimtar në Shtutgart, Sindelfingen, Ulm, Faingen Enc dhe rrethinë, për mësim në gjuhën maqedonase. Një arsimtar në Hamburg, Hanover dhe rrethinë, poashtu për mësim në gjuhën maqedonase. Një arsimtar në Hamburg, Karlotebsurger, Stangelstrase dhe rrethinë, për mësim në gjuhën shqipe. Slloveni: Një arsimtar në Lubjanë, Kranj, Kozina Hrple, Kopër, Nova Goricë dhe rrethinë, për mësim në gjuhë maqedonase. Francë: Një…
Ish-ambasadorja greke në Maqedoni, Theodora Grosomanidou ka deklaruar për Tv Telma se zgjidhja e emrit është e mundshme të ndodhë para muajit qershor të këtij viti. Duke komentuar përparimin në çështjen e emrit, Grosomaidou konsideron se ka klimë pozitive në të dyja palët, duke shtuar se protestat në Greqi sjellin vetëm çmim politik. Ish-ambasadorja konsideron se Greqia nuk duhet të ketë frigë nga irredentizmi i palës maqedonase pasi që Kushtetuta është ndryshuar dhe se janë hequr të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me bashkim të mundshëm territori nga Greqia, ose ndonjë shtet tjetër fqinj. Sipas saj, edhe marrëveshja e…
Një bankë ka qenë cak i një plaçkitje në mëngjesin e sotë, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Shkup. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bllagoja Stefanovski” në Shkup, ku ndodhen zyrat e “Stopanska Banka”. Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë bë zyra dhe nga të punësuarit ka marrë rreth 100 mijë denarë dhe 1500 euro. Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e personit përgjegjës.
Më datë 08.02.2018, rreth orës 16:00, shërbyesit policorë nga Sektori i punëve të brendshme (SPB) të Tetovës privuan nga liria personin N.D (26 vjecarë) dhe S.D (19 vjecarë), që të dy nga Velesi. Të lartëpërmendurit në deponinë që gjindet në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë u përpoqën të shisnin një veturë të tipit “Jugo”, pa tabela dhe pa regjistrim, që më parë ishte marrë nga rajoni i Sektorit tëpunëve të brendshme në Shkup. Pas privimit nga liria dhe mbajtja e tyre në Stacionin Policor të Tetovës, u konstatua se S.D. kërkohej me fletarrest për kryerje të vjedhjeve të rënda. Pas…
Shkupi dhe Varshava prej 1 qershorit të këtij viti do të lidhen me linjë të drejtpërdrejtë ajrore, kumtoi sot TAV Maqedoni dhe LOT Polish erllajns. Fluturime të kësaj linje do të ketë pothuajse çdo ditë, përkatësisht gjashtë herë në javë, përveç të dielën, me aeroplanë modernë Embraer. Biletat tashmë janë në shitje, përmes Qendrës së kontaktit të LOT, në faqen e internetit www.lot.com, dhe tek agjentët e shitjes. Embraerët e LOT çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte do të fluturojnë nga aeroporti “Shopen” në Varshavë në orën 10:35 në mënyrë që të arrijnë në Maqedoni në orën 12:40.…
Shpëtim Pollozhani Emërtimi i vendit Gornamakedonija, pa te drejte te përkthimit, pasi kështu do të quhet edhe në gjuhet e botës (kurthe serbo-greke- maqedonase, propozim i Kociasit) është shkatërrimtar për shqiptarët. Ky është një term që forcon unitarizmin dhe sovranitetin e maqedonasve në shtet, duke e përjashtuar gjuhën shqipe nga Tabela e Gjuhëve zyrtare në OKB. Sipas David Wels, shtet unitarist mund të jetë një shtet që ka nën 5% të etnikumit tjetër. Maqedonia është shtet multietnik dhe multikulturor. Multietniciteti dhe multikultura duhet të shprehet edhe me emrin e shtetit. Shembull i mire është Kanada anglofone dhe Kanada frankofone. Emri…
Kështu deklaruan drejtorët e dy ndërmarrjeve hekurudhore Irfan Asani dhe Ani Dyrmishi, pas realizimit të takimit mes tyre në Shkup. “Nga ana e Maqedonisë veçmë është përgatitur projekt për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te kufiri shqiptar dhe tani punohet në definimin e pikave të lidhjes së dy hekurudhave”, tha drejtori i HM Infrastrukturës Asani. Ndërsa drejtori i hekurudhës shqiptare Ani Dyrmishi, prioritet i qeverisë shqiptare është lidhja hekurudhore e Shqipërisë me Maqedoninë. “Kemi përfunduar projektin e fizibilitetit për këtë pjesë të hekurdhës, shpresojmë që shumë shpejtë të dijmë edhe koston përfundimtare të këtij projekti, por qeveria shqiptare i…
Evropa për asnjë rast nuk duhet të heqë dorë për planin e hyrjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, u tha në analizën e botimit britanik të gazetës “Financial Times”. “Pas një pauze të gjatë Bashkimi Evropian është i gatshëm të ridebatojë për zgjerimin e kufijve”, shkruan gazeta dhe kujton se “edhe vitin e kaluar, presidenti i Komisionin Evropian, Jean-Claude Juncker premtoi perspektivë të qartë për anëtarësim në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”. “Pas prezantimit të strategjisë për Ballkanin Perëndimor, nëse Bashkimi Evropian pret që ata t’i përmbushin të gjitha kushtet për aderim atëherë mbeten larg…
Për eurodeputetin grek të partisë “Syriza”, zgjidhja e çështjes së emrit do t’i jepte fund nacionalizmit shqiptarë dhe do ta mbroj integriterin territorial të Maqedonisë. Për nënkryetarin e Parlamentit Evropian, zgjidhja e kësaj çështje paraqet edhe kthimin e Greqisë në një shtyllë të paqes dhe stabilitetit. Në shkrimin e tij për rrjetin medial francez “Mediapart”, Dimitrios Papadimoulis thotë se BE-ja, SHBA-të dhe Bashkësia Ndërkombëtare mbështesin procesin e bisedimeve, duke shtuar se një pajtim serioz mund të shtjelloj shumë çështje. Sipas tij, çështja e parë ka të bëjë me forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ku ka nacionalizëm agresiv të qeverive…
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë doli me kumtesë/deklaratë/ qëndrim pas reagimeve të opinion në lidhje me konferencën për shtyp të ministrit Venko Filipçe, në të cilën mendojmë se ka një të pavërtetë: …Ministria e Shëndetësisë dhe ministri, Dr. Venko Filipçe në asnjë moment nuk jua hodhi përgjegjësinë për nivelin e vogël të funksionimit të sistemit shëndetësor nënave të ardhshme. Ishte potencuar se Ministria e Shëndetësisë intensivisht do të punojë në ngritjen e vetëdijes publike, përmes fushatave, materiale promovuese dhe ligjërimeve, me qëllim që nënat e ardhshme të njohin rreziqet dhe të kërkojnë ndihmë shëndetësore përgjatë shtatzënisë… [Burimi: Ministria…

